P Ė R K T H I M E        

KARRIGIA, SHKALLA DHE NJĖ SIMBOLIKĖ TJETĖR

-- nga HERBERT PUNDIK*)

Jeruzalemi ėshtė njė qytet i tmerrshėm. Herbert Pundik shfaqet nė debatet e konferencės kulturore tė 'Politiken' "Fjalė nė Veri", me kėtė spekullim ndaj qytetit, qė ngacmon tė keqen mė tė madhe tek njerėzit.

Jeruzalemi ėshtė njė qytet i harruar nga Zoti. Ėshtė njė qytet qė ha banorėt e tij, thith boshėsinė e njerėzve ndaj respektit tė mendimit tė kundėrt, tė mėshirės e tolerancės, dhe pastaj i pėrshtyn kockat e thata pėr gėzimin e arkeologėve.

Jeruzalemi ndodhet vetėm 800 metėr mbi nivelin e detit, nė kufirin mes shkretėtirės sė verdhė dhe bregdetit tė gjelbėrt. Rrjedhja ndarėse e ujit kalon pėrkundėrt nėpėr qytet. Nga njėra anė rrjedh uji i shiut tė ēmueshėm drejt asgjėsimit nė Detin e Vdekur, fundi i lumit Jordan. Ndėrsa ana tjetėr rrjedh jetėdhėnėse drejt rrafshultės pėrgjatė Detit Mesdhe. Ndarja e ujit ėshtė shprehje e mendimit tė dyzuar nė kėtė qytet tė shenjtė. Vdekje dhe jetė. Kėtu kthehet dashuria pėr vendet e shenjta nė urrejtje pėr ata qė mendojnė ndryshe, sepse ky besim i dashur ėshtė aq i fortė, saqė nuk lė vend pėr tė tjerėt.

Nė shekullin e 9-tė myslimanėt murosėn portėn e artė nė murin rreth Jeruzalemit. Ishte profetizuar qė Mesia do tė hynte nė qytet pėrmes kėsaj porte dhe myslimanėt, qė kishin marrė qytetin nė shekullin e 7-tė, donin ta pengonin njė gjė tė tillė. Nė shek. 11-tė qyteti u mor nga kryqėzuesit megjithėse ai u mbrojt nga myslimanėt dhe banorėt ēifutė. Tė dyja palėt kishin arsye tė frikėsoheshin nga tė krishterėt. Njė nga kryqėzuesit shkruan me entuziazėm nė njė raport lidhur me "pamjen e mrekullueshme, qė mund tė vėrehej": "Disa nga luftėtarėt tanė… prenė kokat e armiqve. Disa tė tjerė i gjuajtėn me shigjeta, kėshtu qė ata ranė poshtė nga kullat. Tė tjerėt torturuan armiqtė pėr njė kohė tė gjatė dhe i hodhėn ata nė zjarr. Njerėzve dhe kuajve u duhej tė gjenin rrugėn pėrmes tė vdekurve. Por kėto ishin vogėlsi nė krahasim me atė qė ndodhi nė tempullin e Solomonit... Nėse unė dua tregoj tė vėrtetėn, atėherė mė duhet tė kapėrcej aftėsinė perceptuese tuajėn. Kėshtu qė le tė mjaftohemi duke thėnė se kėtu luftėtarėt kalėronin nė gjak, i cili arrinte deri nė gju." Dhe pas plotėsimit tė misionit, luftėtarėt tė prirė nga priftėrinjtė u drejtuan pėr tek kisha e Varreve tė Shenjta, ku tė gjithė iu lutėn Zotit.

