Konflikti nė Irak dhe gjysmė-diplomacia evropiane
Para se publiku i gjėrė tė njihej me planin amerikan pėr luftė kundėr Irakut dhe ndryshimin e sistemit diktatorial iraken, sinjale tė qarta u dhanė nga kancelari gjerman Gerhard Shrėder, nė fushatėn elektorale tė shtatorit tė kaluar. Do mbahet mend pėr shumė kohė thėnia e tij elektorale: Asnjė ndėrhyrje nė Irak!. Dhe kur Shrėder e pa se kjo gjė e frigonte popullin gjerman, e ai kėshtu po fitonte pikė, ai e theksoi edhe mė shumė iniciativėn e tij paqėsore pėr konfliktin nė Irak, saqė tashmė e ka kthyer atė nė njė iniciativė tė hapur politike, e cila nuk duket se do kalojė pa probleme tė mėdha.
Ėshtė bėrė tashmė e qartė pėr kėdo, se Shrėder e fitoi edhe njė herė pushtetin nė Gjermani, nė zjedhjet e 22 shtatorit 2002, duke pėrdorur pikėrisht fatkeqėsinė e pėrmbytjeve tė ndodhura nė Gjermani, nė atė fund-vere nga lumi Elba, dhe kėrcėnimin e luftės nė Irak.
Sa i pėrket fryrjes sė lumejvė qė vinin nga Rusia, si rezultat i reshjeve tė shumta nė atė kohė vere, askujt nuk i shkoi ndėrment tė krijojė lidhjen e kėsaj ngjarjeje tė natyrės, me rreth 500 milion Euro, qė kancelari Shrėder i dha kolegut tė tij rus Putin, disa javė para se kėto pėrmbytje tė ndodhnin. Fill pas zgjedhjeve tė pėrgjithėshme tė shtatorit 2002 nė Gjermani, u bė e qartė publikisht se, shteti gjerman i drejtuar nga kancelari Shrėder, ishte nė njė krizė tė thellė ekonomike, me njė borxh tė brendshėm prej 36 miliardė Eurosh.
Sidoqoftė, Shrėder e pėrdori shumė bukur faktin e pėrmbytjeve nė Gjermani, pėr tė dalė vetė mbi ujė, dhe panikun pėr njė luftė tė mundshme nė Irak, qė gjermanėt tė harronin numrin e lartė tė papunėsisė. Por kjo gjė nuk vazhdoi gjatė, se njė pasiguri e madhe i ka kapur zgjedhėsit gjermanė, pas gėnjeshtrave elektorale tė kancelarit tė tyre, i cili synoi mė pas tė rrisė kursimet inteligjente, siē do i quante ai tatimet, dhe rritja e ēmimeve nė Gjermani, po e bėn natyrshėm mė tė vėshtirė jetėn e qytetarėve gjermanė.
Gjatė fushatės elektorale tė shtatorit tė kaluar nė Gjermani, amerikanėt reaguan pėrmes Kondelenza Rais, e cila pohoi se marrėdhėniet Uashington-Berlin janė helmuar. Mė pas Shrėder dhe partia e tij socialdemokrate do pėsonin njė humbje tė thellė nė zgjedhjet lokale pėr dy lande nė fillim tė shkurtit, ku Shrėder u detyrua publikisht ta mbajė pėrgjegjėsinė mbi vete, pėr kėtė humbje.
Nė lidhje me Irakun, diplomacia gjermane, me nė krye taksistin mė tė famshėm nė botė, tė gjelbėrin Joshka Fisher, vazhdoi nė tė njėjtėn linjė, pėr tė treguar edhe njė herė, se kur gjermani thotė njė gjė e ka thėnė gjermani. Zoti i ruajtė tė mos ndeshin nė ndonjė hundėlesh...
Nė njė intervistė televizive, ministri i mbojtjes amerikane, Ramsfeld, sqaroi para disa ditėve se ky problem qė paraqet qeveria gjermane kėto ditė, e cila nė tė vėrtetė ėshtė rreshtuar me Kubėn dhe Libinė, ėshtė njė problem evropian; evropianėt nuk kanė njė mendim tė pėrbashkėt. Nė njė konferencė shtypi, Ramsfeld pėrmendi njė fjalė tė urtė amerikane: Nėse ndodhesh nė njė vrimė, mos gėrmo mė thellė!. Nuk ka dyshim, qė kėtu, ai e kishte fjalėn pėr qeverinė gjermane, tė drejtuar nga kancelari Shrėder.
Por Shrėder po i tregon atij, se qeveria gjermane nuk ka ndėrmend ti ndalojė gėrmimet, pasi Shrėder po mundohet me tė gjitha mėnyrat, tė krijojė njė bosht tė ri anti-amerikan pėr luftėn nė Irak, dhe po mbėshtetet edhe nga Franca, Rusia dhe Kina. Shrėder po krijon kėshtu aleatė tė rinj, nė pėrpjekje pėr tė izoluar SHBA-tė...
Nisur si njė rastėsi nė njė fushatė elekrorale, konflikti nė Irak, ose lufta pėr arin e zi, po bėhet temė e gjėrė diskutimesh dhe mosmarrėveshje tė reja po dalin nė dritė. Kancelari Shrėder vepron si nė panik, kjo falė karakterit e njohjes sė tij, dhe paraqet nė vetvete njė person qė vepron nga dėshpėrimi. Ai ka filluar tė kritikohet edhe nga shtypi gjerman, se po kryen veprime tė pa matura, dhe pa u konsultuar mirė diplomatikisht, gjė qė u pa edhe nga udhėtimi i tij nė Spanjė, nga ku u kthye me duar bosh.
