P U B L I C I S T I K Ė        

Pse po e paguajnė sot shkodranėt?

Nga Arben Ēokaj, 12 janar 2010

Kur diēka shkon keq, kėrkohen fajtorėt. Nė standartin demokratik tė 20 viteve tė fundit, shumė krime politike janė konsumuar, por fajtorėt kanė shpėtuar pa u hyrė ferra nė kėmbė. Dhe pėr kėtė deformim tė demokrasisė e moszbatimit tė ligjit, pėr kėtė mentalitet tė dhunshėm e jodemokratik nė shoqėrinė tonė, pėr kėtė mbrojtje politike e dhimbshuri paradoksale ndaj kriminelėve, duke shpėtuar gjithmonė fajtorėt realė, pėrgjegjėsinė kryesore e mban kryeministri aktual Sali Berisha. Ngjarjet mė tė rėnda, qė kanė ndodhur nė Shqipėri kėta 20 vjet, janė tragjedia e 1997-s, shpėrthimi katastrofal i Gėrdecit dhe tani pėrmbytja apokaliptike e zonės sė Nėnshkodrės. Pėr tė tre kėto raste, direkt ose indirekt, ka pėrgjegjėsi kryesore akrobati nga Viēidoli, qė si falangė serbe e zgjatuir mbi trupin shqiptar, po e kompenson pėshtjellimin e tij politik me marri e agresivitet dhe po pėrdor ēdo mjet legal e ilegal, pėr tė shpėtuar prapanicėn e vet dhe tė familjes. Nė fund, a do ia dalė ai mbanė?

Kryeministri i ngujuar nė kullė
Sali Berisha e drejton vendin sikur po drejton njė kupolė mafioze. Bashkimi i tij me znj. Topalli, nė njė politikė pa mend nė kokė, ka krijuar precedentin psikologjik tė kupės qė ka gjetur kapakun. Psikiatri, Dr. Stone, e vlerėson si shkallėn mė tė lartė tė rrezikshmėrisė shoqėrore, njė person qė vret pėr tė trembur tė tjerėt, komunitetin. Nė shumicėn e rasteve, ky i sėmurė psiqik ėshtė njė dėshtak, njė njeri pa kurajė, qė duke vrarė e dėmtuar tė tjerėt, kėrkon tė vlerėsohet e respektohet - kėrkon tė krijojė identitet. Tė gjithė e kemi parė Berishėn nė Opinion, tek fėrkonte duart nga kėnaqėsia, disa ditė pas vrasjes "aksidentale" tė Trebickės - dėshmitarit kryesor pėr implikimin e tė birit tė kryeministrit nė tragjedinė e Gėrdecit. Ashtu siē pamė znj. Topalli tek bėnte mėk-mėk, pa e mohuar fare hedhjen nė erė tė Aleks Kekės, ndėrsa ajo akuzohej nga PDK, si e dyshuara kryesore pėr porositjen e kėsaj vrasjeje. Ishim nė prag fushate, dhe ajo kishte nevojė pėr shembuj: kufoma mbi tavolinė.

Kryeministri i vendit ėshtė njeri asocial. Ai mbyllet nė zyrė dhe informacionet, shpeshherė jo plotėsisht tė sakta, i merr nga bashkėpunėtorėt e tij. Ēudi si i ka ecur kaq gjatė!? Ka mbledhur 10-15 vetė, tė hurit e tė litarit dhe duke sakrifikuar herė njėrin e herė tjetrin, ai i ka futur tmerrin gjithė vendit, duke u krekosur para Fazlliēit: ja ēfarė u bėj unė shqiptarėve! Kėshtu krekosej edhe Millosheviēi, para ndėrkombėtarėve, dikur nė luftėn e Kosovės, duke i thėnė pėrfaqėsuesit amerikan Hollbruk, se "shqiptarėt i rrahim me shuplaka". Ndėrsa Millosheviēi vdiq siē e meritoi, si qen, nė qelitė e tė burgosurve pėr krime lufte nė Hagė, pyetja bėhet: si do i vejė halli kryeministrit tonė, qė po e kalon vendin nga kriza nė krizė, nga skandali nė skandal, nga katastrofa nė katastrofė dhe tė gjithė ia hapin rrugėn nė kėtė sukses kokėposhtė tė tij, qė nga Presidenti, Kryeprokurorja, e deri te disa njerėz tė dhunuar tė opozitės? Problemi kryesor i tij mbetet Edi Rama. Po e theu edhe kėtė pengesė, ai do ia dalė mbanė, qė tė vendosė nė Shqipėri njė model qeverisje, ku tė gjithė janė tė futur nė tė njėjtin kazan. Ku pėr papėrgjegjėsitė e marritė e tij, paguan edhe opozita...

Duke qėndruar i mbyllur nė kullė, i ndikuar nga avujt e drogave dhe informacionet gjysmė reale tė bashkėpunėtorėve, kryeministri ynė, nga frėngjia e tij, gjuan herė njėrin e herė tjetrin, kė t'i teket atij, qė e sheh nė rrezen e frėngjisė, duke iu afruar gardhit. Kryeministri ngjan me njė njeri nė hasmėri, qė ėshtė ngujuar nė kullė e qė nga aty, ai shikon jashtė qė tė kuptojė se ēfarė bėhet atje. Pėr tė ka rėndėsi tė rrijė nė kullė, nuk ka rėndėsi ēfarė ēmimi paguan ky popull, tė cilin ai pretendon se e drejton, pėr ta mbajtur atė nė zyrė. Duke qenė i mbyllur, ai ka tendencė deliri dhe paranoje. Dr. Ina Vetriolo e konsideron Berishėn tė sėmurė mendor. Ky nuk ėshtė rasti i parė, por e rėndėsishme ėshtė: si mund ta gjejmė ne mėnyrėn, pėr ta larguar kėtė kryeministėr pehlivan e ngatėrrestar nga posti, qė ai ka zaptuar me forcė e gėnjeshtra?! Kjo ėshtė ēėshtja sot - tė tjerat janė kozmetikė.

