P Ė R K T H I M E        

TĖ BĖFTĖ MIRĖ KAREN JESPERSEN *)

Danezėt janė bėrė kanibalė. Pasi vetėm duke kullufitur ata, qė nxjerrin nė pah mungesėn e identitetit dhe personalitetit tonė, do mundemi tė mbajmė gjallė imazhin tonė si individė dhe si popull.

Nga Soeren Iversen, mėsues i shkollės sė lartė.

Pėrfundimisht ndodhi ajo. Pėrfundimisht ia arritėm qėllimit. Pėrfundimisht ne mund ta pranojmė atė – kanibalizmin.
Gjatė njė periudhe prej shumė vitesh kemi diskutuar pėr refugjatėt dhe emigrantėt. Nė fillim, dmth. nė fundin e viteve 60-tė dhe fillimin af 70-tave, ne kishim idenė, qė tė huajt nė Danimarkė, duhej tė asimiloheshin. Ishte njė reaksion i drejtpėrdrejtė ndaj tė huajve, tė cilėt i kishim thirrur pėr tė na zgjidhur problemin tonė tė mungesės sė fuqisė punėtore.
Por shumė shpejt, ne erdhėm nė pėrfundimin se nuk mund t'i bėnim jodanezėt danezė, pasi kjo pėr tė huajt pėrbėnte heqjen dorė nga vlerat, normat dhe identiteti i tyre. Dhe njė gjė e tillė nuk mund t'ju kėrkohej tė tjerėve nga evropianoperėndimorėt e kėndshėm, humanitarėt sekularė - pėr aq kohė sa bėhet fjalė pėr njerėz. Kėshtu qė nė vend tė kėsaj u bė integrimi, mantra**) e debatit pėr tė huajt. Tė huajt morėn kėshtu tė drejtė tė ruanin vlerat e tyre bazė, kur ata iu pėrshtatnin marrėdhėnieve tė ligjshmėrisė daneze dhe pėr mė tepėr kur ata nuk ndryshonin aq shumė me veēanshmėrinė e tyre. Por a donim ne tė thonim diēka me kėtė ndryshim mes integrimit dhe asimilimit? A ishte thjeshtė njė ndarje e karakterit akademik, qė ne tė mund tė qėndronim mė mirė si model i shovinizmit, apo kishte diēka tjetėr, qė i ndante kėto dy koncepte? A mos ishte nė tė vėrtetė diskutimi, vetėm njė shprehje frike dhe histerie, ashtu siē ėshtė edhe toleranca vetė?
Po, kjo ishte e vėrtetė. Nuk kishte absolutisht asnjė substancė nė diskutim. Ne kurrė, nė asnjė moment, nuk kemi menduar seriozisht tė kishte ndonjė ndryshim nė mes integrimit dhe asimilimit. Gjithmonė kemi menduar se tė huajt nuk mund tė jenė tė respektuar nė Danimarkė, para se ata tė jenė bėrė danezė.

