P U B L I C I S T I K Ė        

Historia e njė rruge tė harruar
(Njė rrugė pėr nė Shkodėr 2)

Nga Arben Ēokaj, 8 prill 2009

Rruga Shkodėr - Hani i Hotit, 36 km e gjatė, mund tė jetė segmenti i vetėm i njė rruge nacionale, qė disa dekada mė parė ėshtė shtruar me metodėn e penetrimit dhe vazhdon tė jetė akoma edhe sot nė njė gjendje tė mjerueshme. Para rreth 12 vjetėsh, qeveria italiane akordoi njė shumė prej 22 milionė eurosh pėr ndėrtimin e kėsaj rruge, projekti i sė cilės tashmė ka pėrfunduar, por rruga nuk po ndėrtohet. Arsyeja kryesore tani janė paratė, sepse shuma e dhėnė nė fillim, ėshtė e pamjaftueshme. Me ēmimet e reja, firmat e ndėrtimit kėrkojnė edhe 10 milionė euro tė tjera, pėr tė ndėrtuar rrugėn.

Hyrja nė Koplik Para disa muajsh, nėn euforinė qeverisėse, pati diskutime dhe u duk sikur gjithēka po shkon mirė, por procesi u ndėrpre. Nėnprefekti i Koplikut doli me njė prononcim pėr media dhe sqaroi se, mungesėn e parave do ta kompensonte qeveria shqiptare. Kryeministri Berisha kishte premtuar personalisht, qė qeveria do tė japė paratė e duhura pėr kryerjen e kėsaj rruge. Por, qė nga ajo kohė, pak gjė ėshtė bėrė e njohur pėr publikun. U pėrhapėn fjalė se tani nė prag fushate, Berisha do tė vinte vetė nė Shkodėr dhe do tė priste shiritin e fillimit tė punimeve. Berisha erdhi dhe iku... Ai me znj. Topalli u panė disa herė, nė ndonjė qoshe rruge tė riveshur tė Shkodrės, ku fliste pėr tredhjen e Ramės, apo pėr pedonalen e pėrfunduar, por rruga Shkodėr - Hani i Hotit, u la nė harresė.

Pse nuk bėhet kjo rrugė, kur paratė janė dhėnė me kohė?!
Shkaku kryesor tani duket se ėshtė rritja e ēmimit tė saj, nga neglizhenca dhe mosreagimi nė kohėn e duhur i strukturave tona qeverisėse. Pati edhe hamendėsime pėr ndėrhyrje bllokuese nga jashtė, si nė kohėn kur mossuksesi konsiderohej vepėr e armikut tė brendshėm dhe tė jashtėm. Fqinji ynė jugor, supozohet se nuk dėshiron qė Shqipėria tė lidhet me Evropėn nga veriu, por vetėm nga jugu. Por a nuk ėshtė primitiv ky lloj mendimi? Rasti i rrugės Durrės - Kukės - Morinė e hedh poshtė kėtė argument, pasi reagimi negativ nga fqinji jugor, nė kėtė rast, kishte gjasa tė ishte mė i madh. A mos duhet qė fqinjėt tanė tė pėrcaktojnė edhe rrugėt tona? Nuk besoj se ia vlen tė artikulojmė supozime tė tilla mjerane.

Njė teori tjetėr mė e besueshme ėshtė fakti se investimet e huaja tė kėtij lloji, i pengojnė titullarėt lokalė e qendrorė, se nuk marrin 10 %, a mė shumė tė vlerės sė investuar (pa TVSH), pasi paratė lėvrohen nga italianėt. Tė paktėn kėshtu vepronte ish-deputeti Lekė Ēukaj nė kohėn e tij, i cili kishte mė shumė dėshirė tė merrej me investime publike tė brendshme, se sa tė jashtme. Sipas dėshmive tė dhėna nga bashkėpunėtorėt e tij, ai parapėlqente parį nga buxheti i shtetit, dhe jo nga donacionet e huaja. Nė tė njėjtėn mėnyrė duket se veprojnė edhe pėrfaqėsuesit e sotėm tė mazhorancės aktuale.

Sido qė tė jetė, ka shumė mundėsi, qė arsyeja kryesore e mosbėrjes sė kėsaj rruge tė rėndėsishme, ėshtė pikėrisht paaftėsia e pėrfaqėsuesve tanė, si nė Shkodėr ashtu edhe nė Malėsinė e Madhe, pėr tė thithur fonde tė tilla dhe pėr ta bėrė kėtė rrugė, nė kohėn e duhur. Pėrfaqėsuesit tanė, tė gjithė tė hijezuar nga njė zonjė e rėndė, e cila me egoizmin dhe protagonizmin e saj ekstrem, sheh nė ėndėrr rrugė me 4 apo 6 korsi (nė udhėtimet e saj jashtė shteti, me siguri), por nuk e ngre zėrin asnjėherė pėr njė aks rrugor tė domosdoshėm nė domenin e saj, tė lėnė nė harresė, siē ėshtė rruga Shkodėr - Hani i Hotit. Znj. Topalli kujdeset mė shumė pėr tė vėnė injorantė tė nėnshtruar nė drejtim, tė cilėt i vėnė kapak mendimit tė lirė dhe reagimit kėrkues e pozitivist tė komunitetit, sesa pėr punė tė mira nė shėrbim tė njerėzve.

