P U B L I C I S T I K Ė        

Standardet nė Kosovė dhe serbėt e privilegjuar

Nė fjalimin e tij pėrpara Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, kryeadministratori i Kosovės Mikael Shtajner pėrqendrohet nė pesė pika kryesore, ndonėse ai mundohet tė japė njė imazh, se populli i Kosovės kėrkon gjėra tė tjera, qė kanė tė bėjnė me vendet e punės, sigurinė dhe shumėetnicitetin, ndėrsa politikanėt kosovarė kėrkojnė zgjidhjen e statusit tė Kosovės sa mė parė.

Sipas Shtajnerit, kėrkesat qė bėn popullsia e Kosovės para tij dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, janė nė pėrputhje tė plotė me kėrkesat e vetė komunitetit ndėrkombėtar. Pra, Shtajner e merr popullin me vete, por nuk pėrton tė kritikojė politikanėt kosovarė - si pjesė e popullit, tė cilėt interesohen mė tepėr pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės (qė ėshtė pavarėsia), duke i quajtur nganjėherė organet e zgjedhura nga vota e lirė e popullit, si “institucione tė pėrkohėshme”, sidomos nė lidhje me kalimin e kompetencave.

Nga ana tjetėr, Shtajner pėrmend edhe politikanėt e Beogradit dhe pika e katėrt e fjalimit tė tij pėrqendrohet pikėrisht nė fillimin e njė dialogu tė drejtpėrdrejtė Prishtinė-Beograd. Kėtu fillon edhe privilegji, qė bashkėsia ndėrkombėtare i bėn serbėve nė lidhje me Kosovėn.

Zgjedhja e terminologjisė nė fjalimin e Shtajnerit mundohet tė paraqesė situatėn nė Kosovė, pa i “rėnė nė qafė” askujt, e sidomos duke u munduar tė mos acarojė marrėdhėniet me politikanėt serbė, tė cilėt megjithatė janė shprehur herė pas here kundėr rolit tė UNMIK-ut nė Kosovė.

Duhet tė kemi parasysh njė fakt: Kosova vėrtetė duhet tė ketė standarte, qė tė mund tė qėndrojė nė kėmbė e pavarur. Pėr presidentin Rugova kėto standarte plotėsohen mė mirė, nė rastin e njohjes sė njė pavarėsie sa mė parė, ndėrkohė qė pėr kryeadministratorin Shtajner, standartet duhet t’i paraprijnė statusit. Duket se kemi tė bėjmė me njė lojė fjalėsh. Ajo qė ėshtė e qartė pėr ne, ėshtė fakti se, ēdo qytetar shqiptar i Kosovės dhe disa pakicave nė Kosovė, e sheh tė ardhmen e tij nė njė Kosovė tė pavarur dhe si kusht kryesor e tė vetėm pėr tė jetuar nė siguri e qetėsi dhe pėr tė mundėsuar investimet e huaja nė Kosovė. Kėtė gjė e kėrkojnė tė gjithė politikanėt kosovarė – gjė qė fatkeqėsisht nuk pėrmendet qartė nga Shtajneri, nė fjalimin e tij para KS tė OKB-sė.

Pavarėsia e Kosovės kundėrshtohet nga Beogradi, dhe nga pakica serbe nė Kosovė. Kjo ėshtė e natyrshme. Pėr Beogradin dhe serbėt nė pėrgjithėsi, edhe sot do tė vazhdonte shpėrngulja e shqiptarėve nga vatrat e tyre nė Kosovė. Por kjo u ndal njė herė e pėrgjithmonė, dhe realiteti ndryshe nė Kosovė, nuk duhet tė lejohet tė precipitojė nė njė konflikt tė ardhshėm, siē mund tė ndodhte nė rastin se vullneti i shumicės nė Kosovė nuk do respektohej. Duhet tė bėhet edhe diplomatikisht e qartė pėr serbėt vetė, se Kosova nuk ėshtė mė pronė e Beogradit, dhe se Beogradi nuk ka pse tė pretendojė tė bėjė rendin e ditės nė Kosovė. Kush janė serbėt nė kėtė rast, qė duhet tė respektohen kaq shumė?...