Kundėrshtia gjermane pėr administratėn amerikane, nė lidhje me konfliktin nė Irak, ėshtė bėrė sot njė temė e ditės. Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė pėrsėri kancelari gjerman Shrėder, i cili provoi dje dėshtimin e tij tė parė personal, nė kėtė fushatė kundėr luftės nė Irak, kur kryeministri spanjoll Oznar, i deklaroi atij, se Spanja nuk do tė luajė asnjė milimetėr nga deklaratat e mėparshme nė mbėshtetje tė SHBA-ve.
Ėshtė tipar i strukturave tė sotme gjermane, fenomeni psikologjik tė gjithė bashkė. Institucione tė ndryshme gjermane, nė dukje tė pavarura, bėhen bashkė nė tė njėjtin mendim, pėr probleme tė ndryshme nė vend, dhe kėtė gjė e synon kancelari Shrėder, ta shtrijė edhe mė gjėrė nė Evropė.
Por dalja hapur kundėr planeve amerikane, lidhur me konfliktin nė Irak, duke mbrojtur njė diktator si Sadam Huseini, ėshtė njė kafshatė qė nuk mund tė kapėrdihet nga tė gjithė evropianėt. Edhe shteti shqiptar, psh. ėshtė rreshtuar pėrkrah amerikanėve, nė luftėn kundėr terrorizmit.
Nė planin makro-politik, kemi tė bėjmė kėtu me njė dyzim mendimi evropian, qė pėr amerikanėt ėshtė vėshtirė tė kupohet. Kjo vjen edhe nga fakti se, Evropa pėrbėhet nga shtete nacionale, me njė traditė nacionale, dhe bashkimi pėr ta ėshtė pikėrisht pėrfitimi nacional, qė ata mund tė kenė pėrmes bashkimit. Por ndonėse punohet, qė Bashkimi Evropian tė ketė njė politikė tė pėrbashkėt, pėrsa i pėrket sigurisė dhe mbrojtjes, e qė pėrfaqėsohet nga Solana, akoma nuk ėshtė arritur qė tė ndėrtohet struktura e nevojshme, e cila tė japė njė mendim unik, nė emėr tė tė gjithė evropianėve, pėr njė problem tė caktuar, siē ėshtė ky me konfliktin nė Irak.
Gjithashtu, liderė tė shteteve tė ndryshme evropiane, mund tė thonė njė mendim tė tyre sporadik, tė hedhin njė ide, nė bazė tė disa interesave tė caktuara, siē bėri edhe Shrėder me kofliktin nė Irak, dhe mendimi evropian, ose duhet tė mbėshtesė kancelarin Shrėder, ose ta kundėrshtojė atė. Pra pėrsėri, do kemi njė gjysmė diplomacie evropiane, e cila pėr probleme tė mėdha, e ka vėshtirė tė jetė unike.
Konflikti nė Irak, po ravijėzon gradualisht krijimin e dy blloqeve politikė. Brenda NATO-s kanė lindur tė ēara tė mėdha, tė cilat hedhin pikėpyetje mbi ekzistencėn e aleancės veriatlantike. Franca dhe Belgjika i bashkohen Gjermanisė nė veton qė duan tė vėnė nė NATO, pėr tė mos e ndihmuar Turqinė, nėse ajo sulmohet nga Iraku nė rastin e njė konflikti. Me kėtė gjė ata synojnė qė tė parandalojnė konfliktin, duke mos menduar mirė pėr mėnyrėn dhe kohėn kur deklarojnė pėr gjėra tė tilla.
Boshtet tradicionalė politikė, nė politikėn globale, tė cilat njihen si boshti anglo-sakson dhe ai franko-rus, po ndeshen kėto ditė me njė fenomen tė ri: daljen nė dritė tė diplomacisė gjermane, dhe radhitjen e saj pėrkrah kėtij boshtit tė fundit.
Veprimet e kancelarit Shrėder u kritikuan ashpėr dje nga opozita gjermane, dhe kryetarja e unionit demokristian, Merkel, theksoi se, veprimet e kancelarit po krijojnė gradualisht njė situatė tė rrezikshme pėr Gjermaninė, ndėrkohė qė kryetari i unionit kristian-social, Shtoiber, kėrkoi qė ideja e vetos pėr tė mos ndihmuar Turqinė, nė rastin e njė konflikti tė mundshėm, duhet tė tėrhiqet menjėherė.
Kancelari Shrėder, i cili mundohet tė maskojė difektet e politikės sė tij tė brendėshme ekonomike dhe punėsimit, pėrmes hapjes sė temave tė reja tė diskutimit, si ky me konfliktin nė Irak, e ka vėnė sot mė shumė se kurrė nė pikėpyetje, vazhdimėsinė e qeverisjes sė tij, nė krye tė kėtij vendi evropian, njė nga vendet mė tė industralizuara tė botės.
Ka shumė mundėsi, qė koalicioni i kuq-gjelbėr, qė drejton sot Gjermaninė, tė mos i rezistojė gjatė krizave tė mėdha ekonomike, me tė cilat ndeshet nė politikėn e brendshme, dhe dalja hapur e kancelarit Shrėder kundėr interesave amerikane nė Irak, ndonėse rrit njė patetizėm nacional pėr disa gjermanė, mund edhe tė pėrbėjė njė precedent mė shumė, pėr izolimin e Gjermanisė, dhe kursin e saj kundėr aleancave tė deri-tanishme, tė cilat ēuan nė bashkimin e saj.
Arben Ēokaj - 12.02.2003.
Publikuar:
Gazeta shqiparo-amerikane "", USA - 14-17.02.2003, nr. 1216
Dėrguar pėr:
|
|
[ ]