Rruga pėr nė Shkodėr nuk ka gjasa tė fillojė as nė kėtė pranverė, pavarėsisht se jemi para fushatės elektorale dhe PD ka nevojė pėr votat e banorėve tė kėsaj zone. Duke parė reklamat nė TV, si nė Orwell '84, banorėt kujtojnė se u bė nami me investime nė rrugėn Durrės - Kukės - Morinė apo nė rrugėt e jugut. Banorėt e jugut nga ana tjetėr mendojnė, se u bė nami me investime nė veri. Realisht, ka pasur investime. Por mund tė ishte bėrė mė shumė, sidomos nė rastin konkret. Qyteti i Shkodrės, i tharė nga mungesa e vazhdueshme e investimeve, ka bėrė ndryshime tė vogla nė fasada, shatėrvane e trotuare, etj., domethėnėse pėr njė qytet tė uritur pėr investime e vende pune. Demokratėt e znj. Topalli i kanė bėrė kėto ndryshime, por duhet mė shumė se vullneti dhe kontributi i saj, pėr ta ndryshuar Shkodrėn.

Paaftėsia pėr tė thithur investimet e huaja
Nėse ndėrhyn znj. Topalli dhe rruga fillon tė ndėrtohet, atėherė banorėt do tė thoshin, si njė herė e njė kohė nė Shkodėr: "Faleminderit Jozefinė!". Nėnprefekti i Koplikut, qė mbart hallet e deputetit Ēobaj, do tė ishte i pari, qė do tė shkruante parullėn. Mirė do tė ishte tė shfrytėzohen ato para, qė janė dhėnė nga italianėt. Nė mos e gjithė rruga, njė pjesė e mirė e saj do tė bėhej. Nė tre vjetėt e fundit janė dhėnė mbi 500 milionė lekė tė vjetra pėr ri-veshje e mirėmbajtje tė rrugės Shkodėr - Hani i Hotit. Shumicėn e parave i ka marrė njė firmė ndėrtimi, qė flet nė emėr tė Jozefinės. Me ato parį, do tė ishte ri-veshur njė gjatėsi e konsiderueshme rruge, nėse parįtė pėrdoreshin pėr rrugėn e jo pėr pallate personale.

Nė zonėn e Mbishkodrės, demokratėt nė pushtet nuk kanė ofruar shumė gjėra, pėrveē parįve qė u kanė dhėnė pushtetarėve lokalė, pėr ndonjė rrugė lokale me cilėsi tė dobėt, qė ata kanė ndėrtuar. Ndėrtimi i rrugės Shkodėr - Hani i Hotit, do u jepte atyre shkas pėr t'u vetė-lavdėruar me tė drejtė, pėrndryshe ata mund tė humbin shumė vota nga mos-ndėrtimi i kėsaj rruge. Lėnia nė harresė pėr vite me radhė e njė rruge me rėndėsi, ėshtė tregues domethėnės i njė komuniteti tė harruar.

Krahas fondit pėr rrugėn Shkodėr - Hani i Hotit, qeveria italiane pati dhėnė edhe njė fond tjetėr pėr krijimin e njė zone industriale nė periferi tė Koplikut, ku mund tė punėsoheshin qindra njerėz. Por paaftėsia menaxhuese e pushtetarėve lokalė dhe qendrorė, mėnyra ēmendurake e zvarritjes sė punėve nė administratėn tonė, ka bėrė qė tė dy kėto projekte, tepėr interesante pėr zonėn, tė mbesin nė letėr dhe fjalė eterike. Mė kujtohet njė rast nė Gjermani. Njė firmė amerikane donte tė vinte dhe tė bėnte njė investim. Tė gjithė banorėt ishin tepėr tė interesuar dhe tė entuziazmuar. U bė njė reklamim i madh publik i kėtij investimi, sikur ēfarė po ndodhte.

Vetėm ne shqiptarėt mjaftohemi me njė zonjė, e cila na e mpin vullnetin me manovrat e saj tė dukshme e tė padukshme. Ne nuk na duhen paratė, nuk dimė tė tregojmė interesin e duhur, kur diēka na ofrohet. Ne nuk duam t'i pranojmė ofertat e mira. Fondi italian prej 22 milionė euro, qė nuk ėshtė kthyer akoma nė rrugė, nė shėrbim tė komunitetit, ėshtė tregues real i kėsaj plogėshtie mbisunduese.

Botuar nė: TemA, 12.04.2009

[ Prapa ]