P Ė R K T H I M E        

Lirika daneze
Pesė poetė danezė me nga tre poezi - tė shkėputura nga libri "Lirika daneze", qė ėshtė pėgatitur dhe pritet tė botohet.

Nė kėtė cikėl poetik, paraqiten pesė poetė tė njohur lirikė danezė, tė cilėt jetuan dhe krijuan pas luftės sė dytė botėrore, sidomos nė vitet 60-tė - 70-tė, ku shoqėria daneze u shoqėrua me lėvije tė mėdha liberaliste, si nė tė gjithė perėndimin.
E fillojmė me poeten lirike Tove Ditlevsen, poezia e sė cilės pėrshkruan shpirtin e saj tė brishtė, nė rropatjet e dramat e jetės, ndėrthyer me aromėn e alkoholit e tymin e cigares, tė cilėn nuk e hiqte nga goja, duke u mbėshtetur sa nė njėrin burrė tek tjetri, pėr tė vdekur njė ditė e vetmuar, si njė shpirt i ēlirėt, si njė engjėll toke, bukuria e sė cilės nuk ėshtė pronė e vetėm njė njeriu.
Vazhdojmė mė pas me poetė tė tjerė lirikė tė kohės, me stilin e tyre fin e modern, si Morten Nielsen e Gustav Munch-Petersen, pėr t'ia lėnė radhėn poetes lirike dhe kėngėtares sė njohur daneze Lis Sėrensen, e pėr ta mbyllur nė fund me gjigandim e poezisė moderne daneze, Benny Andersen, i cili gėzon sot njė respekt tė madh e tė merituar, nė qarqet poetike e kulturore daneze.

 
  • Tove Ditlevsen
  • Morten Nielsen
  • Gustav Munch-Petersen
  • Lise Sėrensen
  • Benny Andersen

  • Tove Ditlevsen

    KĖNGĖ AMORALE

    Ėshtė mrekulli tė gėnjesh - me sytė e mėdhenj blu
    tė ėndėrrosh sipėrmarrje, qė askush s'i di,
    t'i bėsh njerėzit tė besojnė rrenat kuturu
    dhe tė gjesh risi, aq shpesh sa do ti.

    Ėshtė mrekulli tė vjedhėsh nė shitoret e mėdha
    ku magazinat i mbufat madhėshtia e orientit
    mallrat pėrgjatė numrave shtrihen n'hava
    ēirren ndaj nesh se, paratė shpojnė detin.

    Dhe tė jesh e lehtė nga mendtė - sa ėmbėl tė fyesh
    tė dashurosh e zhgėnjesh, e tė dashurosh pėrsėri
    ēdo orė jete ta kapėsh e ta pėrzgjedhėsh,
    dhe tė jesh pronė e njė morie burrash orgji.

    Por ah, duhet t'i frenoj dėshirat mėkatare
    se mendimi i parajsės ėshtė tepėr fatalist
    - kėshtu qė s'do i dėgjoj mė zėrat hokatare
    ah jo, jam njė qėnie e virtytshme moralisht.

    TRE TĖ PĖRJETSHMIT

    Dy burra janė sot nė botė, qė
    papushim kryqėzojnė rrugėn time;
    njėri ėshtė ai qė dua,
    tjetri pėr mua thur ėndėrrime.

    Njėri shfaqet nė ėndrrat e natės,
    qė banojnė nė trurin tim tė errėt,
    tjetri rri pas portės sė zemrės,
    unė hap pėr tė veē portėn e ferrit.

    Njėri mė dha njė frymėmarrje pranvere
    lumturie, qė sė shpejti perėndon,
    tjetri mė dha tė gjithė jetėn e tij
    dhe s'mori asgjė qė e gėzon.

    Njėri bėn dush nė kėngėn e pėrgjaktė,
    ku dashuria ėshtė e patstėr dhe e lirė,
    tjetri ėshtė njė me ditėn e trishtė,
    ku ėndrrat fundosen pa mėshirė.

    Ēdo grua ndodhet mes tė dyve,
    e dashuruar, e adhuruar, e pastėr -
    njė herė nė njėqind vjet ndodh mrekullia,
    tė shkrihen bashkė nė njė mostėr.

    JA MERRE ZEMRĖN TIME

    Ja merre zemrėn time nė duart e tua,
    por merre ngrohtė dhe me butėsi,
    zemra e zjarrtė - ėshtė e jotja tani.

