MAFIA E KUQE
Rusėt po vijnė. Mafia ruse operon nė njė trekėndėsh tė pathyeshėm, nė mes Izraelit, SHBA-ve dhe Rusisė. Ajo thuajse po merr nė dorė kriminalitetin e organizuar tė botės, nga trafiku i armėve dhe i drogės, deri tek prostitucioni dhe pastrimi parave. Njė libėr i ri "Mafia e kuqe" nga Robert I. Friedman, pėrshkruan historinė e mafies sė re ruse.
-- nga Martin Krasnik
NĖ shtatorin e vitit tė kaluar, policia kolumbiane bastisi njė shtėpi, nė njė fshat malor afėr Bogotės. Policia doli pėrballė njė situate tė papritur. Nė kėtė vend, disa mijėra metra mbi nivelin e detit, ata gjetėn njė nėndetėse 30 m tė gjatė, tė projektuar posaēėrisht pėr tė trafikuar kokainė pėr nė SHBA. Policia gjeti edhe manuale ruse pėr tė montuar nėndetėsen dhe plane pėr ta ēuar atė nė Karaibe. Asnjė gazetė nuk e ndjeku ēėshtjen dhe nuk u bė asnjė arrestim, megjithėse nuk ishte hera e parė: Para pak vitesh, njė nga bosėt e mafies ruse, Ludwig Fainberg me pseudonimin "Tarzani", provoi pikėrisht tė pėrdorte njė nėndetėse ruse pėr tė trafikuar kokain nė SHBA - dhe bleu gjashtė helikopterė lufte rusė pėr njė aleancė narkoje kolumbiane.
Pėr ekspertėt e interesuar nė "Mafien e kuqe", nėndetėsja e gjetur nė nė malet afėr Bogotės, konsiderohet si njė nga provat e mėdha tė bashkėpunimit tė gangsterėve rusė me aleancat e narkos kolumbiane. Rusėt kryesojnė pjesėn mė tė madhe ė tregut tė drogės nė Evropė dhe po depėrtojnė mė shumė nė SHBA. Mafia ruse ėshtė bėrė armiku numėr njė i FBI-sė. Vetėm nė pak vite, rusėt ia kanė dalė tė formojnė njė organizatė tė pėrbėrė prej mė sė paku 250 grupesh, tė cilėt i kanė kapėrcyer nė fitim aleancat e drogės kolumbiane, yakuzat japoneze, triadat kineze dhe mafien italiane, si nė rrjetin global ashtu edhe nė dhunėn e ushtruar. Aktiviteti ekziston qė nga Malajzia deri nė Britaninė e Madhe, dhe mafia ruse vepron kėshtu nė rreth 50 vende. Ajo bėn trafikun e heroinės nga Azia e jug-lindjes, tė armėve nė tė gjithė globin, ėshtė specializuar nė vrasjet me pagesė, ka infiltruar nė sistemet ndėrkombėtare tė financave, ka blerė banka nė Hungari, Izrael e Kaliforni pėr pastrimin e parave, dhe tani ėshtė nė rrugė e sipėr drejt Afrikės e Australisė. Mafia ruse ka grabitur minierat e diamanteve nė Sierra Leone, ka ndėrtuar kazino tė stėrmėdha nė Costa Rica (Kosta Rika), dhe me njė kontroll pothuajse tė plotė tė bankave ruse, ajo ka thithur miliardat e ndihmės tė perėndimit pėr Rusinė. Vetėm nė SHBA operojnė rreth 30 organizata ruse, nė 17 qytete, sidomos nė New York (Nju Jork), San Francisko, Los Angeles dhe Denver.
