Rrugėt tona elektorale
Nga Arben Ēokaj, 28 maj 2009
Nė kohėn e komunizmit, e gjithė shoqėria ishte peng e politikės, peng e disa njerėzve qė kishin kapur dhe mbanin me forcė pushtetin. Ata mbanin pėrgjegjėsi pėr gjithēka ndodhte nė vend dhe drejtonin me dorė tė fortė pėrmes njė filozofie, qė prodhonte delir, sa mė shumė qė koha kalonte. Nė vitet e para tė vendosjes sė komunizmit nė vend pati zhvillime tė mėdha shoqėrore dhe ekonomike, e shoqėruar kjo me krime tė rėnda kundrejt atyre, qė konsideroheshin tė pasur apo kundėrshtarė tė regjimit popullor. Gradualisht, shoqėria jonė shkoi drejt mbylljes nė vetvete pėr tė pėrfunduar me mbėshtetje nė forcat e veta dhe kolaps. Prona e shqiptarėve u shtetėzua plotėsisht dhe shteti ishte pronari i vetėm.
Ky model shoqėror krijoi stereotipat e veta dhe njerėzit nė pėrgjithėsi synon tė punėsohen nė shtet, sepse vetėm aty mund tė merrnin favore, pėrveē rrogės. Treg pune tjetėr nuk kishte. Kjo tendencė minimaliste vazhdon edhe sot, duke penguar zhvillimin e vendit nė parametrat e njė ekonomie tregu. Ndryshimi i sotėm me tė djeshmen nuk gjendet tek sjellja e politikanėve tanė, sa ē'gjendet tek fakti, qė sot politikanėt tanė nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr asgjė: as pėr krime ekonomike e politike, qė kryhen nė vend, as pėr ato njerėzore. Shteti jonė ėshtė kthyer nė njė vatėr korrupsioni gjithėpėrfshirės, njė shtet pa ndėrgjegje, pa moral dhe pa mekanizmat e duhura tė kontrollit. Njė shtet pa krye, anarki.
Nė 19 vjetėt e fundit, kur shoqėria e ndrydhur nė vetvete u hap, ne nuk patėm udhėrrėfyes tė sinqertė e tė ditur, qė ta drejtonte shoqėrinė shqiptare nė drejtimin e duhur. Drejtuesit politikė nė shumicėn e rasteve sharlatanė dhe me interesa momentale e personale, synonin, siē synojnė edhe sot, krijimin e njė kapitali pėr vete dhe kėtė nė rrugėt mė tė shpejta tė mundshme. Pjesa tjetėr ėshtė politikė, gėnjeshtėr. Shoqėria u drejtua keq nė pėrgjithėsi dhe iu la spontanitetit. Shumė zhvillime pozitive qė ndodhėn, erdhėn nga presioni dhe rekomandimet e tė huajve, ose nga evoluimet vetjake tė individėve tė ndryshėm, tė cilėt gjetėn terren nė shoqėrinė e re, qė kishte filluar tė ndėrtohej.
Ajo qė vihet re sot nė shoqėrinė tonė, kur nuk ka njė plan tė qartė zhvillimi ekonomik, ėshtė mbėshtetja pėrsėri nė forcat e veta tė secilit prej nesh, se shteti nuk merr pėrsipėr mė asgjė, vetėm atė pjesė detyrimesh, qė ka mbetur nga ligjet e vjetra dhe forca e zakonit, e cila pėrsėri kryhet keq ose ėshtė jashtė kohe. Ēdo investim qė kryhet nga shteti ose kushton disa fish mė shumė se sa ēmimi bazė, ose bėhet keq, duke shpenzuar kėshtu milionat e shqiptarėve, pėr investime publike tė njė cilėsie mjaft tė ulėt. Shqipėria ėshtė zhytur nė borxhe tė mėdha dhe paratė e marra kanė pėrfunduar mė shumė nė xhepa politikanėsh joproduktivė ose biznesmenėsh shterpė, qė ndodhen afėr tyre. E gjithė shoqėria jonė vihet nė shėrbim tė politikės, ashtu si edhe dje, dhe punonjėsit e administratės kthehen nė elektorat tė kryeministrit tė radhės, a njerėzve afėr tij, pėrndryshe humbasin punėn.