Pakica serbe nė Kosovė, bėn qė Beogradi t’i lejojė vetes tė drejtėn mbi Kosovėn – ėshtė njėlloj, sikur Turqia tė kėrkonte tė diktonte politikėn e Berlinit, sepse ka mbi 3 milion turq nė Gjermani. A nuk duket paradoksale edhe pėr zotin Shajner, tė kėmbėngulė nė prioritetin e tij pėr njė shoqėri multi-etnike nė Kosovė, vetėm pėr hir tė 3-5 % serbėve, qė pėrbėjnė popullsinė e Kosovės? Asnjė shtet evropian, nuk konsideohet multi-etnik me njė sasi kaq tė vogėl minoriteti brenda njė shteti nacional. Nė Maqedoni kemi rreth 40 % shqiptarė, dhe maqedonėt pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat pėr tė mos i njohur tė drejtat e shqiptarėve si shtetformues. Kėtė po e shohim ēdo ditė me zhvillimet nė Maqedoni.

Duke pėrfituar nga tradita mikpritėse shqiptare, dhe respekti tradicional shqiptar pėr tė huajin (qė ka ardhur me siguri edhe nga njė ndjenjė inferioriteti e imponuar nga pushtimi shekullor osman), ndėrkombėtarėt nė Kosovė dhe serbėt vetė, mundohen tė pėrfitojnė mbi kurrizin e shqiptarėve, duke mos u njohur atyre atributet, qė shqiptarėt duhet tė kenė. Kjo gjė ėshtė mė e theksuar nė Maqedoni, dhe nuk pėrjashtohet tendenca e paraqitjes sė shqiptarėve si rracė inferiore – gjė qė nuk ka pse tė jetė e vėrtetė. Kosovarėt duhet tė kėmbėngulin deri nė egoizėm pėr tė drejtat e veta, siē bėjnė fqinjėt tanė grekė e sllavė. Vetėm nė kėtė rast, ata do mund tė kuptohen edhe nga komuniteti ndėrkombėtar.

Kemi tė bėjmė kėtu edhe me njė lloj psikologjie sunduese, e cila synon tė favorizojė vazhdimėsinė e privilegjeve, qė i duhet dhėnė rracės serbe, edhe pse struktura e popullsisė nė Kosovė flet me parametra tė tjerė. Edhe nė rastin e njė Kosove tė pavarur, gjė qė ėshtė plotėsisht e mundur, serbėt vetė mundohen tė paraqesin njė precedent ndarjeje tė Mitrovicės – kjo u duk nė pėrpjekjen e tyre tė fundit, pas takimit nė Beograd, qė tė formonin unionin e komunave serbe nė Kosovė. Kjo pėr analogji, do ishte njėlloj sikur turqit e Gjermanisė, tė kėrkonin krijimin e unionit tė komunave turke nė Gjermani... (!?)

Pra, janė serbėt ata qė nuk duan tė kuptojnė lojėn e shetit ligjor e demokratik nė njė vend, dhe i frigohen pavarėsisė sė Kosovės, e cila vjen natyrshėm pėrmes kalimit tė kompetencave drejtuese tė UNMIK-ut tek institucionet e pėrhershme vendore. Theksoj tė pėrhershme. Serbėt duan nė kėtė rast, si gjithmonė, tė kapin "kofshėn e luanit" nė Kosovė dhe interesat e tyre atje, tė jenė sa mė tė forta. Kaq e paturpshme mund tė jetė qėnia njerėzore. Serbėve nuk iu vjen aspak keq pėr tragjedinė e krijuar ndaj popullit shqiptar tė Kosovės dhe akoma nuk kanė kėrkuar falje. Nė vend qė serbėt tė heshtin e tė kujtohen pėr dėmshpėrblimin qė shteti serb ia ka borxh Kosovės, tė mbajtur pėr vite me radhė si koloni me dhunė, ata i lejonė vetes edhe tė kėrkojnė pjesė. Por pėrderisa nė politikė nuk thotė kush se duhet tė kesh fytyrė e ndjenja, atėherė pse shqiptarėt duhet t’i kenė kėto?

Serbėt e Kosovės, tė cilėt nuk i kanė pėrlyer duart me gjak shqiptar, nuk kanė pse tė kenė frikė nga shqiptarėt, e aq mė tepėr nga Pavarėsia e Kosovės. E vėrteta ėshtė se shqiptarėt pėrgjithėsisht janė mė tolerantė dhe mė njerėzorė se vetė fqinjėt e tyre, dhe pėr kėtė kemi humbur shumė. Kemi rastin e Shqipėrisė, ku pakicat greke, malazese e maqedonase atje, respektohen si qytetarėt e tjerė, bile edhe mė shumė. Sa i pėrket minoritetit grek nė Shqipėri, ata kanė shkollat e tyre nė gjuhėn greke deri nė nivel universitar. Po ēamėt e arvanitėt shqiptarė nė Greqi? Asnjė tė drejtė, pėrveē tė drejtės pėr tė jetuar atje (kush i ka shpėtuar gjenocidit grek pas luftės sė dytė botėrore) si qytetar grekė – tė asimiluar. Aq mė tepėr kur Greqia ėshtė anėtare e Bashikimit Evropian...