Ka patur njė pėrshkrim tė kursyeshėm pėr mėnyrėn se si mafia ruse ėshtė shpėrndarė nė pjesėn mė tė madhe tė botės. Shkrimtari dhe gazetari amerikan Michael Handelman shkroi mė 1995, Comrade Criminal: Russia's New Mafia (Shokė kriminelė: Mafia e re e Rusisė). Handelman ishte i pari, qė nėpėrmjet intervistave tė shumta me gangsterė rusė, pėrshkroi rrjetin rus, por konkluzioni i tij ishte se "mė e keqja ka pėrfunduar", sepse autoritetet perėndimore, po ua mbyllnin me sukses atyre pastrimin e parave. Por konkluzioni ishte arrogant, gjė qė tregohet tani nga gazetari amerikan Robert I. Friedman, i cili nė librin e tij Red Mafia (Mafia e kuqe), nuk ka pėrshkruar vetėm historinė e mafies ruse, por edhe se si rusėt i mbajnė dhe i zgjerojnė aktivitetet e tyre.
NDRYSHIMI i parė themelor ndėrmjet grupeve tė mafies ruse dhe tė tjerėve nė SHBA, ėshtė fakti se ruset kanė diēka qė italianėt mund tė ėndėrrojnė ta kenė: Dy vende tė "sigurta" prapa tyre. I pari ėshtė natyrisht Rusia. Njėlloj si mbreti i gangsterėve Majer Lendski (Meyer Landsky), i cili drejtoi Kubėn pėr pak kohė, para se Kastro tė merrte pushtetin mė 1959, mafia ruse e kontrollon thuajse plotėsisht Rusinė. Boris Jelcini nuk hiperbolizonte fare, kur e thėrriste Rusinė "superfuqia e kriminalitetit". Vendi tjetėr ėshtė Izraeli. Sipas Friedmanit dhe burimeve tė tij tė panumėrta, nuk mund tė gjendet as edhe njė gangster rus, i cili operon internacionalisht, pa patur njė shtetėsi izraelite.
Trekėndėshi Rusi-Izrael-SHBA, shtrihet gjatė 30-vjetėve tė fundit. Trajtimi i njė radhe minoritetesh nga regjimi komunist rus, duke pėrfshirė kėtu edhe ēifutėt, kėrkonte ose asimilimin total tė tyre (pavarėsisht se regjimi vetė nuk i harronte origjinat etnike tė popujve) ose thjeshtė e qartė, aktivitetin e tyre kriminal. Mbi kėtė bazė ndodhi qė, vala e parė e kriminelėve arriti nė SHBA nė fillim tė viteve 70-tė - nėn tė ashtuquajturėn politikė e afėrsisė tė regjimit tė Leonid Brezhnjevit. Nė mesin e njė numri senatorėsh amerikanė, kishte interes pėr tė hequr nga BRSS-ja tė gjithė disidentėt, dhe mė 1972 e 1973, u larguan rreth 66 000 ēifutė nga Bashkimi Sovjetik. Por marrėveshja pėr emigrimin e njė numri tė kufizuar ēifutėsh, mund tė ketė ngjallur njė lloj zbavitjeje nė Kremlin, pasi eksodi i kėtyre pėrmasave nuk pėrbėhej vetėm me intelektualė tė pafajshėm. KGB-ja e shfrytėzoi rastin pėr tė zbrazur burgjet nga kriminelė tė regjur mirė dhe nė kėtė mėnyrė, u krijoi SHBA-ve dhe Izraelit njė potencial kriminelėsh tė rrezikshėm rusė.
Njėri prej tyre ishte Monya Elson, i cili ishte tipik pėr grupin e gangsterėve ēifutė. Ai vinte nga njė qytet i vogėl, ku disrespekti pėr autoritetet, jo vetėm qė i bėri qytetarėt tė pranonin kriminalitetin, por edhe tė bashkėpunonin aktivisht me kriminelėt. Qyteti ishte i kontrolluar pėrgjithėsisht nga Vor v zakonye (Ligji i hajdutėve), njė rrjet kriminelėsh, qė vinte qė nga koha e regjimit tė Piterit tė Madh, nga fundi i viteve 1600. Rrjeti kishte kėshillin e vet (skhodka) dhe rregulla tė forta, ku ligji bazė ishte premtimi pėr tė bashkėpunuar pėr "begatinė e kriminelėve" (voroskoe blago) dhe kurrė me autoritetet e shtetit, nė qoftė se kjo s'ishte pėr t'i mashtruar ata. Prandaj u bashkėpunua me Leninin, derisa komunistėt morėn pushtetin, dhe pastaj vor-ėt u hodhėn nė luftė edhe kundėr tyre. Nė vitet 40-tė dhe 50-tė, u ngrit nga 'vėllazėrimi' njė kontroll i plotė mbi burgjet dhe gratė e importuara, narkotikėn e pijet alkoolike, kishte njė hierarki tė rreptė, e cila hapej pėr anėtarė tė rinj vetėm me 'prova hyrėse'.