    Ajo rreh kaq qetėsisht, kaq e shuar,
    se ajo ka dashur, ajo ka vuajtur,
    tani ėshtė e qetė - tani ėshtė e ruajtur.

    Dhe mund tė lėndohet, dhe mund tė fundoset,
    dhe mund tė harrojė, shpesh tė harrojė,
    por kurrė s'harron, se ėshtė e jotja.

    Ishte kaq e fortė kaq krenare, zemra ime,
    flinte dhe ėndėrronte nė dėshirė e risi,
    tani mund tė thehet - vetėm nga ti.


    Morten Nielsen

    VDEKJA

    Vdekjen, e kam takuar qė kur isha djalė.
    Por vetėm si qetėsi pėr ndokė qė njihja.
    Kurrė si diēka rreth meje, ftohtėsi, hije,
    askush s'mund t'ia pėrmend emrin nga frika.

    Asnjėherė si ftohtėsi pėr njė gjė tė huaj.
    Si thellėsi nė thellėsinė e fijes sė ngrirė muskulore.
    Sikur unė rashė e rashė nė njė dhomė pa fund ftohtėse
    duke mbajtur njė dorė tė ftohtė mbi dorėn time prore.

    Tani atė e njoh pėrsėri, kėtu dhe gjithkund.
    Ajo ėshtė nė dritėn e heshtur mbi fundin e pyllit.
    Ajo ecėn si njė e huaj e vilanosur nė qiellin veror
    dhe rri si akuzė mbi gojėn e mbyllur.

    Ajo pret, pėr gjithmonė pak rreth anės sė gjėsė,
    hije e padukshme, gjatė vyshkjes sė gurėve e pemėve.
    Ajo bėhet mė e pasur me sekondat e reja
    dhe mė e keqe. Atė e kam gjithmonė pranė meje.

    Por ne nuk bisedojmė me njėri-tjetrin,
    as gjatė dritės sė diellit apo kur yjet mbushin qiellin.
    Vetėm ne tė dy e dimė, se tjetri ėshtė atje.
    Mė tepėr s'ka nevojė. Njė ditė do e takojmė ferrin.

    HORIZONTI PRANVEROR

    Bota ėshtė kaq e lagėsht -
    Qielli i rėndė nga Lagėshtira…

    Zemra e rėnduar nga Lumturia,
    e lumtur gati pėr tė qarė.

    UNĖ SHOH SONTE

    Unė shoh sonte, se dora e tij e shtrirė
    ėshtė gati pėr qetėsi
    pėr tė ndarė pluhurin nga shpirti.
    Njė prerje dhe pak pika gjaku pikojnė poshtė
    - piko poshtė dhe zhduku
    nė paqen e gjumit tė lashtė.

    Asgjė s'ėshtė humbur. S'ka thirrė asnjė.
    E qetė - psherėtimė -
    qė ėshtė jashtė me gjithēka,
    atė, qė tė ka ndodhur, dhe atė, qė do ndodhė.
    Tani do bie borė me errėsirė
    dhe qetėsohet me borė.

    -- Pėshpėrit nė zemėr, e vėshtirė e nxehtė:
    Ti mashtron si tepėr,
    dhe pak mė ke sjellur.
    Kėshtu pėshpėrit ankthi: i papėrfunduar, i lėnė,
    rri fati yt prapa,
    se ti shkove mbrėmė.

    Ti duhet tė rritesh tė lulėzosh dhe tė mbjellėsh fara.
    Je akoma i varfėr pėr tė vdekur.


