Tregime
(Disa nga tregimet e mia)
Mbingopje
Toka ishte mbuluar kudo me ujė. Barishte tė dekompozuara jetonin si mbretėri shushunjash. Nėse vendosje kėmbėn mbi to, fundoseshe menjėherė, si nė njė baltė thithėse. Ēizmet pėrdoreshin ndonjėherė si varka tė vogla shpėtimi, por me to, asgjė s'ishte e sigurtė. Ishte njėsoj si tė luftoje me pistoleta ping-pongu kundėr njė breshėrie topash.
Shushunjat tė pinin gjakun. (Veē tė mos u bije nė sqep). I gjithė vendi ishte i populluar sė tepėrmi nga kėto banorė tė veēantė. Diku takoje ndonjė pemė tė qullėt. Diku njė varkė tė harruar. Rrėnjėt e pemėve ishin tė ngulura nė fundin e njė mase tė paqėndrueshme balte, qė s'mund t'i besoje. Ishte e ēuditshme. Asnjė s'mund ta besonte, se do vinte njė kohė e tillė...
Mbingopje e ujėt. Gjethet e barit ishin mbuluar nga njolla kafe nė tė zezė. Ato s'mund tė pinin mė. Ndėrkohė, fėmijėt vazhdonin tė lindnin tė dobėt. Askush s'mund t'i shėronte njollat e barit. Ishte sėmundje e pėrgjithshme. Toka ishte bėrė vetėvrasėse.
Megjithatė, toka rezistonte...
Kur jeta thjeshtėzohet nė organet gjenitale
Kanaēe teknologjike. Se si mė erdhi nė mendje kjo fjalė. Shoh buzė tek ngjiten me afsh. Pėrjetim grotesk bardhė e zi. Kaloj nė heshtje ballė sekuencave filmike jetuese. Askush s'e vė re ecjen time. Mė gėzon fakti i kėsaj moskujdesjeje. Nė tė vėrtetė, pėlqej tė jem moskujdesės. Sekuencat filmike mė lėnė shije kėrpurdhash. Bėj sikur ha. Ndonėse ha shumė. Kaloj nėpėr mendje atė qė pashė nė heshtje. Buzėt qė ngjiteshin. Afshin e lodhur grotesk. Pėrēudshėm ndėrhynin ngjyrat bardhė e zi. Interferoheshin. Ngjethje mishi. Ndėrthurje pėrziese.
Nė kėtė vend ka pak kohė qė kam ardhur. Pak ditė pėr tė parė atė qė ndodh sė tepėrmi. Njė bjondinė me qenin e saj spėrdridhet nė stacion. Hedh sytė nga kalimtarėt. Buzėqesh me gjithė shpirt, qė i buron diku poshtė. Nė njė zonė lokalizohen mendtė. Dikush thotė: "Mendtė pėrqendrohen mes kėmbėve!". Pėrfundim i studimit tė fundit tė institutit fiziologjik. Koncept modernist vlerėsues. Ashtu si ajo bjondja nė stacion. Qeshte me tė madhe kur njė zezak i tregonte me dorė organet gjenitale. Ajo kėnaqej dhe ai, zezaku, pėlliste me zė baritoni: "Ha, ha... Ha, ha!" Me dorė vazhdonte tė paraqiste kėmbėn e tretė. Gjėnė mė tė vlefshme nė trupin e vet. (Ka thashetheme qė thonė se zezakėt janė mjaft tė shėndetshėm nė k'tė pikė.) Ndaj dhe bjondja qeshte. Ndaj dhe zezaku pėlliste. Bėnin seks e hanin ēokollata, ...se jetės i duhen shijuar resurset e natyrės.
Pėlqenin reklamat. Muzikė, a-ha muzikė. 'Heay metal'. Vdekje pėrgjėruese mbi gjunjtė e saj. Pilulat kontraceptive, dorė me njė. Simultantėt..., para krevatit...