SHUMĖ prej tyre, qė dolėn nė vitet 1970-tė, ishin pra anėtarė tė kėtij rrjeti. Psh. Monya Elson, i cili mori vizė amerikane dhe depėrtoi pėr nė SHBA nėpėrmjet organizatave humanitare, tė cilat financonin udhėtimet dhe gjenin banesa. Vetėm nė vitet 70-tė, erdhėn mė shumė se 40 000 ēifutė rusė nė Brighton Beach nė Bruklin (Brooklyn), qė mori edhe emrin Little Odessa (Odesa e Vogėl), ku grupe tė pathyshme, tė ēliruara e me njerėz tė mjaftueshėm, mes tė cilėve edhe Monya Elson, filluan bashkėpunimin me mafien italiane. Rusėt nuk sollėn vetėm kontaktet e tyre ndėrkombėtare, por edhe dyshimin e tyre tek autoritetet ("ēfarė mund tė bėjė FBI-ja, qė Gulag-u dhe KGB-ja nuk mundėn?"- shprehet njėri prej gangsterėve pėr Friedman-in.) Gjatė viteve 80-tė, Brighton Beach dhe e ashtuquajtura Organizatsia ruse, u drejtuan nga dy udhėheqės, Agron Evsei dhe Boris Goldberg, qė ishin nė luftė kundėr njėri-tjetrit, derisa Agroni u vra - nė njė stil tė veēantė - nė njė lob hoteli nė Bruklin. Por, ata tė dy kishin qenė tė organizuar me banda tė pathyeshme, tė cilat fitonin para direkt nga kriminaliteti.
Kjo u ndėrrua nga Marat Balagula, i cili vuri bazat e njė organizate tė shtrirė nė gjithė botėn nė vitet 90-tė. Balagula kishte lindur nė Orenburg mė 1943. E ėma e tij iku nga Odesa kur gjermanėt morėn stepat ruse. I jati i tij Jakovi ishte toger nė ushtrinė ruse, dhe pas vdekjes sė Stalinit, Marati u bė fartsovchik, tregėtar me shumicė, duke e tėrhequr bashkėpunimi edhe me popullin, edhe me aparatēikėt e korruptuar. Mė 1977, ai kėrkoi tė drejtėn e udhėtimit jashtė shteti, duke pėrdorur si sqarim prejardhjen e tij ēifute, dhe ai nė kėtė mėnyrė erdhi direkt nė Brighton Beach, ku edhe filloi njė aktivitet mashtrues sistematik dhe e bėri mafien njė biznes miliardash, tė organizuar me rreptėsi, sipas stilit italian.
Ēelėsi ishte benzina, ose mė saktė mashtrimi me tatimin e benzinės, qė ēoi nė mashtrimin mė tė madh tė tatimit nė historinė e SHBA-ve. Para 1982-shit kishte mijėra e mijėra tanke benzine nė shtetin e New York-ut, tė cilat ishin pėrgjegjėse pėr tė mbledhur tatime pėr shtetin dhe federatėn, dhe pėr t'i dėrguar ato tek autoritetet. Por, pėr arsye tė mashtrimit tė gjėrė, autoritetet ia vunė pėrgjegjėsinė 400 distribuesve tė benzinės. Balagula hapi njė radhė firmash fallso, tė cilat blinin e shitnin benzinė dhe vidhnin tė gjitha paratė e tatimit nėpėrmjet njė rrjeti orgjie, ku autoritetet nuk mundėn, dhe nuk bėnė sa duhet pėr t'i zbuluar. Kėshtu Balagula u tregua i zgjuar sa ē'duhej, dhe ftoi familiet mafioze italiane tė Nju Jorkut pėr tė marrė pjesė.
