Zgjedhjet nė Gjermani
Zgjedhjet kėtė vit pritet tė jenė mė tė tensionuara
Me 22 shtator, votuesit gjermanė do i afrohen kutive tė votimit pėr zgjedhjet qendrore tė parlamentit federal, si dhe zgjedhjen e kancelarit tė ardhshėm tė Gjermanisė. Zakonisht, zgjedhjet nė Gjermani shėnojnė njė numėr tė madh pjesėmarrėsish nė votime, qė e kalon shifrėn e 80%, gjė qė tregon interesimin e votuesve pėr politikėn e vendit.
Kandidatėt kryesorė pėr postin e kancelarit, janė kancelari aktual Gerhard Shrėder (SPD) dhe kandidati i unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, Edmund Shtoiber (CDU/CSU). E veēanta e kėtij viti fillon edhe me njė kandidat tė tretė. Ky ėshtė Guido Vestervele me Guiomobilin e tij, i Partisė Liberal-Demokrate (FDP), i cili pretendon tė marrė 18% tė votave nga votuesit gjermanė me 22 shtator. Por ndėrsa kjo mbetet vetėm njė dėshirė e tij, pasi prognozat tregojnė se ai mund t'i afrohet vetėm 9-10%, njė tjetėr dėshirė e tij, ajo e kancelarit, duket qartė se do mbetet e parealizueshme.
Ndėrkohė qė rivalizuesit kryesorė Shrėder dhe Shtoiber, e injorojnė kandidaturėn e Vesterveles pėr kancelar, duke i kujtuar atij se ky post ėshtė i rezervuar pėr pesha tė rėnda, Vestervele i ka akuzuar ata nė gjykatėn kushtetuese, ku duket se nuk do tė marrė mbėshtetje. Gjermanėt pėrgjithėsisht vlerėsojnė mė tė fortin, kjo ėshtė edhe arsyeja qė kufiri i hyrjes nė parlament pėr njė parti, ėshtė vėnė tek 5%.
Tema kryesore qė preokupon zgjedhėsit gjermanė, e pėr rrjedhojė edhe fushatėn parazgjedhore, ėshtė padyshim ajo e papunėsisė. Muajve tė fundit, e sidomos me ardhjen e verės, papunėsia ėshtė rritur ndjeshėm dhe ka kaluar shifrėn 4 milion. Kjo ėshtė pika mė e fortė e diskutimit nga Shtoiber, i cili e dominoi nė tre tema duelin televiziv tek RTL/SAT1 me 25 gusht, me konkurrentin e tij Shrėder - duel parazgjedhor ky, qė zhvillohet pėr herė tė parė nė Gjermani. Dominimi i dukshėm i Shtoiberit, bėri qė Shrėder tė tėrhiqej menjėherė nga njė duel i dytė televiziv tek NTV.
Ndėrkohė qė Shrėder u mundua ta kalojė diskutimin nga pėrmbytjet e mėdha tė Saksonisė, pėr rrjedhojė tė shirave tė shumta e daljes sė lumit Elba nga shtrati, ku dėmtimet e shkaktuara llogariten nė shifrėn 15 miliardė EURO, kandidati Shtoiber i kujtoj atij, se humbja mė e madhe ekonomike vjen pikėrisht nga papunėsia. Rreth 2,3 miliardė EURO nė vit shpenzohen pėr 100 000 tė papunė.
Shrėder e ka kuptuar se goja e mprehtė e Shtoiberit mund ta rrėnojė, dhe kjo ndoshta do ndodhė nė duelin e fundit me 8 shtator nė ARD/ZDF. Si xhungler nė politikė dhe i pajisur me njė eksperiencė kancelari 4-vjeēare, Shrėder mundohet tė kapet pas temave tjera momentale, siē ėshtė ajo e pėrmbytjeve nė Saksoni pėr politikėn e brendshme, dhe kėrcėnimi i luftės kundėr Irakut nga USA dhe aleatėt e saj, pėr politikėn e jashtme. Duke parė se shumica dėrrmuese e gjermanėve janė kundėr luftės, Shrėderi doli kėto ditė hapur kundėr interesave amerikane, duke u shprehur se: "Nėn drejtimin tim nuk do tė ketė asnjė pjesėmarrje nė luftė kundėr Irakut".
Kjo u pasua me deklarimet e Bushit: "Unė jam njė burrė i duruar...", por edhe me vendimin e Bashkimit Evropian nė Helsingor tė Danimarkės, pėr ta zgjidhur krizėn qė paraqet Iraku, me mjete diplomatike. Nuk mund tė thuhet gjė e saktė pėr vendimin qė mund tė kishte marrė Shrėderi nė lidhje me Irakun, nėse tani nuk do tė ishte kohė zgjedhjesh nė Gjermani.
