P O E Z I        

Poezi
[ Lirika daneze ]  
(Disa nga poezitė e mia)

Dashuri e njė femre

Ata ishin mbledhur
Do shkonin diku lart
Atje ku tė tjerėt nuk munden...

Nė kujtesėn e gjysmė-pėrgjumur
rikthehet kėndshėm dashuri e njė femre
njė imazh i saj i nėpėrhumbur
dhe tekat e saj lozonjare...

Ishte e ēiltėr, oh kohė e bukur!
e qetė, spontane, e dėshirueshme
njė fjalė e imja fytyrėn i kish skuqur
dhe ece-jaket e saj ekliptike...

Ishte herė e parė dukej, por s'mė besohej
njė vajzė moderne, inteligjente
se pse kish ndrojė, kjo nuk kuptohej
pasiguri e ndjenjės sė fortė...

Dhe ne tė dy u takuam papritur
mes njerėzve nė njė sallė tė mbushur
njė shkėndijė ndjenje fytyrėn i kish ndritur
kėshtu e plogėsht u preh tek unė...

Ēudi, si para njė skene mitike
ajo fytyrėn e drejtoi nga unė
pėrkulem pak nė ato momente kritike
dhe pjalmin e puthjes lamė nė buzė...

31 gusht 2002


Dedikim

- E kujt tjetėr veē 'Albit'

Kėmbėkryq mbi tavolinėn e punės,
Nota trishtimi nė faqen e kohės,
Heshtin tė zhurmshmit larg paqes sė brishtė,
Silueta moskokėēarėse nė trokitjen e portės.
Vėshtrimin e hedh andej ku zė i humbur
Dėgjohet,
Ruaj heshtjen e amullt pakuptim,
Me grusht dua tė godas ēmendurinė,
Njerėzit s'kanė turp.

Nota trishtimi bien nė faqen e kohės,
Petale fisnike ndrisin sytė e zinj,
Unė me shpirtin e grisur prehje nuk gjej,
Prehja, vdekje ėshtė.

Do largohem diku larg, diku do zhdukem,
Atje ku fytyrėn tė mos m'a njohin...
Nė ēantėn e kujtesės do mbart kujtimet deri nė vdekje,
Brejtjen e ndėrgjegjes do e qėroj,
Si qepė nė lakuriqėsinė e saj.

Nota trishtimi mbesin nė faqen e kohės,
Ti hesht, se flet gjykim i ēmendur
S'do mund t'ia harroj mirėsinė kėsaj bote,
Tė keqen e injoroj,
Nė fundin e qefinit tė vet...

Verė 1993 - para se tė largohesha nga vendi im.


Jeta

Njė kalė i harbuar dhe i pashtruar
Vėshtrim drite i hedhur nga jashtė
Pėrkohėsisht. Aksidentalisht.
Shansi i borės sė shpellave, kur rrezja e diellit
Bie rrallė,
Pavetėdije, nėnvetėdije, vetėdije
Sjellje kaotike qėniesh qė thirren
Njerėz!
Rregullsi pėrbindėshe dhe spontanitet
I dendur,
Marrėzi, ēmenduri, menēuri
E pashembullt
Tė shkrira nė skulpturėn amalgamė
Mendime, synime
Tė lodhura
E tė rilindura
Nė natėn e hėnėt
Buzėqeshje dhe qeshje
Qarje dhe sharje
Ndarje...
Perde e rėnė.

Shtator(24) 1992



[ Lart ]  
Regjizorėt

Nė kapėrcyell tė ndėrrimit tė viteve
Trishtimi buzėqeshjen pėrēudnonte
Njerėzit vazhdonin imitimin grotesk
Tė veseve pa zakon tė zakonshme.

Fluturonin pa shkak tė nemitura dallėndyshet
Belbėzonin pa kuptim suflerėt e largėt
Fjalėt rėndonin barkun e boshtė
Mungesė e ushqimit, trurin e mpinte vagullt.

Duartrokitjet anemike pėrgjonin me tė drejtė
Fjalorin e skenartė tė regjizorėve tė varfėr
Fytyrat qė nė ajėr pamjet ndryshonin
Mendjekthjelltėt s'do mund ti fytyronin.

