P U B L I C I S T I K Ė        

Muri i absurdit

-- nga Arben Ēokaj, 9 maj 2010

Greva e urisė e deputetėve dhe anėtarėve socialistė nga tė gjitha rrethet e vendit, po hyn nė njė fazė kritike. Ėshtė greva mė reale, qė po zhvillohet nė njė ēadėr tė ngritur nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", nė mes Kryeministrisė dhe Kuvendit tė Shqipėrisė, 20 vjet pasi Shqipėria doli nga grahmat e diktaturės komuniste. Tani, 20 vjet mė pas, a mund tė pohojmė se shqiptarėt e fituan lirinė dhe demokracinė, pėr tė cilėn u ngritėn dhe luftuan nė vitin 1990? Me plot gojėn, jo!

Liria dhe demokracia jonė, e tė gjithė shqiptarėve pra, u manipulua rėndė nga ata komunistė, qė morėn flamurin t'i prijnė kėsaj demokracie nė vitin 1990. Dhe mė i dallueshmi ndėr ata, qė e transformuan demokracinė nė njė kapje tė shtetit ligjor, qė e personalizuan dhe e personifikuan atė, me njė dhunim konstant tė ligjit dhe tė respektit pėr vlerat mė tė ēmuara tė kombit tonė, dhe qė tani nė fund, e kanė kapur peng kėtė komb, ėshtė kryeministri aktual i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Diēitura qė shoqėron shkrimin nė gazetėn Shekulli
Diēitura qė shoqėron shkrimin nė gazetėn Shekulli

Partia Socialiaste dhe opozita shqiptare nuk kanė shumė mjete nė dorė pėr tė kėrkuar apo mbrojtur tė drejtat e tyre, pėrballė njė pushteti kriminel, arrogant e absurd. Ata i kanė intensifikuar protestat civile, tė shoqėruar edhe me njė grevė urie sublime, qė simbolizon sfidėn e tyre kundėr frikės dhe tiranisė, qė ushtron vazhdimisht kryeministri aktual me suitėn e tij. Situata parazgjedhore u shoqėrua me lirimin e tė burgosurve kriminelė, me shantazhe, kėrcėnime e presione tė shumėanshme, deri me vrasjen e deputetit Xhindi, apo tė veprimtarit tė PDK-sė, Aleks Keka. Ajo tregoi qartė se Berisha ishte i pėrgatitur t'i fitonte ose grabiste zgjedhjet me ēdo ēmim. Por, a i fitoi apo i dhunoi Berisha zgjedhjet? E vėrterta ndodhet nė kuti. Pikėrisht pėr kėtė, pėrpjekjet e opozitės shqiptare pėr 10 muaj me radhė, pėr transparencė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009, po hasin nė murin e absurdit, tė ngritur nga ēifti Berisha-Topalli dhe nga njė numėr i pasuesve tė tyre kamikazė.

Simbolika e njė vetė-sakrifice sublime pėr transparencė nė zgjedhje, siē edhe pritej, po ndeshet me cinizmit dhe mungesėn e ndjeshmėrisė sė pozitės shqiptare dhe tė kryeministrit tė vendit. Njė veprim kaq i thjeshtė pėr hapjen e disa kutive, pėr tė parė tė vėrtetėn e njė procesi elektoral, jo pėr tė ndryshuar rezultatin e tyre, po ndeshet me njė kundėrshti absurde, pėr mos hapjen e kėtyre kutive, dhe po tregon qartė se Sali Berisha ėshtė i vetėdijshėm se ēfarė ndodhet nė ato kuti. Nė ato kuti ndodhet vjedhja e pushtetit, krimi elektoral, dhe kryeministri i vendit, si komunist i vjetėr qė ėshtė, nuk tregohet i gatshėm tė pėrballet me krimin e tij, po nuk u detyrua me forcė.

Partia Socialste dhe opozita shqiptare i kanė ulur armėt dhe po luftojnė me vetė-sakrificė, pa armė, pėrballė njė pushteti mizor e tė ēoroditur. Po luftojnė nė mėnyrėn me paqėsore dhe mė demokratike tė mundshme, kundėr rrėnimit ekonomik tė Shqipėrisė, kundėr njė kryeministri sharlatan, qė ka kapur me egėrsi frerėt e pushtetit nė kėtė vend, dhe me arrogancė e cinizėm banal shpėrdoron si t'i dojė qejfi, duke u shėrbyer qarqeve jo-shqiptare, qė kėnaqen me rrėnimin e Shqipėrisė.

