P U B L I C I S T I K Ė        

"Unioni" nė hapat e parė
Vula e Unionit Studentor Vula e thatė metalike - qė u pėrdor pėr tė prodhuar vulėn e Unionit Studentor

Meraku pėr tė pasur njė organizatė tė pavarur, njė organizim tė ligjshėm studentor, larg ēdo force e tendence politike, larg ēdo ndikimi partiak, i ka ngacmuar studentėt gjithnjė, nė kėtė periudhė demokracie.
Pėrpjekje pėr kėtė u bėnė qė nė fillimin e demokracisė dhe rezultatet ishin fillimisht mjaft tė kėnaqshme e premtuese.

Kėta tė rinj anemikė ruanin nė zemėr pasionet e pashuara, ruanin atė energji tė pashtershme, qė u mjaftoi tė pėrmbysnin edhe njė sistem tė demoduar.

Shpresa e madhe e rilindur bėri qė studentėt tė besonin verbėrisht edhe tek disa njerėz, qė nėn termin "demokraci" shihnin realizimin e dėshirave tė veta personale, shihnin dritėn jeshile tė njė karriere politike. Dhe kėta nuk ishin pak, e sot kjo duket qartė, kur pak kush po pyet pėr fatin e studentėve. Pati nga ata qė nė emėr tė studentėve u ngritėn nė poste tė larta, nė emėr tė studentėve bėnė sa e sa rrugė jashtė shtetit, bile kaluan edhe pushimet atje. E meqė gjetėn rehatinė e pritur, s'po pyesin mė pėr "vėllezėrit" studentė.

Themeluesit e Unionit Studentor

Po studentėt e vėrtetė?

Tė pėrgjysmuar nga vala e provimeve, nga eksodi masiv, nga pamundėsia ekonomike, nėn thundrėn e sloganit "Edhe pasoja do tė kemi" erdhėn pėrsėri nė kėtė tetor, pėr t'u deziluzionuar mė shumė. Erdhėn kėtu duke mos pasur as bazėn elementare materiale pėr tė filluar mbarė vitin shkollor, e megjithatė e duan shkollėn! Njerėzit kanė tė drejtė tė tallen me kėtė shpėrblim mizor.

Kriza ekonomike e gėrshėtuar me krizėn e besimit (e njė sėrė krizash tė tjera), ka bėrė qė ata tė humbin konsiderueshėm shijen pėr jetėn, e tė presin si nė pėrrallat pa shpresė, dritėn e fatit tė tyre pa fat. Pasi u ngopėn me politikė (pėr tė mos thėnė me llafe boshe), pasi kuptuan tė vėrtetėn nė kėtė farsė, tė dėshpėruar si gjithnjė, por shpresėshumė si Robinsonė, po bėjnė pėrpjekje t'i dalin edhe njė herė zot vetes.

Sot ata mėse tė ndėrgjegjshėm, s'kėrkojnė mė shumė se ē'ka u takon: duan tė mos shihen mė me syrin e njerkės. Tashmė janė tė bindur se ekzistenca e tyre e pavarur, do u shėrbejė mė shumė, e do mirėpritet nga opinioni i shėndoshė. Qė nė fillim tė kėtij muaji, njė grup studentėsh morėn iniciativėn pėr krijimin e njė Unioni tė pavarur gjithėkombėtar studentor. Anėtarėsia nė kėtė Union (Bashkim) do tė jetė nė interes tė ēdo studenti, pasi ēdo student do gjejė aty pėrkrahjen qė i mungon, njė shpresė mė shumė pėr tė jetuar mė mirė, do tė gjejė atė ē'ka deri mė sot i ėshtė mohuar padrejtėsisht. Por edhe Unioni ka nevojė pėr ēdo student, sepse bashkimi e rrit forcėn.

Unioni ka pėr qėllim tė bashkojė rreth vetes gjithė studentėt shqiptarė, kudo qė janė e, ēdo student tė jetė anėtar i tij (siē janė sindikatat e punėtorėve), pavarėsisht se nė ē'shoqatė bėn pjesė apo nė ē'parti politike. Por si gjithnjė, drejtuesit do jenė apartiakė. Kėshtu qė kompetencat e tij do rriten gjithnjė e mė shumė. Inteligjenca studentore s'do tė gabojė as nė kėtė rast.

Unioni do tė organizohet nė atė formė, qė tė mos lėrė vend pėr dyshime e mungesė sinqeriteti, ku ēdo njeri do tė thotė fjalėn e tij tė lirė e, spekulantėve t'u shkurtojė rrugėn. Nė kėtė mes s'ka vend pėr keqkuptime.

Shoqatat kulturore tė legalizuara gjer mė tash, do tė kenė tė drejtėn e shoqėrizimit tė pamohueshėm, por unioni do t'i pėrfshijė ato, e kjo ėshtė e kuptueshme. Puna ka filluar e rezultatet janė tė mira. Unioni po hedh vrullshėm hapat e tij tė parė, por si ēdo foshnje, kėrkon pėrkujdesje.

Arben Ēokaj, 17.10.1991
Publikuar: Sindikalisti

Shėnim: Themeluesit e Unionit tė Pavarur Studentor ishin Gjin Progni, Arben Ēokaj, Lin Kurti, Afrim Krasniqi dhe Vangjel Tavo.

[ Prapa ]