Fushata parazgjedhore nė Gjermani u shoqėrua qė nė fillim me njė fushatė anti-korrupsion. Kėtu e pėsoi rėndė ministri i mbrojtjes gjermane, Rudolf Sharping, i cili u detyrua tė largohej nga posti, pasi kishte marrė njė shumė tė madhe parash, nga njė firmė konsulente nė Frankfurt. Njė anėtar turk i Tė gjelbėrve, i cili pėrfaqėsohej nė parlamentin gjerman, kishte marrė gjithashtu njė shumė tė madhe nga firma konsulente nė fjalė, dhe u detyrua edhe ai tė largohej nga parlamenti. Ėshtė e qartė, se Shrėder u mundua tė ruante fytyrėn, duke sakrifikuar mikun e tij tė afėrt Sharping. Por kjo histori nuk mbaroi me kaq.
Anėtarėt e parlamentit gjerman janė normalisht tė pajisur me karta bonusi, nė raste udhėtimesh pėr nevoja pune. Por shumė krerė tė sė majtės gjermane "u zunė me tul buke", ndėr tė cilėt edhe kryetarja e Tė gjelbėrve, Claudia Roth, ministri i mjedisit, po i gjelbėr, etj. qė e kishin pėrdorur kartėn e bonusit edhe pėr nevoja private, duke i shkaktuar taksapaguesve gjermanė njė humbje prej dhjetėra mijėra EURO-sh. "Tė gjithė bėjnė gabime" - justifikohet Claudia Roth, ndėrsa avokati i njohur, Gregor Gysi, kryetar i Partisė sė Socializmit Demokratik (PDS) - pasardhėse e Partisė sė Bashkimit Socialist Gjerman tė Gjermanisė Lindore, u shpreh se nuk kishte patur dijeni pėr kėtė gjė, ndėrsa akuzohej pėr pėrdorim privat tė kartės sė bonusit. Prognozat tregojnė se PDS me nė krye Gysin, ka mundėsi tė mos hyjė fare nė parlamentin e ardhshėm gjerman, pasi nuk mund tė kapė shifrėn 5% tė votave.
Parti tė ndryshme, sidomos tė majtat, mundohen tė joshin grupe tė caktuara tė zgjedhėsve, si homoseksualė, feministė, etj. duke reklamuar shijet e tyre edhe nė afishet elektorale, siē mund tė shihet edhe nė ilustrimin, qė shoqėron kėtė shkrim. Autori i kėtij shkrimi, ėshtė i bindur nė faktin se, nėse personazhet pjesėmarrėse nė kėtė afishe simbolike tė tė gjelbėrve, do tė kishin ndėrruar role, atėherė do kishim njė diskutim tė pafundėm nė Gjermani lidhur me diskriminimin e gruas dhe Tė gjelbėrit do merrnin 0% tė votave. Por nė rastin nė fjalė, kjo gjė kalon plotėsisht nė heshtje. Duket se gjermanėt janė mėsuar me njė rol tė tillė.
Vlen pėr t'u theksuar njė gjė, Gjermania nė vitet e kancelarit Shrėder ka shėnuar rėnie tė ndjeshme ekonomike, ndonėse kancelari vetė gėzon akoma respektin e votuesve. Kėtė gjė e tregojnė prognozat, qė natyrisht kanė ardhur duke rėnė, sa mė shumė i afrohemi ditės sė zgjedhjeve. Duket qartė, se nėse zgjedhjet fitohen nga koalicioni kuq-gjelbėr i Shrėderit, atėherė Gjermania pėrgatitet vėrtetė pėr njė fazė tė vėshtirė, e izolucioniste. Nėntekstet retorike tė Shrėderit pėr "Rrugėn gjermane" dhe "kolonės sė pestė tė opozitės", synonin ngritjen e nacionalizmit gjerman pas frazeologjisė boshe dhe distancimin nga politika e pėrbashkėt evropiane.
Nėse Shtoiberi dhe koalicioni Kristiandemokrat e Kristiansocial, bashkė me Partinė Liberal-Demokrate (FDP) fitojnė zgjedhjet nėn okelion e tyre "Koha pėr veprim", atėherė do pritet njė ndryshim gradual nė politikėn gjermane, tė brendshme dhe tė jashtme, dhe pavarėsisht konservatorizmit tė Shtoiberit si politikan, ai premton hapur pėr njė Gjermani nė Evropė dhe aktive nė strukturat ndėrkombėtare.
Arben Ēokaj, 01.09.2002.
Dėrguar pėr botim nė gazetėn TemA, Tiranė
[ ]