Kėto standarte duhet t’i ketė parasysh edhe zoti Shtajner. T’i referohet vendit tė tij Gjermanisė dhe tė shohė objektivisht respektin qė tregojnė institucionet gjermane pėr tė huajt nė Gjermani. T’i referohet Greqisė nė lidhje me respektimin e minoriteteve dhe multi-etnicitetit. Me tė drejtė lind pyetja: Ēfarė standartesh kėrkon zoti Shtajner nė Kosovė? Apo mos kemi tė bėjmė kėtu me njė lojė fjalėsh...

Kosovarėt kanė sot njė klasė politike e intelektuale relativisht tė pėrgatitur mirė, pėr tė marrė nė dorė fatet e popullit tė vet, nė njė shtet tė pavarur e nė fqinjėsi tė mirė me vendet rreth tyre. Ata nuk kanė pse tė manifestojnė komplekse psikologjike nga e kaluara e tyre, por duhet tė tregohen profesionalisht tė aftė dhe tė patundur, nė tė drejtėn e tyre historike pėr tė ardhmen popullit tė vet.

Shqiptarėt e Kosovės e kanė traditė qė tė respektojnė pakicat e kombėsive tė tjera, dhe pėr kėtė mund tė marrim si shembull edhe respektimin e pakicave nė Shqipėri.

Zhvillimi ekonomik i Kosovės mund tė bėhet mė mirė, kur investitorėt e huaj e dinė se investojnė nė njė tokė qė nuk rrėshqet – pra nė njė Shtet tė Pavarur tė Kosovės, e jo nė njė njėsi administrative me status tė papėrcaktuar. Dhe kėtė zoti Shtajner e kupton mjaft mirė, nėse ka parasysh faktin se edhe nė Berlinin lindor, biznesmenėt gjermanė ngurrojnė tė investojnė, e jo mė nė Kosovėn e administruar nga ndėrkombėtarėt e pa status tė pėrcaktuar. Zhvillimet ekonomike do varen kryesisht nga vetė kosovarėt, nė radhė tė parė, tė cilėt duan njėherė pavarėsinė, nė mėnyrė qė paratė e kursyera nė perėndim, tė vijnė e t’i investojnė pa frikė nė Kosovė, dhe njėkohėsisht do ftojnė edhe biznesmenėt e huaj.

Zoti Shtajner duhet ta kuptojė, se pavarėsisht optimizmit tė tij dhe njohjes qė ka pėr realitetin, shumica e kosovarėve kanė njė pėrvojė tė hidhur historike, qė ėshtė praktikisht mė e fuqishme nė ndėrgjegjen e tyre, sesa argumentet e tij diplomatike nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės. Kosovarėt duan ta materializojnė tė drejtėn e tyre mbi Kosovėn, atėherė edhe mund tė ndjehen tė lirė sa dhe si duhet.

Askush nuk thotė se krimi nuk duhet luftuar – por lėnia gradualisht e sigurisė dhe rendit nė dorė tė vendorėve, qė njohin mė mirė terrenin e mentalitetin, dhe me ndihmėn e asistencėn e nevojshme profesionale e teknike tė ndėrkombėtarėve, mund tė sillte padyshim edhe njė pėrmirėsim tė luftės kundėr krimit nė Kosovė.

Sa i pėrket shumėetnicitetit pėr tė cilin flet Shtajner, si mėkėmbės i OKB-sė nė Kosovė, kjo ėshtė jo relevante tė flitet pėr tė sot, e jo mė tė jetė njė prioritet i ndėrkombėtarėve nė Kosovė. Shtajner dhe askush tjetėr nuk ka pse kėrkon “qiqrra nė hell” nė njė Kosovė tė pasluftės. Shtjaner dhe tė tjerėt duhet tė ndėrtojnė shtetin ligjor e demokratik nė Kosovė, dhe kjo i zgjidh edhe problemet e minoriteteve, sepse respektimi profesional i ligjit, nuk njeh kombėsi.

Arben Ēokaj, 08.02.2003.
Publikuar: QIK | Shekulli | Trepca.net

Shėnim: Botimi nė "Shekulli", fq. 14, me dt. 09.02.2003 me titullin:
"Shtajner, politikanėt kosovarė dhe statusi" dhe okelion:
"Kur pėrfitohet nga respekti ynė pėr tė huajt"
http://www.shekulli.com.al/koment/9shkurt2003/cokaj.htm

[ Prapa ]