    Gustav Munch-Petersen

    PĖR PRINDĖRIT E MI

    unė s'u bėra ai, qė ju pritėt -
    unė u bėra ai, qė ju kishit frikė -
    ju mė latė tė rritem
    duke u sjellur tek privimi juaj.
    Ju mė rritėt me lotė tė fshehtė -
    mė rritėt mua
    pėr tė jetuar jetėn tuaj - pėr ta vazhduar -
    mund tė them:
    siē jetuat ju; ju e kishit drejtė -
    dmth. ėshtė mirė tė jetosh kėshtu
    a duhet unė?
    apo duhet ta vras shpresėn tek ju?
    t'u tregoj juve se unė s'u bėra si ju -
    se bota ime ėshtė tjetėr nga e juaja,
    gėzimi im,
    dhimbja njė tjetėr nga e juaja -
    a doni tė besoni falenderimin tim ndaj jush?
    falenderimin tim ndaj jetės?
    apo do tė thoni:
    ai mori gjithēka,
    ai mori gjithēka prej nesh,
    dhe nuk na kthen asgjė,
    tjetėr veē vuajtje e zhgėnjim.
    unė e di, ju keni tė drejtė, kur e thoni atė.
    unė mendoj, se kam tė drejtė, kur largohem
    pėr tek vendi im.
    largohem i heshtur -
    largohem ngadalė dhe rėndė -
    por mendoj, se duhet tė shkoj.

    PĖR NJĖRĖN

    - ty nuk guxoj tė tė dua -
    dashurinė tėnde tė madhe pėrqafimin e butė
    ulesh si vaj
    nė detin tim tė rinisė sė shqetėsuar -

    - ndėrsa akoma i dehur flej
    mes qepanave tua tė mbyllura,
    mban ti duke luajtur
    ēantėn time tė shigjetave

    - ty nuk dua tė tė dua -
    dua tė shikoj diellin pėrmes liqejve tė thyer -
    - deri tek tonet e forta nga teli i shigjetės
    dua tė dal jashtė tė ndjek jetėn -

    VDEKJA

    pėrse jetojmė ne -
    po -
    ajo ndodh, se ne jemi kaq tė gėzuar, se kėndojmė -
    ndoshta bėhemi kaq tė lumtur, kaq tė gėzuar,
    se ne njėherė tė qetė ecim rrugės sonė,
    me ankth se kurrė mė s'do dėgjojmė
    qeshjen rinore tė jetės -


    Lise Sųrensen

    RRUGA E KTHIMIT

    Unė kam guxim drejt rrugės sė kalldrėmtė,
    hapat kėmbėngulėse nė male,
    unė kam guxim pėr ditėt e pėrgjakta
    me vetėm njė ėndėrr tė mbahem.

    Por unė e di se ne do tė shkojmė me njėri-tjetrin,
    ne tė dy dhe mijėra tė tjerė,
    dhe besoj se ne guxojmė tė qeshim nė rrugė
    dhe ndaj tė migrosh ėshtė me vlerė.

    Unė kam mjaft guxim drejt rrugicave tė kalldrėmta,
    dhe mjaft tė vilanosem e tė bie,
    por kam frikė pėr rrugėn e kthimit,
    ku asnjė mall s'mė bėn tė ndiej.

    Kam frikė pėr rrugėn e kthimit,
    rrugėt e vetmuara tė holla
    pasi nė errėsirė ėndrrat janė tė ftohta
    dhe zemrat e dobėta e tė vogla.

    Dhe besoj, ne do tė arrijmė atė qė kėrkuam
    dhe shih, se kurrė s'do bėhet e jona,
    kėshtu ne do shikojmė njėri-tjetrin
    dhe zemėrohemi, drejtohemi e lėndohemi.

    Pasi asnjėri s'ka dėshirė tė ndiqet
    nė ditėt boshtake tė zhgėnjimit
    dhe asnjė s'mund tė dashurojė njėri-tjetrin
    nė rrugėt, qė shkojnė vetėm drejt kthimit.

    TUNELI I DIMRIT

    E rėndė qėndron shkretėtira e qiellit mbi ne
    nė zgjatimin pafund tė tokės mėmė
    dhe nga egėrsia pa mėshirė
    si deti. Kėtu s'gjendet tjetėr gjė.

    Nė rrjetin e degėve tė holla tė kapilarėve
    si gjithkund: njė humbje pa shpresė e fuqive.
    Tani jemi futur thellė nė tunelin e dimrit sipas tė cilit
    truri jonė ka marrė formė dhe ngjyrė tė hime.

    Dyshim dhe inat nuk gjendet kėtu,
    e gjitha qė posedojmė ėshtė dija e hollė
    se fytyra e dritės pret diku jashtė
    nė hapjen e gjatė tė tunelit nė kohė.

    Dhe pėr fushat e zeza jashtė
    qė bora i piklon si libėr me fotografi
    me shtėpi, anije dhe njė fėmijė
    qė dėgjon pas dushit tė njė treni dhe rri.