Nė kohėn tonė beteja vazhdon pėr qytetin e shenjtė me mė pak gjakderdhje, por me tė njėjtin entuziazėm. Kristianėt koptikė egjiptianė kanė nxjerrė tė krishterėt etiopianė jashtė Kishės sė Varrit, nė kulmin e sė cilės, ata bėjnė njė jetė mizere. Nuk ka mė vend pėr secilin nė shtėpinė e Zotit. Nė ata 20 vjet, kur Jeruzalemi ishte pushtuar nga jordanėt, ata e mohuan hyrjen e ēifutėve pėr nė vendin e shenjtė, Murin e Qarjes. Dhe sot, kur Jeruzalemi ėshtė i kontrolluar nga Izraeli, ēifutėt pėrpiqen tė vėshtirėsojnė jetėn e myslimanėve dhe kristianėve arabė, duke mohuar lejet e ndėrtimit dhe duke vjedhur tė drejtėn e tyre tė banimit me truke tė shumėllojshme burrokratike.

Legjenda e vjetėr ēifute pėr krijimin e botės ka njė aktualitet tė pėrjetshėm. Ajo na tregon se Zoti ynė e ndau Jeruazalemin me nėntė tė dhjetat e bukurisė sė Jordanisė, nė tė njėjtėn kohė qyteti mori edhe nėntė pjesė tė fatkeqėsisė qė Zoti ynė kishte disponuar. Asnjė qytet nė glob s'ėshtė i ngarkuar me kaq ndjenja, pritshmėri, shpresa pėr shpėtim dhe besim tek pushteti i lutjeve sa ky qytet, qė deri 100 vjet mė parė ishte njė qytet i vogėl provincial, i varfėr dhe i rėnduar nė perandorinė osmane.

Ai zinte njė vend modest nė hartė, ndėrthurur nga malet Jude, pas mureve turke, portat e tė cilėve mbylleshin pas perėndimit tė diellit. Por ai shkėlqente nė fantazinė e besimit, me kulla, kupola dhe dritat qiellore. Ēifutėt dhe tė krishterėt mendojnė sė bashku, se lutjet nė qytetin e shenjtė posedojnė njė fuqi tė veēantė penetrimi. Sipas legjendave myslimane, njė lutje nė Jeruzalem peshon sa dhjetė lutje nė ndonjė vend tjetėr, pėrveē Mekės dhe Medinės. Dhe nė bazė tė legjendave ēifute, sferat qė rrethojnė tokėn janė tė pajisura me njė hapje nė Jeruzalem, nė mėnyrė qė lutjet tė mbarten direkt nė portėn e qiellit.

Ėshtė banale tė tregosh lartėsinė mbi nivelin e detit tė Jeruzalemit. Tė vlerėsosh nga salmet dhe legjendat, qyteti i afrohet mė tepėr qiellit se detit. Profesori nė teologji Henrik Scharling, qė shkrojti 'Banim i nevojshėn, shtėpia e priftit', i ka pėrshkruar ndjenjat e tij nė ngjitjen pėr nė Jeruzalem nė 'Njė pelegrinazh': "Ishte mes maleve Jude, mes tė cilėve ne gjindemi… Formacionet s'janė aq fisnike dhe tė bukura sa nė Greqi. Nuk kanė atė qartėsi, rrethina tė mprehta qė formojnė masive tė rėnda njėformėshe... Toka e shkretė dhe e papunuar pasqyron njė gjendje shpirtėrore tė rėndė dhe plot seriozitet. Greqia me linjat e bukura e dėshirėplotė tė maleve... ngjall poezi dhe kurajo e gėzim jete, ndjehet se kėtu jeta ka qenė njė lojė e bukur e festive - viset shkėmbore tė Judes i ngjallin trurit seriozitet dhe prapamendim, kėtu jeta s'ka qenė lojė dhe kėnaqėsi, por njė betejė serioze pėr tė fituar jetėn e pėrjetshme."

