Edhe pasiguria na detyron tė ikim
Gjendja e sigurisė ėshtė mė tragjike nė vendet e banuara me studentė e nxėnės.
Njė veturė na vjen nga pas me shpejtėsi, gati sa s'na pėrplas. Kalon dhe pak metra para nesh, frenon papritur, frikshėm, tek kėmbėt e dy studenteve, qė po shkonin nė konvikt. Vajzat e tmerruara, si trumcake, vrapojnė tė fshihen aty afėr. Nė moment, nga vetura dalin "gjuetarėt", duke zgėrdhirė dhėmbėt e duke shikuar anash, tė krekosur pėr trimėrinė qė bėnė. Njė nėnė, qė strehon vajzat, mallkon me tė drejtė.
Dy studente tjera, ca ditė mė parė nė njė mbrėmje, shpėtojnė mezi, duke lėnė "peng" ēadrat qė kishin (llogaritni kėtu edhe sa e sa varėse, syze, pulovra... qė janė grabitur deri sot).
Studentet pasdite thuajse nuk dalin fare. Nė Fakultetin e Mjekėsisė kapet me zor njė vajzė. Mbahet disa orė e mė pas lėshohet; nė atė gjendje e pret spitali. Nė ndėrtesat e djemve hyhet me armė. Nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės - ngjarje tė tila gjithashtu. Tallazet herė shkojnė e herė largohen nga Fakulteti i Ndėrtimit, ku gjendja ėshtė mė e ndėrlikuar (nga kjo, disa studentė kanė ikur nė shtėpi). Bollėku i fakteve rritet progresivisht. Studentėt qė sollėn demokracinė po bėhen pre e "gjuetarėve" famėkeqė. Policia e dyfishuar nė Qytetin Studenti pret tė ndėrhyjė vetėm kur t'i kėrkohet ndihmė.
Por studentėt nuk ankohen, kanė frikė.
Prej kujt?... Njeriut tė lig, i ėshtė hapur rruga e poshtėrsisė. Ai tani ka rastin e mirė tė nxjerrė fytyrėn e tij tė vėrtetė, pa personalitet dhe po e nxjerrė.
Nė kohėn kur amullia dhe anarkia po bėhen mbizotėruese, kur ndėrhyrja e shtetit si katalizator neutralizues po ndihet pak, pothuajse fare, nxjerrin krye spekulatorėt. Njeriu i ndershėm nuk di se kujt t'i kėrkojė ndihmė. Kujt t'i besojė? Kujt t'i drejtohet?...
Prindėrit e shqetėsar vijnė e takojnė vajzat e tyre. Studentėt sa nga pasiguria, sa nga mėsimi jo i rregullt po ikin. Eshtė kjo pasiguri, kėto kushte minimale jetese, kjo mungesė librash e leksionesh, qė i detyron studentėt tė ikin e qė eksodin e bėjnė tė pranishėm.
Dikur shkolla na u mbyll "nga lart". Sot me dashje a pa dashje po na detyrojnė ta braktisim, jashtė dėshirės sonė. Kujt t'i drejtohemi? Kujt?...
Zėri ynė rri pezull sikuir s'ėshtė thėnė. Por Universiteti s'do tė mbyllet mė! Ky zė, ndonėse sot s'dėgjohet, do gjejė forcė tė ushtojė.
Arben Ēokaj
Publikuar:
Bashkimi, 31 tetor 1991
[ ]