    MALL

    Malli im ėshtė njė fushė e gėzuar dhe e hapur.
    Ai i pranoi puthjet e tua si diell e shi.
    Ai tė pranoi ty, me pėrqafim e pėrgjithmonė -
    tė takoj shpesh tek vetja ime tani.

    Ti humbet rreth mendimeve tė reja tė bardha,
    ndėrmjet akteve dhe fjalėve tė pakryera.
    Kėtu jeta jote bėhet kaq e kaltėr dhe pafund,
    kėtu bėhet ēdo lojė mjerane kaq e mirė dhe e madhe.

    Ti, duart e mia kurrė s'munde t'i kesh
    jeton nė pjesėn time tė hapur tė pranverės ti,
    ku ēdo gjė ėshtė akoma vetėm njė ofertė habie
    ku ēdo gjė ka tė drejtė tė rritet nė diell e shi.

    Tani takoj fytyrėn dhe zėrin tėnd
    dhe puthjen tėnde ndėrmjet gjithēkaje tė bukur.
    Unė kam mall, por malli im nuk vuan,
    ai ėshtė shiu i vet, fruti i vet i dukur.


    Benny Andersen, nga NGJALA MUZIKALE I

    EMIGRANTI I ZEMRĖS SIME

    Unė tė takova si njė i huaj
    por pashė se ti mė njihje
    mė mirė se unė veten

    Ti mė ēove nė zbulim tė vetvetes
    ti njihje rrugėkalime
    nė pamjet e papara
    nė koralet e fshehura
    Qė ishin sjellė nė kartėn time

    HOMOSEKSUALI

    I vėshtruar nga xhepat e mbraptė tė ndarė
    i survejuar nga borsa tė ngrohta tė ngritura lart
    rrethuar nga dyshime tė djersitura
    shtėrnguar me litar dhe projektor tė plotė
    i pranuar para gjyqit tonė:
    S'ka rėndėsi se ku
    ti i ndreqe ndjenjat e tua.
    Ajo bashkėjetesė e minuar
    shkakton shenjė mulliri
    nė jetėn tonė seksuale tė re
    ėshtė rėnia e shtėpisė nė lupėn e zmadhimit.
    Shiko vetveten
    pėr botėn tonė
    ku gjithēka gjėmon
    kapelja bie mirė
    butoni shtyp butonin
    pasqyra pasqyron pasqyrėn
    gishtat tregues qėndrojnė bukur
    nė gjatėsinė e njėri-tjetrit
    vetėm nė art ka nyja dhe vorbulla
    se ne na mjaftojnė copat e shtrembėra tė gojės
    pėr gjitha rrezet direkte tė ndjenjave.
    Shikoje veten si vetjak i mjekrės sė parruar
    nė njė mjekėr qė shkėlqen sapo rruari.
    Pranoje shqyerjen tėnde armiqėsore tė sė djelės
    dhe vėre vuajtjen tėnde
    nė rruarjen e hirshme dhe shpėtimtare.

    MORALISTI

    Kėrkesa jote pėr koherencė
    ndėrmjet gjėrėsive tė jetės
    dhe bindjeve politike.
    Zgjedhje personale e pambukut tė xhepit.
    Sinori yt: poezi e shqyer e zhubrosur
    fluturake nė antenat e mendimeve tė tua.
    Ku ti tonizon e mbush hapėsirėn
    me thonj tė pastėr, ballė lart-poshtė
    dosje shtypi vizionare.
    Bota zhvillohet nė mė tė pėrcaktuarat.
    Kopilėt mėsojnė shumė shpejt tė ecin.
    Vullneti jonė shfaqet si njė gėrshėrė dekorative
    mbėrthehet elegante
    tė gjitha qėllimet e drejta tė sė ardhmes
    nga sirtari komfort i pluhurt.
    Ti na tregon ne zgjerimin e mundur
    kur ti dorėrrumbullak zgjeron kohėn tėnde

    Jeta lulėzon
    kur ne reagojmė keq,
    vjen i keqėsuar tepėr vonė,
    na mbush me konjuktura tė majme,
    merr plaste barku nė njė supozim maje tė paardhur
    dhe na mbulon ne gjatė natės me revista fotografish.

    Pėrkthyer nga Arben Ēokaj, Kopenhagė 2000.

    [ Prapa ]