P U B L I C I S T I K Ė        

Lista fitimprurėse e Jozefinės

Nga Arben Ēokaj, 08.06.2009

Shkodra ndryshe nga qytetet e tjera, e ka zėvendėsuar regjimin komunist njėpartiak nė kėto 18 vjet tranzicion me njė regjim pothuajse tė njėjtė, njėpartiak tė kahut tjetėr. Skenėn politike nė Shkodėr e ka dominuar vetėm Partia Demokratike. Nė shoqėrinė e re shqiptare, ku pjesė e shtetformimit ėshtė edhe opozita, kjo e fundit nė qytetin mė tė madh verior shihet si njė fenomen inekzistent. Kritikėt, konkurrentėt dhe sidomos kundėrshtarėt politikė tė Jozefinės, margjinalizohen nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, duke pėrdorur organet e sigurisė. Pėr rrjedhojė, pushteti koncentrohet nė pak duar, qė nuk janė edhe aq tė afta tė zgjidhin problemet e njerėzve, por tė krijojnė probleme, me qėllime pėrfitimi.

Militantėt, anėtarėt dhe mbėshtetėsit e PD-sė, sidomos nė Shkodėr, po e shohin dita ditės, se janė tė tradhtuar nga drejtuesit e tyre politikė, tė cilėve u kanė besuar votėn. Zonja Topalli, me fjalorin e saj politik 50 fjalėsh, nuk ėshtė nė gjendje tė prodhojė politikė, por vetėm intrigė. Prandaj ka gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr tė ngjitur shkallėt e pushtetit (duke i ndenjur afėr Berishės), meqenėse tregu politik shqiptar postkomunist nuk ėshtė perėndimor dhe nuk i pėrzgjedh njerėzit sipas aftėsive.

Shqiptarėt nė pėrgjithėsi nuk kanė drejtuesit politikė mė tė mirė tė mundshėm, qė t'i pėrfaqėsojnė me dinjitet nė arenėn kombėtare e ndėrkombėtare. Prandaj ekziston mendimi se politika luhet keq tek ne, pasi shumica e politikanėve nuk sakrifikojnė pėr botėkuptimin dhe idetė e tyre politike, ata janė mė tepėr momentalė, sharlatanė, qė nisen pėr pėrfitime tė vogla, tė shpejta e afatshkurtra. Nė Shkodėr, ku mungon opozita, PD nuk ka konkurrencė tė mirėfilltė, prandaj ajo ka rėnė nė duar njerėzish tė mefshėt e tė paaftė. Nga mungesa e konkurrencės sė lirė, PD nuk bėn pėrpjekje pėr tė gjetur njerėzit e duhur, qė prodhojnė politikė nė shėrbim tė njerėzve. Zonja Topalli ka vėnė tavan. Askush nuk duhet t'ia kalojė asaj pėr nga aftėsia dhe kur ajo detyrohet tė marrė nė punė ndonjė individ me aftėsi profesionale, ajo e detyron atė tė mėsojė edhe profesionin e fuksit. Pra, e poshtėron atė.

Lista e kandidatėve tė PD-sė nė Shkodėr ėshtė mjaft e dobėt pėr nga cilėsia politike. Po t'i shtrydhėsh tė gjithė bashkė, ata nuk nxjerrin as edhe njė politikan. Kjo tregon prapambetjen e Shkodrės ndėr vite. Para se lista tė bėhej publike, njė gjykatės mė tha: "nėse Jozefina vihet e para nė listė, ajo i ka humbur 50% tė votės sė shkodranėve". Kjo duket se ėshtė pjesėrisht e vėrtetė, pasi edhe lista e kandidatėve tė PS-sė, pėrveē ndonjėrit, nuk ėshtė dhe aq cilėsore. Rrudhja e listave nė disa personalitete politike jo fort produktive dhe mbushja e listave me biznesmenė, tregon pafuqinė e Shkodrės pėr tė nxjerrė drejtues tė aftė politikė. Shkodranėt pėrballė kutive tė votimit janė nė dilemė kėsaj here. Nėse vota e tyre blihet nga biznesmenėt, atėherė ata nuk kanė tė drejtė tė kėrkojnė llogari nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur.

Ka njerėz qė kanė kontribuar pėr PD-nė, qė me themelimin e saj. Ata fitojnė dhe mbledhin votat e elektoratit, por janė injoruar. Ka pushtetarė lokalė, tė cilėt megjithatė kanė aftėsi paksa mė tė mėdha politike, se sa njerėzit qė kanė zėnė vendet e para nė listė. Meqė Jozefinės nuk mund t'ia zėrė kush vendin pėr momentin, po Astrit Bushati, sa e justifikon pozicionin e tij, si i dyti nė listė? Ai nuk ka bėrė asgjė pėr PD-nė e Shkodrės apo pėr zonėn 2, ku ka qenė i zgjedhur nė mandatin e fundit. Kontributi personal politik dhe jo emri i familjes, duhet tė jetė kriter pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve.

Nga ana tjetėr, Arenca Trashani ėshtė personi i duhur, me tė cilėn Jozefina krahason vetveten, nėse nisemi nga origjina e pėrzgjedhjes sė saj, sipas kritereve tė Jozefinės. Nga pikėpamja gjinore dhe fetare, Jozefina ka bėrė zgjedhjen e duhur, pėr tė mbyllur fjalėt e njerėzve. Askush nuk mund t'i thotė asaj, pse nuk ke futur njė femėr myslimane nė listė. Arenca nė vetvete nuk shėmbėllen figurė politikaneje dhe Jozefina e mban aty sa pėr numėr, sepse ashtu si Astriti, ajo ėshtė e padėmshme pėr shefen e saj. Njė shok klase me Arencėn mė tregoi njė ditė: "kur profesori i vinte Arencės 7-tė, ajo ulej me vrap nė bankė dhe fillonte tė qante, duke pėrplasur kėmbėt nė dysheme..." Arenca qan nėse nuk i vė dhjetė, ashtu siē qan, nėse nuk e merr me tė mirė Jozefina. Kjo ėshtė politika mjerave, qė ofron treshja e parė nė listė.