Nėse Ramiz Alia, nė vitin 1990, tregoi arsyen e mjaftueshme pėr tė ruajtur vetveten, duke ruajtur vendin e vet dhe duke shmangur gjakderdhjen e shqiptarėve, nė tranformimin demokratik pėr tė cilin pėrgatitej Shqipėria, 7 vjet mė vonė, Sali Berisha nė vitin 1997 e ēoi Shqipėrinė nė prag tė greminės ekonomike dhe ngjarjet qė pasuan me protestat popullore pėr shkak tė humbjes sė kursimeve nga firmat piamidale, i kushtuan Shqipėrisė miliarda lekė humbje ekonomike dhe mbi tre mijė tė vrarė. Nė atė kohė ish-presidenti Berisha mbeti vetėm dhe u detyrua tė kapte 'kallashin' pėr tė mbrojtur jetėn e vet. Pasoi njė periudhė e vėshtirė pėr Shqipėrinė dhe vetė Partia Demokratike u reduktua nė vetėm 27 drejtues tė guximshėm tė saj. Berisha shpėtoi bukur dhe arriti mė pas edhe tė riciklohej. Ky ishte njė gabim i pafalshėm pėr shqiptarėt, tė cilėt nė mirėbesim i dhanė mundėsinė njė njeriu tė paekuilibruar mendėrisht tė vijė nė pushtet. Dhe ja ku jemi sot, 20 vjet pas rėnies sė komunizmit, nė njė betejė pėr transparencė e demokraci, nė pėrballje me tiraninė e njė pushteti absurd tė njė kryeministri, qė nuk ėshtė nė gjendje t'i thėrrasė arsyes, vetėm pėrmes frikės.

Berisha kujton tashmė se askush nuk mund ta zbresė nga kali, ku ka hipur. Pasi po e konsideron kėtė popull si kalė, ai nė fakt pėrbėn njė rrezik tė madh pėr kėtė vend, pasi ėshtė njė dorė e zgjatur agjenturore kundėr interesave tė kėtij vendi. Pėrveē se vjedh zgjedhjet dhe pasuritė kombėtare, ai gradualisht po vjedh jetėn dhe lirinė tonė, dhe ka filluar edhe tė tallet me fatkeqėsitė, qė ai vetė u shkakton shqiptarėve. Realisht, ai ka shkuar tepėr larg nė kėtė lajthitje qeverisėse. Ai ngjan me njė kancer qė i ngjitet njė trupi, dhe vdes vetėm pasi ai vdes trupin qė shfrytėzon pėr tė gjalluar.

Ēfarė mund tė bėjmė ne pėr tė shpėtuar trupin tonė, Shqipėrinė nga vdekja? Njė nga parullat e PS-sė dhe opozitės nė kėto protesta ėshtė "ndal rrėnimit ekonomik". Po si? Duke u vetė-sakrifikuar?! Nuk e di sa efektive mund tė jetė kjo mėnyrė, pėrballė absurdit tė Berishės, pavarėsisht se rruga paqėsore e protestave tė PS-sė i bėn apel nė kėtė mėnyrė, mė shumė ndėrgjegjes kombėtare dhe ndėrkombėtare. Se sa i pėrket ēiftit ēmendurak Berisha-Topalli, kėto akte vetė-sakrifice, po nuk cenuan pushtetin e tyre, janė vetėm batutė qesharake pėr cinizmin e radhės. Kėtė e di edhe njė qytetar i thjeshtė tropojan, qė i thoshte Edi Ramės, "Berisha nuk largohet me lule...".

Sali Berisha synon tė radikalizojė veprimet e opozitės shqiptare, qė tė gjejė shkak pėr tė radikalizuar veprimin e tij kundėr kėsaj opozite, me qėllimin final pėr ta eleminuar fizikisht atė. Partia Socialiste po pėrpiqet tė gjejė metoda veprimi paqėsore dhe demokratike, jo fort tė lehta, nė mėnyrė qė tė ruajė veten dhe vendin nga rrėnimi... Por nė kėtė kontekst, a ia vlen vetė-sakrifica e 200 socialistėve tė ndershėm nė njė grevė urie? Sakrifica pėr njė tė ēmendur, qė ka humbur arsyen dhe realitetin objektiv?!... Dhe qė i thėrret arsyes vetėm kur vihet me shpatulla pėr muri... A mos duhet qė opozita shqiptare tė tregohet mė e kujdeshme nė vetė-sakrificėn e saj dhe tė fokusohet nė gjetjen e rrugėve tė tjera mė efektive, pėr tė mos thėnė mė radikale, pėr tė arritur objektivat e saj, qė janė edhe objektiva nė interes tė kėtij vendi?

Unė jam anėtar dhe mbėshtetės i Partisė Demokratike, qė nga themelimi i saj. Nuk votova pėr tė nė zgjedhjet e fundit, pasi ka kohė qė jam distancuar nga kjo mėnyrė, se si e qeveris vendin ēifti Berisha-Topalli, tė cilėt kanė uzurpuar ēdo pushtet nė duar tė tyre dhe po e shkatėrrojnė kėtė vend pėrmes pėrdorimit tė policisė dhe shėrbimit sekret. Unė sot jam me protestat e opozitės, jo vetėm pėr faktin se vėllai im Qemali ėshtė pjesėtar i grevės sė urisė dhe gjeti kurajon tė sfidonte intrigat e znj. Topalli. Por jam me protestat e opozitės, sepse ato po kėrkojnė transparencėn e zgjedhjeve, dhe pa transparencė ne nuk mund tė kemi demokraci. Unė jam pėr tė hapur kutitė, jo disa, por tė gjitha ato kuti qė dyshohen pėr manipulim. Se ky proces i transparencės ėshtė njė synim madhor, qė duhet tė aplikohet nė tė gjitha zgjedhjet e dyshuara dhe tė kontestuara, nė mėnyrė qė t'i vihet fré vjedhjes sė votės, qė ēon nė vjedhjen e pushtetit dhe tė pasurisė sė shqiptarėve.

Botuar nė: Shekulli, 12.05.2010

[ Prapa ]