P U B L I C I S T I K Ė        

NGACMIM PĖR DEBAT

PARLAMENTI STUDENTOR
- njė e ardhme e afėrt apo...?!

Ka kohė qė dua tė shkruaj mbi njė ide dhe tė shpreh pikėpamjet lidhur me njė problem tė domosdoshėm e kontemporan, njėkohėsisht.

Bėhet fjalė rreth njė parlamenti studentor kombėtar, i cili konsiston nė krijimin e njė organizate studentore, nė dimensionet e parlamenteve studentore evropiane, si forma mė e lartė e organizimit tė studentėve shqiptarė.

Nė kohėn qė po kalojmė secili, vėshtirėsitė e shumta dhe hallet e mėdha e, njėkohėsisht, mundėsitė e kufizuara pėr tė arritur e bėrė diēka. Sigurisht qė mosrealizimin nuk duhet ta quajmė dėshtim, tė paktėn nė kėtė kohė s'duhet tė na dėshpėrojė. Ndonėse rendja pas gjėrave tė rėndėsishme e parimisht tė drejta, nuk duhet tė mungojė kurrė, pėrndryshe...

I kemi hyrė njė rruge tė vetėdijshėm e tė bindur, se ėshtė rruga e vetme (ndonėse tė vonuar) drejt Evropės sė qytetėruar e demokratike. Mendoj qė kushti i parė pėr tė ecur nė kėtė rrugė ėshtė krijimi i institucioneve demokratike e i mendėsive demokratike.

Dikush me tė drejtė mund tė pyesė e mund tė japė mendime, qė varen padyshim nga njohja e interesi qė ka: Ē'ėshtė ky parlament? Si do ndėrtohet? Mbi ē'baza?... E deri, a ka ardhur koha pėr njė organizatė tė tillė? Natyrisht njė gamė e gjėrė pyetjesh, qė mund ta gjejė shpjegimin edhe nė artikuj tė tjerė.

Mund tė them shkurt, qė kushtet pėr tė ndėrtuar njė parlament studentor, ka kohė qė janė pjekur. Ishin studentėt ata, qė tė parėt kėrkuan institucionalizimin e fjalės sė lirė, qė pasoi me rrjedhat demokratike tė kohės, e qė dihen nga tė gjithė.

E pra, kuptohet qė studentėt nuk luftuan pėr klane politike apo mė ulėt, pėr klane konjukturale. Ata luftuan pėr njė bashkėjetesė tė tė gjithėve, pavarėsisht nga ekzistenca e mendimeve dhe rrymave tė ndryshme politike, bile kjo ekzistencė kėrkohej, duke u munduar tė mėsohemi pėr tė respektuar mendimin e kundėrt. Kjo natyrisht do filluar nga vetja.

Nga ana tjetėr, ekzistenca nė mjedisin studentor e shoqatave dhe organizmave tė ndryshėm deri diku tė konsoliduar, por qė kryejnė veprimtari tė shkėputur nga njėri-tjetri e, qė asnjėri s'ėshtė nė gjendje sa duhet t'i pėrgjigjet kėrkesave tė tė gjithė studentėve, ose mė saktė s'mund tė flasė nė emėr tė tė gjithėve, e presupozon ashtu si edhe fakti i mėsipėrm, kooperimin e kėtyre organizmave studentorė dhe krijimin e njė instance mė tė lartė pėrfaqėsimi, pra tė njė Parlamenti Studentor.

Por nga ideja deri tek krijimi i kėsaj organizate tė fuqishme ėshtė njė hapėsirė e madhe, qė do mbushur me punėn e efektshme dhe impenjimin e ēdo njėrit, qė e ndjen veten tė pranishėm nė kėtė sipėrmarrje. Ndaj, pėr kėtė, rreth katėr muaj mė parė, disa shoqata e organizma studentorė, u mblodhėn e diskutuan deri nė debatime tė shumta, qė pėrfunduan me frute sterilė.

Pa humbur kohė, po jap pėrgjithėsisht njė ide mbi kėtė organizėm studentor, duke shpresuar qė koha tė qartėsojė realisht strukturat e tij. Nė fakt kjo ide na u afrua nga Unioni Studentor Austriak, krerėt e tė cilit na dhanė mundėsinė tė shihnim nga afėr parlamentin e tyre, ndėrtesėn ku punonin, zyrat e kompletuara mirė, ku padyshim kompjuterėt zėvendėsonin makinat e shkrimit.

Zgjedhjet bėheshin njė here nė dy vjet dhe merrnin pjesė tė gjithė studentėt (natyrisht kush dėshironte). Ato zgjasnin dy-tre ditė nė tė gjithė universitetet e vendit. Nė fushatėn elektorale si ajo e partive politike, merrnin pjesė tė gjithė organizmat studentorė, duke hedhur kandidaturat e tyre, pėr ēdo hallkė tė kėtij organizimi. Ishte njė organizim disi i veēantė; ekzistonin katėr departamente tė pavarura nga njėri-tjetri; Parlamenti i degės sė studimit, i Fakultetit, i Universitetit dhe Parlamenti Qendror, i cili kishte tė drejtėn e pėrfaqėsimit. Pavarėsia siguronte automatikisht mungesėn e centralizimit, qė vėrehet nė shoqatat tona studentore. Parlamenti Qendror ishte forma mė e lartė e organizimit dhe demonstronte njė forcė tė madhe tė bashkimit studentor, pasi ēdo student ishte detyrimisht anėtar i kėtij organizmi studentor.

Zgjedhjet ishin tė lira e ēdo student kishte mundėsi tė hidhte kandidaturėn, por mė parė tė bėnte pjesė nė njė shoqatė, e cila kishte tė paktėn 300 anėtarė, me firma tė dokumentuara.

Parlamenti zgjidhte presidentin dhe njė "ekzekutiv" nė formėn e njė "qeverie studentore", ku secili ngarkohej me punė tė caktuar nė tė gjithė sektorėt; qė nga organizimi deri te shtypi e informacioni.

Sigurisht qė nė universitetet tona mund tė adoptohet lehtėsisht njė pėrshtatje e njė parlamenti tė tillė, pasi ndihma financiare e intelektuale nga kolegėt tanė nuk mungon dhe nė tė njėjtėn kohė, kushtet janė mjaft tė pėrshtatshme edhe pėr ne, kur nė strukturėn e organizimit tė shkollės, nevojiten pėrfaqėsuesit legjitimė tė studentėve, qė mund tė jenė vetėm ata qė zgjidhen me votat e tyre.

Ndėrkohė qė shkruaj kėto fjalė, mbetem nė dilemė tė pyetjes: Parlamenti Studentor - njė e ardhme e afėrt, apo...?!

Shpresoj tė mos jetė nė interes tė askujt pengimi pėr tė arritur ngritjen e kėtij institucioni kaq tė domosdoshėm, pasi studentėt e meritiojnė plotėsisht, kurorėzimin e pėrpjekjes sė dhjetorit '90.

Arben Ēokaj, Nėnkryetar i Unionit Studentor
Publikuar: Studenti, tetor 1992

[ Prapa ]