Meqė PD pretendon se nė Shkodėr mund tė fitojė 5 ose 6 nga 11-tė, tre tė tjerėt qė vijnė mė pas janė biznesmenė tė suksesshėm nė mėnyrėn e vet. Ata nuk kanė asnjė kontribut politik, por flitet se kanė mbushur xhepat e zonjės Topalli. Edhe ky, kontribut ėshtė (!). Por nėse mendojmė pėr tė bėrit politikė nė bazė tė kontributit partiak, atėherė disa pushtetarė lokalė nė Shkodėr, qė me humbjen e PD-sė nė zgjedhje, humbasin vendet e punės, duhet tė mbledhin vota, qė disa milionerė, tė cilėt kanė hyrė nė listėn fitimprurėse tė Jozefinės me ryshfete dhe pėr tė blerė votat e tė varfėrve, tė futen nė parlament dhe tė mbrojnė me imunitet politik biznesin e tyre. A nuk ėshtė ironi e fatit, cinizėm harbut, politik-bėrja e zonjės Topalli?! Ajo fryn xhepat nė emėr tė partisė, qė mbėshtetėsit e zellshėm tė PD-sė, tė mbeten nesėr pa punė. Kush punon kėshtu pėr votėn e saj?! Gėzim Gruda, i katėrti nė listė, nuk merret fare me politikė. Po Gjok Uldedaj, a nuk ėshtė mjaft se ai, si kryetar i dhomės sė tregtisė e ka shtrirė biznesin ndjeshėm kėto kohė me pika karburanti ADA? Po Paulin Sterkaj, i cili pavarėsisht cilėsive tė tij si malėsor, ishte nė krahun e kundėrt, nė zgjedhjet e fundit? Veē kėtu tek ne sheh njė politikė tė tillė...

Zonja Topalli nuk e pėrmban dot veten. Ajo nuk ruhet fare, nuk ka frikė. Megjithėse e pėrflasin si shkaktaren kryesore pėr djegien e Pjetėr Arbnorit nga politika, ajo e vėrteton kėtė mė sė miri, duke vendosur nė listėn e PD-sė njė ish-deputet socialist, i cili i rrėmbeu votėn Mandelės sė rezistencės shqiptare. I teti nė bronz ėshtė ish-deputeti polic Ramiz Ēobaj, i cili nuk ka shumė pėr tė ofruar pėrveē disa mizanskenave policore pėr tė vjedhur votėn. Ai ka shėrbyer si postier i Jozefinės, duke sjellė listėn e emrave nga Ministria e Brendshme nė komunėn Gruemirė dhe nė ndonjė komunė tjetėr. Nuk duket se ka shanse tė mėdha pėr tė fituar. Nga ana tjetėr, ai nuk ėshtė edhe aq inteligjent sa tė turpėrohet, megjithėse njerėzit kanė filluar tė tallen me tė, pėr vendin e merituar, qė i ka dhėnė Jozefina pėr shėrbesat qė ai ka kryer ndaj saj. Kot s'tha Berisha nė fillim: qeveri e shėrbimeve dhe shėrbesave.

Tani qė motorėt turbo tė fushatės janė ndezur nga tė gjitha partitė, kandidatėt pėr deputetė nga partitė e vogla dhe qė nuk kanė mundur tė vjedhin para gjatė kėtij mandati, nuk kanė shumė shanse tė dėgjohen. TV-tė lokale kanė ēmime tė kripura tė specialeve dhe debateve televizive. Pavarėsisht simpatisė qė shkodranėt kanė pėr tė, Gilman Bakalli e ka vėshtirė tė bėjė fushatė pėr LZHK-nė. Nuk dihet vendimi i zgjedhėsve tek kutia e votimit, por njerėzit i tremben Jozefinės dhe mėkėmbėsve tė saj nė Shkodėr. Kryetari i Bashkisė, Lorenc Luka, i bėrtiti nė telefon njė biznesmeni, pse ia kishte dhėnė me qera njė ambient elektoral Edi Ramės. Nė anėn tjetėr, Nard Ndoka duket mė i vendosur nė heshtjen e tij. Ai ka pėrvojė tė gjatė dhe po punon guximshėm pėrmes strukturave tė PDK-sė pėr tė mbledhur votat.

Shkodra ka nevojė pėr politikanė tė mirėfilltė, qė me dimensionin e tyre politik e demokratik e trembin frikėn e hafijeve tė Jozefinės. Nga krahu i djathtė politik, kush tremb frikėn e Jozefinės merr edhe votėn e shkodranėve tė zhgėnjyer nga metodat agresive, qė ajo pėrdor pėr tė sunduar Shkodrėn. Mrekullitė nuk vijnė nė njė ditė, por rruga e demokratizimit tė Shkodrės dhe e zhvillimit kalon pėrmes konkurrencės sė lirė nė tregun politik shqiptar dhe jo pėrmes listave fitimprurėse tė ndonjė zonje tė veēantė.

Botuar me shkurtime nė: Shekulli, 09.06.2009.

[ Prapa ]