Jeruzalemi ėshtė njė zeriozitet i thellė. Qyteti ėshtė kaq i kuptimshėm, saqė pushon si njė barrė nė trurin e njerėzve. Nė kėtė qytet nuk ecet, nė kėtė qytet migrohet nė gjurmėt e tė tjerėve, mbretėrve, profetėve, pushtuesve dhe martirėve. Nga kollona nė kollonė, nga viti nė vit. Kėtu luajtėn tavllė legjionet romake, ndėrkohė qė prisnin njė mesia tė ri tė kryqėzohej. Vijat e fushės sė tavllės mund tė shihen nė formacionin shkėmbor tė Via Dolorosa. Kėtu ėshtė edhe guri bazė, nė tė cilin e gjithė bota pushon, kėtu ka njė kapitull prej kohės romake dhe pikėrisht kėtu kryqėzuesit mbajtėn frerėt e kuajve tė tyre.

- Nuk ndodhet, siē e pėrshkroi edhe Scharling, vend pėr tallje apo kėnaqėsi. Jo, pėr aq kohė sa gurėt flasin mė fuqishėm pėr njerėzit, sesa njerėzit pėr njėri-tjetrin.

Poeti izraelit Amichai i ka pėrshkruar marrėdhėniet tragjike nė mes gurit dhe njeriut nė njė pjesė prozaike, qė ka tė bėjė me njė grup turistėsh, tė cilėt ndjekin njė ciceron pėrmes qytetit tė vjetėr tė Jeruzalemit. Ata ndalojnė pranė njė shkalle dhe ciceroni bėn me shenjė pėr tek njė burrė me koshin me fruta e perime, qė ndodhet nė majė tė shkallės. "Shikoni, thotė ciceroni, nė tė djathtė tė burrit me kosh, ndodhet njė kollonė." Dhe kėshtu ai tregon njė histori tė gjatė pėr kollonėn. Nuk do tė ketė paqe dhe tolerancė ndėrmjet njerėzve nė Jeruzalem, thotė poeti, deri atė ditė kur njė grup turistėsh, tė drejtuar nga njė ciceron, tė ndalojnė pranė njė shkalle dhe ciceroni tė sqarojė: "Shihni atė kollonė. Nė tė majtė tė saj ndodhet njė burrė me njė kosh me fruta e perime." Dhe kėshtu ciceroni tė spjegojė pėr burrin dhe jetėn e tij. Jeruzalemi prodhon legjenda, jo anektoda. Tė tregosh barcaleta rreth Jeruzalemit ėshtė blasfemi, e njėjta gjė ndodh edhe me Jeruzalemin perėndimor tė ēifutėve, qė s'ka lidhje me testamentin e vjetėr apo tė ri, pasi qė ėshtė vetėm pak mė i vjetėr se 100 vjet.

E shenjta nuk njeh kufinj gjeografikė. Ajo ėshtė ajo qė ėshtė. Para luftės gjashtė ditore mė 1967, Jeruzalemi ishte njė qytet i prapambetur me rreth gjashtė kilometėr katrorė sipėrfaqe. Mbreti i Jordanisė, Husein e pengoi zhvillimin e qytetit, nga frika se do tė mund tė konkurronte kryeqytetin e tij, Aman. Kur izraelitėt pushtuan Gjėrėsirėn Perėndimore, aneksuan Jeruzalemin dhe e zgjeruan sipėrfaqen e komunės dhjetė herė, nė 60 kilometra katrorė dhe e quajtėn tė gjithin tė shenjtė. Fshatra arabė, lartėsi gurore dhe kullota bari u pėrfshinė me njė vendim qeveritar nė qytetin e shenjtė, pėr t'i shėrbyer njė qėllimi, fortifikimit tė kontrollit izraelit mbi qytetin, njė herė e pėrgjithmonė. Sipėrfaqja rrethuese e qytetit tė shenjtė u ngrit nėpėrmjet njė mrekullie moderne nė njė status shenjtėror, pėr tė cilin 94% e popullsisė ēifute tė Izraelit deklarojnė se nuk do e japin, pasi ėshtė trashėgimia e baballarėve, gjė qė nuk shitet. Njė prognozė opinionesh vėrteton se miti rreth Jeruzalemit ėshtė njė realitet politik, qė ėshtė mė i fortė se qyteti nė tė vėrtetė. Ai pėrmban tė tre monumentet fetare mė tė rėndėsishme tė feve monoteike: Malin e Tempullit me tė dy xhamitė, Kishėn e Varrit dhe Murin e Qarjeve, njė epiqendėr fetare. Ėshtė miti qė ndėrpret rrugėn pėr njė zgjidhje politike tė problemit tė Jeruzalemit. Dhe miti ėshtė aq i vjetėr sa besimi, dhe besimi ėshtė aq i vjetėr sa bibla. Nuk ėshtė rastėsi qė Jeruzalemi pėrshkruhet nė Testamentin e vjetėr nė 70 mėnyra tė ndryshme. Mbreti Solomon adhuron bukurinė femėrore nė Kėngėn e lartė tė Dashurisė, tė cilėn e krahason me Jeruzalemin. Dhe ai e dinte se pėr ēfarė po fliste. Sipas traditės, ai kishte 2000 gra.