Ne tė gjithė jemi dėshmitarė tė rrugėve me cilėsi tė dobėt qė po ndėrtohen, sado madhėshtore qė reklamohen ato. Projekti i qeverisė shqiptare pėr tė ndėrtuar rrugėn Durrės - Kukės - Morinė ishte mjaft strategjik, por u politizua tej mase. Kryeministri duhet pėrshėndetur pėr guximin e treguar, pėr ta futur vendin nė borxhe tė mėdha, pėr ta ndėrtuar kėtė rrugė, kostoja e sė cilės po shkon disa herė mė shumė se sa shpenzimet reale tė saj. Pėrballė Kryeministrisė u ekspozuan pamje nga rruga qė po ndėrtohet. Por jashtė sfondit politik dhe elektoral, a duhet ne t'ia bėjmė llogarinė kėsaj rruge?
Nuk jam specialist rrugėsh, as nuk e kam parė rrugėn qė po ndėrtohet nė gjithė gjatėsinė e saj. Kam parė masakrėn qė po bėhet tek zgjerimi i aksit rrugor Fushė Krujė - Lezhė si dhe atė pjesė rruge nė drejtim tė Kukėsit, e cila po shtrohet e gjitha mbi njė bazament zhavori e rėre, qė merret barbarisht nga shtretėrit e lumenjve. Nė kėto rrugė, pasi pastrojnė paksa dheun, vėnė njė shtresė plasmani dhe mbi tė hidhet rėrė, vetėm rėrė lumi. Rėra e lumit nuk pėrbėn bazament tė qėndrueshėm pėr njė rrugė tė standardeve tė larta. Ajo nuk ngjeshet mirė dhe mund tė rrjedhė me rrjedhjen e ujėrave. Rėra e pėrdorur si bazament bėhet rrėshqitėse dhe asfalti mund tė shembet dhe plasaritet shumė shpejt, pas prerjes sė shiritit tė rrugės sė ndėrtuar mbi rėrė. Porositėsi i rrugės e ka mendjen vetėm tek shiriti dhe rrugė-ndėrtuesit ndėrtojnė keq, shpejt dhe lirė, se askush nuk guxon tė kontrollojė cilėsinė e rrugės sė tyre.
Duke udhėtuar pėrmes Gjermanisė, kam vėrejtur rrugė nė ndėrtim. Kam parė gjithashtu edhe autorrugėn qė po ndėrton Kroacia nga Zagrebi nė Dubrovnik. Ndryshimi nė cilėsinė e shtrimit si dhe nė bazamentin mbajtės ėshtė mjaft i madh. Kroatėt dhe gjermanėt shtrojnė nė fillim njė masė tė madhe gurėsh mali si pjesė e shtresės sė parė tė bazamentit tė rrugės, pastaj ēakull me gurė mali paksa mė tė hollė pėr tė ardhur me shtresa mė tė holla deri tek fiksuesi, njė masė gurėsh mali tė grirė imėt, qė ngjeshet e vibrohet dhe mbi tė cilin shtrohet asfalti i njėtrajtshėm me njė trashėsi disa herė mė tė madhe se nė rrugėt tona. Kaq ėshtė e mjaftueshme pėr tė krahasuar ndryshimin nė cilėsi.