Nė sallėn e madhe qenė vendosur raftet. Nė njė rresht si koka ushtarėsh. Zėrat e largėt pakuptueshėm dėgjoheshin turbull. Njė qarje fėmije dyngjyrėsh, mė brente shpirtin. Vijoja ecjen krah filmit jetues. Mollat po kalbeshin nė degė. Shėrbenin si ushqim pėr zogjtė. Nė natėn pa hėnė, vetėm dhėmbėt i shėndrisnin qėnies. Nė ditėn pa diell, bjondina qeshte nė
kėnaqjen e saj periodike. Dėshirat ngatėrrohen nė pamundsinė e kėnaqjes. Kėrkim shansesh tė humbura. Nė stacionin e trenit, ēifti b-z nuk e ndalonte qeshjen. Qeshte me shekullin e kaluar. Apo me ēuditė e shekullit tė ri?! Fėmija qė qante, mė kujtonte sallatėn e drekės. Ndaj dhe Sokrati e piu kupėn e helmėt... pėr respekt ndaj ligjeve tė njerėzimit.
S'di se pse mė erdhi nė mendje kjo fjalė, 'kanaēe teknologjike'.
Regjizori
"Ti nuk pi?" mė pyeti njė zė dhe njė paketė cigaresh u drejtua.
"Jo!" u pėrgjigja unė.
"As alkool?!" vazhdoi zėri pyetsor nė atė anglishten e tij tė ngadaltė.
"As alkool !" fola unė qetėsisht.
"Po ndonjė shoqe, a ke momentalisht?"
"Fatkeqėsisht, jo," ia ktheva unė, duke rrudhur supet e duke hapur paksa duart me habi. Ai qeshi me tė madhe. Qeshja e tij elektrizoi edhe tė tjerėt qė po na dėgjonin dhe kėshtu u bė njė qeshje korale, qė mė tepėr i ngjante asaj gumėzhitjes sė patave, kur ndokush u futet nė mes.
"Atėherė, pse jetoni?!" buroi zėri i tij kumbueshėm pėrmes dhėmbėve tė plakur, qė mbytej i valėzuar me atė tė qeshurėn e veēantė, nė kėnaqėsinė e thėnies sė diēkaje tė zgjuar.
"Po unė tani sa kam ardhur..." u mundova tė justifikoj veten, por fjalėt e mia disi tė trishtuara, nuk mundėn ta frenonin qeshjen e atyre njerėzve, qė nė tė rrallė, flisnin njė anglishte tė mangėt.
Ishte njė refren i dėgjuar. Fjalėt e regjizorit mė kujtonin vitet e para studentore pėr tre cilėsitė e studentit, por nuk e di pse nė kėtė rast mė lanė njė shije jo fort tė pėlqyeshme.
* * *
Jetonim nė njė kamp tė vogėl, i cili kishte formėm e njė drejtkėndėshi dhe ndėrtesat konsistonin nė njė katėshe, jo shumė simpatike. Jeta dukej e vėshtirė nė atė izolim tė tėrthortė dhe nė atė pamundėsi frymėmarrjeje. E megjithatė, nė thellėsinė e saj tė vyshkur, mundoheshim tė gjenim tė bukurėn, si ushqimin mė tė pazėvendėsueshėm.
Ishte ditė e shtunė. Njė diell i dobėt rrezatonte pas reve, qė herė pas here tregonin pamėshirėn pėr t'a mbuluar atė krejtėsisht, duke bėrė qė era tė na depėrtonte disi mė thellė me akullsinė e vet. Kisha dalė krejt rastėsisht dhe bluza e hollė qė mbėshtillej pas trupit, dukej se mė ngrinte edhe mė tepėr. Hunda filloi tė mė rridhte me piklat e njė lėngu tė ftohtė dhe kėshtu mė lindi nevoja qė tė pėrdor shpeshherė shaminė qė kisha futur diku nė xhepin e pasmė tė pantallonave. I depėrtova lehtė dorėn nė bel dhe i thashė:
"Eja t'i vidhemi kėtij vendi tė ekspozuar ndaj erės dhe shikimit tė njerėzve."