Jeruzalemi ėshtė miti pėr dashurinė, pėr tė paarritshmen, pėr mėshirėn, pėr faljen dhe shpėtimin, ringritjen, mallin pėr vrimėn nė sferat qė tė dėrgojnė direkt nė portėn e qiellit.

Kur ėndrra realizohet dhe konfrontohet me Jeruzalemin e vėrtetė, me hajdutėt e xhepit, zhurmėn dhe ēatitė e tij, qė s'janė tė lara nė dritėn qiellore, por nė njė masė konfuze antenash, atėherė mund tė ndodhė njė kolaps psiqik. Ndėr specialitetet e qytetit ėshtė sindromi 'Jeruzalem', qė ngėrthen besimtarin, i cili nė shok pėr tė vėrteten fluturon nė botėn e fantazisė, veshėn mantelin e bardhė dhe fillon e flet me vete. Sėmundja ka karakter tė pėrkohshėm. Ajo kalon si rregull pas disa ditėsh terapi nė njė nga spitalet e Jeruzalemit qė ėshtė specializuar pėr njė trajtim tė tillė. Ajo ēuditėrisht kapėn mė sė shumti protestantėt. Katolikėt janė siē duket mė tė vendosur. Mjeku qė merrte nė dorė pacientėt quhej pėr mė tepėr Barel - qė do tė thotė 'i biri i Zotit'. Njė vetė-ironi e paqėllimshme, qė shpeshherė ndikonte ngacmueshėm mbi pacientėt e tij.

Miti rreth Jeruzalemit ka obsesuar ēifutėt evropianė mė tepėr se ata qė jetuan nė botėn islame. Ata kishin ndoshta mė pak nevojė pėr njė ėndėrr pėr ēlirim, pasi ata nuk ishin tė ekspozuar si besimtarėt e tyre europianė ndaj persekutimit ēifut. Sundimtarėt myslimanė kėnaqeshin si rregull vetėm me kėrkimin e njė tatimi, ashtu si pėr kristianėt qė jetonin nė vendet e tyre. Nė Evropė ēifutėt u pėrndjekėn pėr jetėn. Ata jetonin pėr mė tepėr larg Jeruzalemit dhe kėshtu i kaplonte malli. Ndėrsa ēifutėt e vendeve islamike ishin vetėm njė vrap pele larg qytetit. Pa vėshtirėsi tė madhe ata mund ta vizitonin atė. Ishin vetėm pak njerėz qė e bėnė njė gjė tė tillė, por kur Jeruzalemi u vendos brenda kufinjve tė sė mundshmes, ata nuk i brente mė malli pėr vendin e shenjtė.