Me Balagulėn ndodhi qė, nė mesin e viteve 1980-tė, tė binte nė erė tė FBI-sė, e cila u bė e qartė se nuk kishte tė bėnte vetėm me njė grup gangsterėsh kriminelė tė vegjėl, me preferenca pėr vrasje brutale. Por autoritetet nuk kishin ndėrmend tė harxhonin kohė me rusėt: Pjesėrisht pasi zbulime dhe arrestime nė mafien italiane, ishin akoma ēelėsi i ngritjes nė detyrė dhe pjesėrisht pasi mafia ruse ishte kryesisht ēifute dhe pėr kėtė arsye, politikisht ishte njė 'patate e nxehtė', veēanėrisht nė Nju Jork, ku ēifutėt ishin ngulur me ndihmėn e organizatave lokale humanitare. Establishmenti ēifut kishte frikė se, njė fushatė kundėr rusėve mund tė krijonte anti-semitizėm dhe kundėrshti pėr valet e reja tė emigrimit nga Bashkimi Sovjetik. Nė vitin e fundit tė luftės sė ftohtė, mafia ruse ia doli tė shpėtonte nga FBI-ja, sa herė qė kjo e fundit binte nė gjurmė tė saj, duke ofruar zbulimin e agjentėve tė KGB-sė, qė operonin nė atė zonė.
Pasi kishte qenė nė arrati pėr shumė vjet, autoritetet ia arritėn tė kapnin Balagulėn mė 1989. Tani ai vuan njė dėnim me burg deri nė vitin 2003, dhe nuk pranon tė thotė asgjė pėr lidhjet e tij: "Mafia ruse?", i tha ai Friedman-it, i cili e vizitoi nė qeli, "nuk ekziston ndonjė mafie ruse. Dy-tre miq, qė rrinė bashkė... A mund tė quhet kjo mafie?"
KUR ra muri i Berlinit, ekzistonte ndėrkohė njė rrjet nė SHBA me lidhje veēanėrisht pėr ēifutėt rusė nė Izrael e Evropė. Kur ndodhi kolapsi i BRSS-sė mė 1991, njė radhė e njerėzve tė KGB-sė, oficerė ushtarakė dhe zyrtarė, tė cilėt kishin bashkėpunim me organizatat kriminale, shkuan tek mafia pėr tė marrė mallra 'jorevolucionarė' si kompjuterė, domate e prostituta, ku dhe u shfaq njė bashkėpunim diabolik i gangsterėve dhe nomeklaturės. Mė 1989 kishte rreth 9 000 banda kriminale nė Rusi me rreth 35 000 anėtarė, dhe gjatė privatizimeve tė mėdha tė vlerave ruse nė fillimin e viteve 90-tė, zyrtarėt, politikanėt dhe mafia, nxorrėn fitime tė mėdha nga ky bashkėpunim: Mafia kishte nevojė pėr licensa eksporti, favore tatimi, hua pa renta, viza tregėtare dhe njė polici pasive. Tė gjitha kėto u vunė nė dispozicion nga burrokratė tė korruptuar, tė cilėt si kushdo tjetėr, kishin humbur tė ardhurat e tyre bazė, si rezultat i inflacionit. Nė mesin e viteve 90-tė, nėntė organizata mafioze kontrollonin rreth 40% tė tė gjithė ekonomisė ruse. Ekspertė tė tjerė supozojnė dyfishin.
Nė vitet para shkatėrrimit tė komunizmit erdhėn qindramijė ēifutė rusė nė Izrael dhe mijėra prej tyre u larguan pėr nė SHBA, veēanėrisht nė Nju Jork, ku banonin ndėrkohė rreth 300 000 rusė, dhe ku njerėz tė tillė si Marat Balagula, kishin ndėrtuar njė rrjet tė mirė ndėrkombėtar. Autoritetet nė SHBA, Evropė apo Izrael nuk ishin tė gatshme pėr kėtė gjė, prandaj kjo u shfrytėzua nga miti mė i madh i gangsterėve tė viteve 90-tė, Vjaceslav (Vyacheslav) Ivankov, me nofkėn Yaponchik (Japonezi i vogėl). Ai shkoi nė SHBA mė 1992 dhe deri sa u arrestua mė 1995, u mor me kalimin e grupit mė tė madh mafioz rus Solntsevskaya nė SHBA. Por megjithėse Ivankovi konsiderohej si vor-i mė me influencė dhe "babai i zhdukjes", nuk mundi megjithatė ta arrinte gangsterin mė tė madh tė mafies sė kuqe as deri tek ēizmet.