Ti ėngjėll nė tokė kaq keq kishe rėnė
Mėkatet tokės do i merrje pa shpėtim
S'do mund tė qeshje me dėlirėsi
Se nė qiell vendin e kishe ti.

Skenari famėkeq vazhdonte pėrjetimin
Pafajėsia s'u hyn nė punė tė pafajshmve
Mjerisht njerėzit s'e dinė kuptimin
E ironisė sė fatit qė regjia shfaqte

Enigmės shpesh i jepte rrėfimin
Kalvari i mendimeve tė heshtjes
Pėrsėritej tmerrshėm gjithnjė gjykimi
Tė dish, do tė thotė tė vdesėsh.

Janar(11) 1993


Rini e bordurave

Kėnaqėsia u pėrēudnua pllakave
Shpresat e humbėn njeriun
Dhe puna s'punon mė
S'po na tėrheq as bari i gjelbėrt
As lulet s'po dinė tė ēelin
Pranverės
Nga tė ftohtit
Kanė filluar tė pushojnė cicėrimat
Shtegtarėt s'kanė energji tė fluturojnė
Fluturojnė ėndrrat e perėndimit
Lumturinė e bėjnė tė gėnjeshtrit
Shitjet pa parim
Tė rinjtė ruajnė buzėqeshjen
Nė moskuptim
Bordurat e lodhura shfletojnė
Librat e harruara
Grisin faqet si fletėt e shpirtit
Nė bordura flenė iluzionet e mėdha
Gėzojnė premtimet patetike
Nė bordura thinj flokėt e saj
Rinia.

Shkurt(22) 1993


Heshtje e pėrvuajtur

Asnjė fjalė
Heshtje
Njė klithmė frike
Brejtje.
Jo! jo!
Diēka mė shumė,
Heshtje...
Ej njerėz!
Madhėshtia nuk flet
Tė tjerėt flasin pėr tė.
Nė sytė e saj
Pazakonshėm ndrit
Dielli
S'e honeps
Ngėrdheshjen
Hėnėn nė pasqyrimin e
Ujėrave tė turbullta
Njė copėz tė artė e do
Pėr vete
Pėr tė tjerėt
Tė bukurėn qė vuan
Tė pėrvuajturėn
Heshtje
Drithėrimė e lehtė kristali
Shkėlqim diamantesh.

Korrik(11) 1994



[ Lart ]  
Shkatėrrim i njė pasurie

Njė pasuri, njė mendje
Njė trup si tė tjerėt
Njė zemėr
Njė ndjenjė e ēiltėr
Njė karakter tė fortė
Njė gjoks tė bėrė
Njė kokė.
Tek shoh trupin tėnd tė zhveshur
Me linja tė kėndshme muskujsh
Bukurinė e fytyrės
Ėmbėlsinė e buzėve
Afshin e ngrohtė dashuror
Dehjen e lakmueshme
Misteri i imagjinatės mė jep tė drejtė
Tė mendoj tė pamendueshmen
Shkatėrrimin
Fundin e jetės
Skeletin
Pas shumė vjetėsh.

1992


Parafjalė

Nėn diellin e nxehtė, lakuriq shtrihen pemėt
kurrizdala
Toka avullon ujin e fundit tė vesės sė mėngjesit
Duket sikur qan gjethja se afrohet vjeshta
E shirave tė kėndshėm me rrėmbim...
Dhe frutave tė ėmbėl

Gusht 1992


Surfing

Valėt e detit lėkundin varkėn e velėt
Rrugėn drejtojnė ato tė shpejta
Pėr akrobatin mbi ujė
Surfing - valėt e dredhėta
Nga poshtė-lart e ēojnė apo anasjelltas
Pėr ta hedhur dikur... nė fund.
Valėt e jetės tė lėkundin krah njerėzve
Njė tjetėr
Njė tjetėr
Pa mbarim
Ngrohtėsinė s'mund t'ua marrėsh tė tjerėve
Se frikesh pėr tė dhėnė ngrohtėsi.
Valėt e jetės s'e ruajnė radhėn si ato tė detit
Pa kuptuar mbivendosen
E unė jomirėsjellės gjithmonė u kujtoj njerėzve
Rrugėn tė mos e humbin.

Gusht(26) 1992

[ Lart ]