Nė njė sallė lutjesh, nė njė podrum tė Jeruzalemit ndodhet njė karrige me shpinore tė lartė. Jo nė pjesėn brenda mureve tė qytetit mesjetar, por nė njė nga lagjet e vjetra tė pjesės sė re tė qytetit. Mė fuqishėm se Muri i Qarjeve, ajo simbolizon pushtetin e mitit dhe tė pamposhturės. Lokali ishte i lyer me tė bardhė spartane. Karrigia qėndronte nė fund tė njė tavoline tė gjatė druri, ku dishepujt uleshin sė bashku me kreun e komunitetit pėr tė studiuar shkrimet e shenjta. Ata i pėrkisnin njė tradite qė kishte rrėnjė nė tė kaluarėn e shekullit tė fundit, Rusinė cariste. Kishte diēka tė jashtėzakonshme lidhur me karrigen, ashtu siē ishte ajo, e pėrbėrė nga njė mozaik copash druri, disa tė errėta e disa tė ēelėta. Ajo i pėrkiste njėrit prej sektit tė rabinėve, qė ishte varrosur nė Rusi. Para vdekjes sė tij, ai i urdhėroi dishepujt tė emigrojnė pėr nė Jeruzalem. Ishte diku aty nga vitet 20-tė. Ndoshta ai ishte parashikues dhe e kishte ndjerė se kohėra ujqish ishin pėrpara.

Dishepujt e tij e prenė karrigen e rabinit nė copa tė vogla dhe e ndanė atė pėr secilin. Mbi varrin e tij, ata u betuan se do e plotėsonin dėshirėn e tij tė fundit. Disa u drejtuan direkt pėr nė Jeruzalem, disa tė tjerė pritėn kohėn tė rridhte. Kėshtu qė filloi lufta e dytė botėrore dhe invazioni gjerman mbi Bashkimin Sovjetik. Disa nga dishepujt pėrfunduan nė dhomat e gazit tė Hitlerit, disa i mbijetuan kampet 'kz' dhe tė tjerė kishin fat nė shmangien e pėrpjekjeve gjermane.

Ata qė mbijetuan arritėn nė Jeruzalem pas luftės. Ndonjėrit iu desh tė arratisej ilegalisht nga kufinjtė evropianė, ndonjėri u kap nga anglezėt nė pėrpjekje pėr tė depėrtuar pėrmes bllokadės angleze dhe emigruar nė Palestinė. Me durim mblidhen copat e vogla tė drurit nė Jeruzalem. Pas krijimit tė Izraelit mė 1948, u ndėrprenė kufizimet e emigracionit. Dhe pas disa vitesh, dishepujt e sektit arritėn nė pėrfundim se tė vazhdonin tė prisnin ishte kohė e humbur. I mblodhėn copat, i plotėsuan pjesėt e zbrazėta me copa tė reja druri dhe e vunė karrigen nė vend. Njerėzit shkojnė, por mitet mbesin.

Ndodhet edhe njė shkallė nė njė ballkon mbi hyrjen pėr nė Kishėn e Varrit nė Jeruzalem. Ajo ka qenė aty qė nga viti 1852 dhe asnjėri s'guxon ta largojė atė, pasi ajo simbolizon njė princip tė shenjtė, status quo, qė siguron qetėsinė nė vendet e shenjta. Funksioni praktik i shkallės ka mbetur nė shekullin e kaluar. Pėr arsye tė konflikteve tė pėrhershme ndėrmjet drejtimeve kristiane, qė ishin ziliqarė dhe xhelozė, saqė mund tė ziheshin pėr tė drejtėn e njė gozhde nė Kishėn e Varrit, guvernatori turk i Jeruzalemit vendosi qė ēelėsin pėr Kishėn e Varrit t'ia jepte njė familjeje myslimane. Pas perėndimit tė diellit, dera mbyllej dhe asnjė s'mund tė hynte apo tė dilte. Nė nxehtėsinė e verės, murgjit e kishin bėrė zakon tė kacavirreshen nga njė dritare dhe me ndihmėn e njė shkalle arrinin nė njė farė ballkoni, ku mund tė merrnin pak kėnaqėsi nga flladi i mbrėmjes. Mė 1852, fuqitė e mėdha evropiane vendosėn, qė interesat e tyre mbi vendet e shenjta tė ratifikoheshin, kėshtu qė s'mund tė kishte dyshim se, cilat krypte, kishėza, trarė apo llampadarė, pėr tė mos harruar njė gozhdė, qė i pėrkiste kishave tė ndryshme tė mos prekeshin. Turqit proklamuan pėr shkak tė evropianėve status quo-nė. Pėr tė siguruar qetėsinė nė Kishėn e Varrit nuk duhej prekur asgjė nga gjendja ekzistuese. Kėshtu qė shkalla ėshtė edhe sot, ashtu siē ka qenė qė prej vitit 1852 - si njė simbol, pa dobi pėr askėnd, por pėr respektin e tė gjithėve.