Ėshtė pikėrisht Semion Mogileviē (Mogilevitj), i njohur gjithashtu si "gangsteri mė i rrezikshėm rus", udhėheqėsi absolut i Mafies sė kuqe (mafia ruse nė vitet 90-tė). Ai ėshtė njė tip i ri doni, qė as edhe familjet e mėdha italiane, s'kanė patur rastin tė njohin shumė prej tyre. Ka krijuar, nėpėrmjet telefonėve tė sigurtė pėrmes satelitit dhe e-maile tė kriptuara, njė rrjet global tė drejtuar nga njė grup i ekspertėve personalė. Ka qenė i burgosur nė BRSS nė vitet 70-tė, pėr spekulacion valute dhe qė nė atė kohė krijoi njė shumė tė majme, duke mashtruar ēifutėt qė po iknin, duke iu ofruar atyre ndihmė nė shitjen e pasurisė sė tyre, kur ata kishin ikur, dhe kėshtu t'ua dėrgonte paratė mė pas, gjė qė ai natyrisht s'e bėri asnjėherė.
Nė fillim tė viteve 90-tė, Mogileviē u largua si shumė tė tjerė nga Moska, nė kohėn kur sistemi ishte duke u thėrrmuar. Ai u vendos nė Izrael, ku mori nėnshtetėsinė, dhe filloi koordinimin e aktiviteteve tė tij me mafien japoneze e italiane. U martua me njė hungareze dhe u specializua nė shitjen e armėve prej Budapestit, ku shumė shpejt mori nofkėn "Beiruti mbi Danub". Paratė e nxjerra nga trafiku, i pastroi ndėrmjet tjerash nė Bankėn e Skocisė (The Bank of Scotland), ku pa i shkrepur syri, mori 50 milion dollarė pėr investime tė tjera. Mė vonė ai bėri njė numėr tė famshėm mashtrimi me YBM Magnex, njė firmė nė Philadelphia, qė merrej me magnetė industrialė. Ajo kishte anėtarė prominentė kryesie dhe mbikqyrej nga revizorė tė mirėnjohur, por nė tė vėrtetė ishte njė parket i fshehtė pėr pastrim parash.
Zbulimi i YBM Magnex, ēoi nė mbylljen e kufinjve pėr tė nga shumė shtete, por Mogileviē banon sot nė Moskėn e hapur, nga ku ai udhėton nė botė me pasaporta fallso ose fluturon nė destinacionin Tel Aviv - Moskė me avionin e tij personal. Ashtu si edhe pjesa tjetėr e mafies ruse, ai ka shfrytėzuar ēdo vrimė: Kur hungarezėt, me ndihmė tė SHBA-ve dhe Izraelit, iu futėn seriozisht zbulimit tė kriminalitetit tė organizuar, bosėt e gangsterėve u shpėrngulėn pėr nė Vienė, e cila shumė shpejt u bė njė vrimė uji pėr kumbarėt rusė. Pastaj erdhi Zvicrra, e cila sipas Friedman-it mban rreth 60 donė rusė dhe qėndron pėr pastrimin e rreth 60 miliard dollarėve.
Por nuk ėshtė vetėm njė vrimė miu si Zvicrra, apo shtete tė papjekura evropiane, tė cilat kanė qenė vende loje tė hapura pėr mafien. Kemi psh. rastin e shėrbimit tė fshehtė britanik, i cili pas publikimit tė librit tė Friedman-it, zbuloi se nga Banka e Nju Jorkut (The Bank of New York) kishin qenė transferuar nė njė periudhė pre 18 muajsh 4,2 miliard dollarė - me njė transferim tė herė pas hershėm, nė intervale prej pesė minutash, 24 orė nė ditė. Askush nuk e kishte konsideruar kėtė gjė si tė dyshimtė. Nė SHBA konsiderohet pastrimi i parave i paligjshėm vetėm nėse paratė vijnė nga mashtrime bankare, narkotikė apo terrorizėm - por ligji nuk e pėrfshin prostitucionin, vrasjet me pagesė apo trafikun e armėve.