Pėr ēudi, si asnjėherė tjetėr nė indiferencėn e tyre, tė gjithė ata qė kalonin, po tregoheshin tepėr tė mirėsjellshėm, gjė pėr tė cilėn, pikėrisht nė ato momente nuk kisha nevojė. Ajo provoi t'i shmangej dorės sime dhe papritur u ngatėrrua nė njė manaferrė e gati sa nuk i grisi streēet e saj tė holla, nėn tė cilat prisnin me ankth dy kėmbė tė drejta e tė bukura.
"Mos provo tė largohesh nga unė," i thashė, "se ferrat do tė presin..."
Ajo qeshi. Qesha dhe unė.
"Pse mė shikon ashtu?" mė pyeti pasi sytė tanė ishin harruar disi nė njė shikim tė ndėrsjelltė.
"Sepse ti mė shikon ashtu!" u pėrgjigja unė.
E ndieja se po bėja njė krim. Krimin mė tė kėndshėm dhe mė tė paevitueshėm nė botė. Ajo iu bashkua trupit tim dhe tė dy ngjitur, ecėm e u fshehėm diku, pas njė muri tek salla e lojrave tė atij qyteti tė vogėl. S'donim tė na rrihte era, e pėr mė tepėr nuk donim tė na vrisnin shikimet e njerėzve. Ndėrkohė e preka lehtė nė fytyrė, ashtu siē ishim afėr e afėr, pastaj e pyeta pėr flokėt qė i kishte tė dredhura nė bishtaleca tė hollė si afrikane. Flokėt e saj tė gjatė e tė derdhura, me ato grrecat e tyre, e pengonin natėn kur flinte. Lehtė e putha nė faqe. Ishte njė nga ato puthje qė tė ndez mė shumė, se sa puthja e vrulltė dhe e afshėt. Mė pas guximi im u shtua dhe puthjet kaluan nė sipėrfaqen e lejueshme tė fytyrės, mbi vetulla, qerpikė, hundė e pėr tė pėrfunduar nė buzėt e saj tė plota. Gjithēka bėhej aq lehtė, saqė dukej sikur nuk donte t'a prishte me papėrmbajtjen e saj, atė bukuri tė qetė e tė pastėr ėngjėllore. Por buzėt e saj njomėshtake se si m'u dukėn. Mė dhanė njė ndjesi ēuditėrisht tė kėndshmė, qė pėrzihej me njė joshje fluturake. U mbėshtet tek unė, ashtu e ngrohtė, e pėrshkruar nga njė i kuq i flaktė, qė e shtonte edhe mė ėmbėlsinė e fruteve sapo tė pjekura.
"Jam e rrezikshme," foli ajo disi pa zė.
"Pse, do mė vrasėsh?"
"Do tė tė vras nė zemėr!..." vėshtroi ajo thellė nė sytė e mi, disi e turbulluar.
"Pothuajse mė ke vrarė," buzėqesha unė. Njė njeri kaloi aty pranė. Pėr fat tė mirė nuk na i hodhi sytė.
"Oh, zot!" thirri ajo kur ai po kalonte qoshen e ndėrtesės.
"E njihni?" pyeta unė i habitur.
"Ėshtė njė shok i babait..."
Megjithatė, ne nuk e prishėm mėkatin tonė. Mėkati s'ka se si tė mėkatohet. Ajo kishte nevojė tė harronte diēka, kishte nevojė tė ngrohej larg asaj ngrice ere tė ftohtė. U afrova pėrsėri me atė lehtėsinė e njė balerini me pėrvojė dhe e mora nė krahė, ashtu tė plogėsht siē ishte. Me ēelėsin qė kisha nė xhep hapa derėn e palestrės ku bėnim ushtrime 'body-building'-u, u shtrimė nė njėrin nga dyshekėt sportivė tė atjeshėm dhe veprimet tona filluan tė ngjalleshin, filluan tė shtonin frymėmarrjen...
Qė nga ajo ditė, regjizori s'mė fliste mė si mė parė.
[ ]
|