Po ēmimi si ėshtė? Rrugėt gjermane mund tė kushtojnė mė shtrenjtė, sidomos urat e njėtrajtshme tė tyre, tė derdhura nė beton, tė cilat kanė njė teknologji tė ndryshme dhe mė tė avancuar, nė krahasim me vendet e tjera nė Evropė. Firmat gjermane duhej tė fitonin tenderat e urave shqiptare, se urat po bėhen, por kam frikė se po bėhen keq, nė stilin italian, me tė ēara nga sipėr, e metale tė hodha, qė ēohen pėrpjetė gjatė kalimit tė automjeteve dhe jo vetėm qė kėrcasin por bėhen edhe burim aksidentesh. Ndėrsa nė Kroaci kemi ndoshta njė cilėsi urash jo aq tė lartė sa nė Gjermani, tunelet dhe rrugėt e tyre janė tė njė cilėsie tė lartė. Kroatėt kanė firma ndėrtimi, si Viadukt, Konstruktor, etj., qė vijojnė qė nga koha e komunizmit dhe kanė pėrvojė disa dekadash ndėrtimi tė rrugėve kombėtare e ndėrkombėtare, dhe vazhdojnė ta ruajnė pėrvojėn e tyre, pėrkundėr firmave shqiptare tė papėrvojė dhe qė bazohen vetėm mbi liēensėn e njė inxhinieri tė vetėm.
Ndėrsa ne nė Shqipėri nuk kemi gurė mali, se ata kushtojnė "shtrenjtė". E kemi mė tė lehtė tė marrim zhavorrin e shtratit tė njė lumi. Ndonjė specialist novator shqiptar nuk ėshtė ēudi qė tė na nxjerrė zhavorrin e lumit mė tė mirė se gurėt e malit pėr kėtė punė, por pyetja e thjeshtė do pėrgjigje: Kush i ka rrugėt mė tė mira, gjermanėt, kroatėt, apo ne? Pėr tė krahasuar ēmimin dhe cilėsinė e njė autorruge nė Kroaci me ēmimet dhe cilėsinė, qė kryhen rrugėt tona, mund tė marrim si shembull autorrugėn Zagreb - Split. Nė gjatėsinė e saj prej 374 km nga Zagrebi nė drejtim tė Splitit, autorruga ka 6 korsi, disa tunele, ku 2 prej tyre i kalojnė 5 km gjatėsi, disa mbikalime pėr kafshė, etj. Rruga ka kushtuar 3.3 miliardė Euro.
Firmat kroate krijojnė pika pėrpunimi tė gurėve tė malit pėrgjatė gjatėsisė sė rrugės, pėr tė krijuar bazamentin e fortė dhe tė qėndrueshėm, qė ėshtė baza e njė rruge tė mirė. Pėrgjatė malit, ata, madje edhe malazezėt, ēelin kanale kullimi tė rrugės, ndėrsa firmat tona ia besojnė kullimin zhavorrit tė lumit. Nė mes tė fushės, nė akset rrugore tė pėrmendura mė sipėr, nuk sheh askund qė firmat tona tė bėjnė kullimin e rrugės me tuba betoni apo plastikė, siē bėjnė kroatėt. Nė gjatėsinė e saj, rruga Durrės - Kukės - Mkorinė ka vetėm 60 km me 4 korsi (pjesa tjetėr me dy) dhe po kushton afėr 1,5 miliardė Euro.
Shqiptarėt e mbytur nė borxhe jetojnė nė luks, me paratė e tė tjerėve. Njė deputet i mazhorancės mė pati thėnė: "punojnė tė tjerėt pėr ne...". Ky duket se ėshtė edhe modeli ekonomik i zhvillimit tė vendit tonė, i cili justifikon edhe njė krim ekonomik, qė po kryhet mbi njė rrugė tė rėndėsishme e tė shtrenjtė, vetėm sepse ajo ka efekt elektoral. Kur do tė fillojmė ne shqiptarėt t'i bėjmė punėt pėr vete, se duhen bėrė dhe jo pėr t'i treguar BE-sė, NATO-s apo pėr efekt elektoral?
Botuar nė:
, 31.05.2009
[ ]