Vendi mė i rėnduar ėshtė padyshim Izraeli. Rreth 700 000 rusė kanė ardhur nė Izrael qė nga fundi i viteve 80-tė, dhe autoritetet amerikane e izraelite vlerėsojnė se, sė paku 10 000 prej tyre i janė bashkangjitur njė lloji apo tjetėr forme kriminaliteti ndėrkombėtar. Izraeli ėshtė pikė sė pari tėrheqės, pasi nėpėrmjet ligjit izraelit The Law of Return (Ligji i kthimit) ka qenė e lehtė pėr ēifutėt tė pajisen me njė pasaportė perėndimore, tė cilėn mund ta pėrdornin nė tė gjithė botėn. Nga ana tjetėr, Izraeli ėshtė njėri prej atyre pak vendeve, qė nuk i dorėzon shtetasit e vet. Dhe sė fundi, Izraeli ka njė sistem tė hapur bankar, ku ėshtė mjaft e lehtė tė hapėsh njė konto dhe tė transferosh para nė tė, pa tė pyetur askush pėr to. Nuk ekziston as edhe njė ligj izraelit, qė pengon pastrimin e parave.
Sipas Friedman-it dhe njė gazetari tjetėr amerikan, Rajmond Boner (Raymond Bonner), drejtuesit e mafies ruse kanė 'blerė mbrojtjen' nga zyrtarė tė lartė izraelitė dhe politikanė drejtues, duke mbėshtetur me miliona fushatat e zgjedhjeve. Mė interesanti nė kėtė rast ėshtė Benjamin Netanyahu, i cili mori gati 2 milionė dollarė nė fushatėn e tij mė 1996. Pėr mė tepėr, Nathan Sharansky - disidenti i njohur qė mė parė, i cili erdhi nė Izrael nė vitet 80-tė me njė vėmendje tė madhe, ka pranuar ndėrkohė se ai ka marrė para nga Gregorij Loutsjanskij - i lindur nė Lituani, i cili ėshtė i dyshuar pėr pastrim parash dhe trafik tė komponentėve pėr armė bėrthamore. Policia izraelite vlerėson se mafia e udhėhequr nga Loutsjanskij, Gregorij Lerner dhe Joseph Kobzon, kanė sjellur rreth 5 miliardė dollarė nė ekonominė e vendit, kanė blerė shoqėri sigurimi dhe sė paku njė bankė.
Vetėm nė 2-3 vitet e fundit, vende si SHBA-tė, Izraeli e Hungaria, kanė bėrė pėrpjekje sistematike pėr pastrimin e mafies ruse. Por ato luftojnė kundėr globalizimit, qė gjithmonė hap kufinj dhe sisteme ekonomike. Dhe kur organizatat ruse, qė kanė akoma BRSS-nė e kaluar si mbėshtetėse, me njė korrupsion burrokratik dhe njerėz qė janė tė gatshėm pėr tė vepruar me gjithēka, edhe me nėndetėse, duket se kjo detyrė ėshtė tepėr e vėshtirė. Njėkohėsisht, tė gjithė ata gazetarė, qė i janė futur punės pėr tė kontrolluar nė themel mafien ruse nė SHBA, Rusi e Izrael, ose janė kėrcėnuar me jetėn e tyre, ose janė sulmuar. Robert Friedman ruhet gjithnjė pėr arsye tė kėrcėnimeve. Nė rusi janė vrarė deri tani tė paktėn 13 gazetarė nga mafia e kuqe.
Pėrktheu: Arben Ēokaj, Kopenhagė.
Publikuar:
Nė gazetėn daneze "Weekendavisen" (Gazeta e fundjavės), mė 19 janar 2001.
Artikulli nė shqip u botua nė gazetėn TemA, Tiranė
[ ]