P U B L I C I S T I K Ė        

U mėsuam...

Duket sikur u mėsuam me tė pazakonshmen, nėse mund ta quaj kėshtu kohėn e sotme (s'besoj tė bėj gabim politik nė kėtė shprehje).

Ditėt kalojnė tė zhytura nė atė monotoninė e tyre pėrcjellėse, e ne nuk jemi nė gjendje tė pėrcaktojmė pozicionin tonė nė kėtė hapėsirė tė ngushtė, tė rrethuar me frymė njerėzish qė presin. Para syve tė shtrihen radhė tė gjata njerėzish tė racionuar, tezga, bregu i rrugėve me prodhime fshatarėsh e biskota tė skaduara dhe... padyshim vargje tė gjata makinash, tė sjellura nga refugjatėt, qė jetės sė lodhur i tregojnė qartėsinė se diēka po lėviz, se diēka ėshtė pėrmirėsuar. Kompleksi i varfėrisė na ka atrofizuar disi, na ka mpirė, por edhe na ka futur egon e lupėrve pėr tė pasur, pėr tė tėrhequr gjithēka rreth vetes, pėr tė qenė tė pushtetshėm..., duke na bllokuar logjikėn e mendimit, se edhe tė tjerėt hanė, edhe tė tjerėt duan tė gėzojnė atė "copė" ajėr pėr tė marrė frymė lirshėm nė "kasollen" e tyre, edhe tė tjerėt duan tė jetojnė.

Duket sikur u mėsuam me anomalitė dhe mungesėn e parave, si rrjedhojė tė ushqimeve, me mungesėn e dritave... vajgurit... Ēmimet shėnojnė vetėm rritje e ne mėsohemi shpejt, natyrisht.

Vazhdoj tė jem student, meqenėse akoma s'kam ikur. Psikolgjia e ikjes, e braktisjes sė kėtij vendi, po na bėhet tepėr tunduese e mbizotėruese. Jo rrallė ndesh njerėz, qė vazhdojnė tė mallkojnė veten, vendin e lindjes, e tė qėnit pa drita e pa ujė, ėshtė tepėr e zakonshme, ashtu si edhe kronika e shtypjes me makinė, nė orarin e shėrbimit, tė njė polici (dhe vrasėsit nuk identifikohen!), apo e dhunimit tė njė shtėpie. Duket mjaft e zakonshme vazhdimi i thyerjes sė shisheve apo xhamave rrugėve, zėnia aty-kėtu e tė "dehurve", apo shuplaka qė kėrcet nė fytyrėn e ndonjė vajze, qė pėrpiqet t'i rezistojė nderit tė saj. Pra gjithēka po pėrligjet si e zakonshme...

"Kokat" politike vazhdojnė tė zihen, duke skėrmitur dhėmbėt njėri-tjetrit e duke i shpalosur fuqinė e egėrsinė pėrbindėshe "armikut" tė tyre politik. Harrojnė se jemi shqiptarė, harrojnė se ka vend pėr tė gjithė.

E unė si student vazhdoj nėn indiferencėn time tė shoh gjithēka, tė regjistroj gjithēka dhe... asgjė. Vazhdoj tė shoh liderėt idealistė - studentė tė Dhjetorit, qė janė pėrēarė nė klane e grupe, qė shajnė e fyejnė njėri-tjetrin, qė janė bėrė aq pragmatistė e personalė, qė janė zhgėnjyer padyshim. Shoh se si njerėzit po dalin jashtė vetvetes, duke jetuar njė fazė tė amullt dehjeje e duke harruar se gjithmonė e zeza shkruhet mbi tė bardhė.

Tė jesh i ndershėm ėshtė fatkeqėsisht edhe ēmimi mė i shtrenjtė, bile kam filluar tė besėrtas si i oj se qėnia i ndershėm ėshtė pamundėsi e tė qėnit i pandershėm (ashtu si edhe virgjėria e vajzave). E unė si student vazhdoj tė thėrras me zė tė lartė, vazhdoj tė bėrtas si i ēmendur tė ēmendurve pėr tolerance, pėr qetėsi... pėr bukė... vazhdoj tė bėj moral pa moralizuar vetveten e pa nxjerrė asnjė zė. Pra vazhdoj tė hesht!

Sepse u mėsuam... apo na duket sikur u mėsuam?...

Arben Ēokaj
Publikuar: Studenti, dhjetor 1992

[ Prapa ]