Shkodra digjet, Jozefina krihet
Kur uji ka mbuluar totalisht me disa metra thellėsi zonėn e Nėnshkodrės, kur dėmet ekonomike, njerėzore dhe tė gjėsė sė gjallė nė atė zonė janė kolosale, dhe kur qyteti i Shkodrės ėshtė bėrė kaps, pasi i janė bllokuar jashtėqitjet nė liqen, dhe ujėrat e zeza nė vend qė tė derdhen nė liqenin e Shkodrės, janė kthyer mbrapsht dhe hyjnė brenda nė qytet, znj. Topalli takohet nė Bruksel me z. Busek. Me zakonin e saj miklues e sensual, me guximin e njė derdimeneje, me gojėn gjysmė tė hapur si peshk i mbetur nė zall dhe buzėqeshjen e sforcuar, znj. Topalli mori mbėshtetjen e Busek, qė opozita tė hyjė nė parlament, sidomos tani kur Shqipėrisė, nė mėnyrė tė qėllimtė, iu shkaktua si gjithmonė, edhe njė krizė e re, nė planin famėkeq tė dorės sė zgjatur serbe, me idetė fluturake tė sekserit tė familjes, Damir Fazlliē. Sa keq, kur njė fuks serb akoma edhe sot, na bėn lėmsh shtetin, si Dushan Mugosha dikur! Kot s'thonė se historia pėrsėritet.

Znj. Topalli mund tė shihet si viktimė nė kėtė ngjarje tė pėrmbytjes totale tė zonės sė Nėnshkodrės, por ajo nė fakt qėndron shumė afėr kryeministrit Berisha, dhe burime pranė tyre tregojne se ajo di gjithēka qė di Berisha. Pra, bashkėpunimi i tyre ėshtė tepėr i ngushtė, gjė qė tė jep shijet e keqe tė kuptimit, se nėse kjo katastrofė ujore ka qenė e planifikuar tė ndodhė, kėtė e ka ditur edhe znj. Topalli dhe nuk e ka ndaluar. Prandaj edhe znj. Topalli ka marrė dozėn e duhur tė agresivitetit politik, qė karakterizon Berishėn, nė ėndrrėn e saj pėr ta zėvendėsuar komandantin njė ditė, nė tė ardhmen.

Shkodra, njė qytet, qė ka votuar gjithmonė pėr PD-nė, po shpėrblehet sot nė kėtė mėnyrė. Pse? Pse po paguajnė shkodranėt sot? Sepse Berisha, ashtu si edhe znj. Topalli, hyjnė nė kategorinė e atyre njerėzve, qė dėmtojnė pikėrisht ata, qė i votojnė mė shumė, mbėshtetėsit e tyre, ashtu siē dėmtojnė edhe shqiptarėt, sepse ata u kanė dhėnė mundėsi atyre tė bėhen drejtues tė lartė, qė tė na i shesin interesat tona tek fqinjėt veriorė, pėr t'u pasuruar nė kurrizin tonė. Berisha dhe znj. Topalli kanė njė defekt tė pėrbashkėt, ata mbledhin rreth vetes gjithmonė njerėz tė paaftė, hajdutė dhe shpėrdorues tė klasit tė lartė dhe kjo nuk ka si ta ēojė shtetin pėrpara. Ata nuk shqetėsohen aspak pėr popullin, tė cilin pretendojnė se e pėrfaqėsojnė, shqetėsohen vetėm pėr interesat e veta personale.

Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė, se nė Shkodėr vota mė shumė vidhet nga miltantėt e PD-sė, se sa votohet pėr PD-nė, megjithėse Shkodrės i ka dalė nami si bastion i PD-sė. Dhe vota e vjedhur ja se ku ta jep njė ditė, pas koke. Nėse Shkodra nuk zė mend nga zgjedhja e znj. Topalli dhe klanit tė saj nė politikė, njė grua e ligė, qė karrierėn e saj fitimprurėse e ka filluar bashkė me tė shoqin, me vjedhjen e ndihmave tė kishės pas vitit '90-tė, atėherė Shkodra e meriton kėtė shpėrblim fatkeq, dhe gjėma tė tjera mund tė vijnė nė tė ardhmen. Nėse populli shqiptar nuk zė mend nga fatkeqėsitė, qė u ka shkaktuar ēifti Berisha - Topalli, dhe ne nuk gjejmė rrugė qė t'i largojmė ata nga keq-menaxhimi i pushtetit, atėherė ne prapė do shohim katastrofa, skandale dhe mossukses nė kėtė vend. Sepse, ēifti qė na drejton sot, ka kaluar nė dalldi e delir tė pashėrueshėm dhe nga paaftėsia pėr tė drejtuar, ata bėhen agresivė dhe shkaktojnė vetėm viktima, e pėr rrjedhojė dėme tė mėdha pėr shoqėrinė tonė.

Botuar nė: Shekulli | TemA Fjala e Lirė

[ Prapa ]