Siē e cilėson profesori Scharling, nuk gjindet asgjė qė tė ngjallė gėzim nė Jeruzalem. As edhe burri i veshur me tė bardha, me kurorėn e artė nė kokė dhe njė vegėl muzikore nė dorė, me vendin e tij tė pėrhershėm afėr Murit tė Qarjeve, ku ekspozohet ne rolin e harpistit tė mbretit David. Nuk ngjall gėzim as edhe njė anėtare e Knesset, Yael Dayan - vajza e gjeneralit Klapoje, qė deklaron se mbreti David kish qenė homoseksual. Vėrejtja pati qenė bėrė njėherė nėn diskutimin pėr tė drejtėn e homoseksualėve pėr tė marrė pension pas vdekjes sė partnerit. Yael Dayan rekomandonte njėrėn prej salmeve tė Davidit, ku ai qau pėr vdekjen e Xhonatanit dhe ēmoi bukurinė e tij. Vėrejtja gati sa nuk shkaktoi krizė qeveritare. E vetmja pėrpjekje pėr tė ngjallur gėzim qė mund tė tregojė historia e Jeruzalemit, ėshtė e lidhur me pushtimin e tij nga anglezėt mė 1917.

Qyteti ėshtė pushtuar e ēliruar rreth 20-25 herė nė historinė e tij. Si rregull, me shfaqjen e njė egėrsie tė paparė dhe shkatėrrime tė mėdha. Qytet pas qyteti ndėrtohej mbi shkatėrrimet e tė parit. Njerėzit i shkatėrronin ndėrtesat krejt dhe ndėrtonin nga e para. Pushtimi anglez ėshtė njė histori lufte me veshje komike. Sipas shkrimeve historike, bėhet fjalė pėr gjeneralin hero Allenby. Nė tė vėrtetė ishte njė klloun me emrin Mėrē (Murch), i cili nga rangu ishte ushtar i thjeshtė ndėrsa guzhinier nga profesioni. Ai ishte larguar nga rreshtat e anglezėve pėr tė gjetur vezė pėr ushqimin e mėngjesit pėr eprorin e tij. I lodhur dhe i mbushur me djersė, ai u ul tė pushonte mbi njė gur, kur pa njė procesion qė po afrohej i paraprirė nga njė karrocė kali dhe dy kalorės qė mbanin flamuj tė bardhė. Turma u afrua dhe njė zotėri oriental bėri ta pėrqafonte, gjė qė ai e kundėrshtoi.

"Ju jeni ushtar anglez?" tingėlloi pyetja. Ai e pohoi.
"Ku ėshtė gjenerali Allah Nebi?" (Nabi do tė thotė profet nė arabisht, red.). Mėrēi nuk mund tė tregonte.
"Dua tė dorėzoj qytetin, kėtu janė ēelėsat."
"Unė s'jam i interesuar pėr ēelėsat tuaj," ia ktheu Mėrēi, "unė dua vezė pėr oficerin tim." Mėrēi u kthye tek koloneli i tij dhe i tregoi historinė.
"Zotėrinj," foli gjenerali, "Jeruzalemi u dorėzua." Ai e dėrgoi lajmin tek gjenerali i brigadės sė tij, i cili menjėherė i hipi kalit dhe nxitoi pėr nė Jeruzalem, ku takoi kryeplakun e zhgėnjyer, qė pa shpresė ishte pėrpjekur t'ia dorėzonte qytetin e shenjtė njė kuzhinieri.

Tashmė dorėzimi i qytetit u bė nė mėnyrėn e duhur, nė rrėzė tė kullės sė Davidit, pranė portės Xhafa (Jaffa). Ndėrkohė lajmi kishte shkuar nė shtabin e gjeneral-majorit Sheas.
"Ndaloni gjeneralin e brigadės!" u shqiptua urdhėri, por ishte vonė. Ai mori urdhėr tė kthehej nė Jeruzalem pėrsėri dhe tė dorėzonte ēelėsat e qytetit. Pastaj erdhe gjeneral-majori dhe nė njė ceremoni tė re u bė dorėzimi i qytetit pėr herė tė tretė.

Kur ai u kthye nė shtabin e tij i telegrafoi komandantit mė tė lartė, gjeneralit Allenby: "Kam nderin tė lajmėroj se kam pranuar dorėzimin e Jeruzalemit." Pėrgjigjia tingėlloi: "Gjenerali Allenby do tė pranojė personalisht dorėzimin e qytetit mė 11 dhjetor." Ndodhi ashtu siē qe planifikuar. Allenby nuk kalėroi pėr nė Jeruzalem, ai eci nė kėmbė, nė shenjė respekti. Jeruzalemi u dorėzua pėr tė katėrtėn herė, pa rrjedhė as edhe njė pikė gjaku.

Nuk ėshtė shumė gėzim ta tregosh kėtė gjė pas 3 000 vjetėsh histori. Pasi s'ka gjasa pėrmirėsimi as pėr 3 000 vjetėt e ardhshėm. Zgjidhjet kėrkojnė kompromise dhe Jeruzalemi ėshtė qyteti i absolutes. Dashuria e besimtarėve pėr tė ėshtė aq e madhe, sa nuk ka vend pėr tė tjerėt. Kėtu zotėron e drejta e tė fortit, fitues ose humbės, kėshtu ka qenė gjithmonė. Jeruzalemi ėshtė njė qytet qė duhet fituar ose humbur. Ėshtė njė qytet i vėshtirė pėr tė jetuar nė tė, duhet tė jesh pro ose kundėr, duhet tė dorėzohesh, ose tė jetosh nė njė vend tjetėr.

Ka mundėsi qė ky mendim tė helmojė gjithmonė trurin e njerėzve. Por sa tė merr malli pėr ato ditė tė bukura tė sė kaluarės, kur ky qytet ishte i ndarė hermetikisht me mura tė lartė tė shpuar nga plumbat, me fusha tė minuara apo tela me gjemba. Kur njeriu ngjitej nė ndonjė nga ēatitė aty afėr dhe kundronte kullėn e Davidit apo kupolėn e artė tė xhamisė sė Omarit. Kur qyteti ishte i ndarė ndėrmjet atyre dhe neve. Kur e vetmja shenjė jete nga ana tjetėr, fėrshėllehej nga e shtėna e njė pushke apo nga zhurma e kėndshme e automjeteve. Kur vendet e shenjta ishin diku larg - ku malli kalbej dhe jo si tani, qė na mbush me brejtje.

*) Herbert Pundik ka origjinė ēifute. Ka qenė pėr disa vjet gazetar dhe kryeredaktor i gazetės daneze "Politiken".

Pėrktheu: Arben Ēokaj
Politiken, 29 maj 1997

[ Prapa ]