Po pse atėherė e gjitha kjo? Si ēdo artist tjetėr i mirė, Leif Panduro kishte rreth dhjetė vjet pėrpara njė ndjenjė ndėrkohė, tė cilėn e shprehu nga 1962-shi, nė njė histori tė shkurtėr, qė quhej "Shqetėsime nė periferi". Nė kėtė histori bėhet e mundur qė njė shtėpi e veēuar, komforte dhe e rregulluar mirė, tė zihet nga njė person krejtėsisht paqėsor por me pamje tė huaj, i cili kishte nofulla tė fuqishme, mollėza tė stėrzmadhuara, dhe tipare, qė pak ngjanin me ato tė evropianėve nordikė.
Banorėt e lagjes, tė cilėt janė karakteristikė pėr mungesėn e identitetit dhe personalitetit tė tyre, i kap njė ankth i madh, pasi anonimiteti dhe indiferenca e tyre bėhet papritur e dukshme. Ata vendosin tė bėjnė diēka, pasi "nuk mund tė vazhdojė kėshtu". Duhet vepruar. Dhe historia tregon se, ata nė njė natė tė zezė, futen nė shptėpinė e tė huajit, e vrasin atė dhe e hanė mė pas.
Nėse tani njeriu pyet vetveten apo tė tjerėt se kanibalizmi ka ardhur nė Danimarkė, pėrgjigjia duhet tė jetė: Po, ai ka ardhur. Ne jemi bėrė kanibalė – ose mė saktė: ne kemi qenė gjithmonė tė tillė. Pasi vetėm duke i ngrėnė ata, tė cilėt nxjerrin nė dritė mungesėn e identitet dhe personalitetit tonė, mundemi tė shfaqim imazhin si individė dhe si popull. Problemi ėshtė vetėm se, emėruesi i pėrbashkėt i kėtij populli ėshtė ankthi dhe pasiguria. Tė huajt vijnė nė Danimarkė dhe na nxjerrin lakuriqėsinė, na nxjerrin nė shesh cilėsitė e karakterit mė tė pėrēmuar, duke ēelur njė vrimė nė murin tonė tė sigurisė, me tė cilin jemi rrethuar, dhe kėshtu ne dalim si Perandori me kostumin e tij tė ri***): tė ekspozuar ndaj ndjenjave shpirtėrore, tė ekspozuar ndaj respektit njerėzor reciprok, me themelet e jetės tė shqyera tej e pėrtej, pa qenė nė gjendje tė krijojmė marrėdhėnie me mjedisin rrethues nė mėnyrė tjetėr, veē me frikė e llupsėri.
Dhe para se Parlamenti tė mbyllej, kjo u pėrcaktua pėrfundimisht me ligj. Ministrja e brendėshme, Karen Jespersen, duhet tė falenderohet. Unė pėr vete kam ushqyer gjithmonė njė admirrim tė pasqarueshėm pėr kėtė entuziazėm tė papėrkulur, qė ajo ka treguar – edhe kur ishte ministre e punėve sociale. Tani me miratimin e rregullave tė reja pėr bashkimin familjar dhe me komentet e ministres sė brendėshme, sipas Jyllans-Posten tė d. 21.05.00, si dhe komentet e qarta tė saj nė gazetėn Politiken, javėn e kaluar, duket se politika e tė huajve nėn emrin politika e integrimit, bėn nė tė vėrtetė fjalė pėr asimilim.
"Jo vetėm", thotė qartė ajo nė titullin Demokraci, se "qėllimi duhet tė jetė qė minoritetet etnike tė integrohen nė shoqėrinė daneze, nė atė mėnyrė qė tė mos jetė relevante ndarja e tyre nė grupe tė veēanta", por ajo shton edhe njė rresht tė vlerėsimeve morale pėr emigrantet dhe refugjatėt, qė fatmirėsisht ka vetėm pak shembuj nė historinė e re tė Evropės.
Nuk kisha besuar se njė ministre e brendėshme socialdemokrate do mė detyronte tė asocioj kėtė gjė me fqinjin tonė tė jugut, nė kohėn mes kolapsit tė Wall Street-it dhe krijimit tė organizatave tė mėdha ndėrkombėtare OKB e NATO. Nuk ėshtė e nevojshme tė tejkalohen Pia Kjersgaard dhe Mogens Gilstrup****) nga e djathta, Karen! Kjo ėshtė ajo qė ti po bėn, kur e pėrshkruan pikėpamjen e tė huajve pėr gratė, si "pėshtirosės dhe shprehje tė njė filozofie shtypėse e nėnshtruese".
Ėshtė pikėrisht ajo qė bėn ti, kur mendon se mund tė gjykosh moralisht atė, qė ti e quan `martesė e detyruar', duke i konsideruar kėto si tradita mesjetare, tė cilat janė shtypėse. Kėtu bėhet fjalė pėr varfėrinė shpirtėrore tė ministres dhe mungesėn e njohurisė historike tė saj. Pasi vetėm kombinimi i kėtyre tė dyjave, mund tė justifikojė faktin qė dikush gjykohet nė mėnyrė tė tillė. Nga ku e ke marrė kėtė Karen, qė martesat e pabazuara nė dashuri, i pėrkasin mesjetės? Pėr ēfarė mesjete e ke fjalėn? A mos ėshtė mesjeta jote apo e refugjatėve dhe emigrantėve? Dhe ky lavdėrim fantastik pėr iniciativė dhe pėrpjekje vetjake: "Sipas bindjes sime, Danimarka i merr problemet mė seriozisht se sa vendet e tjera – dhe ne bėjmė diēka pėr kėtė. Prandaj debatojmė kėtu, qė t'i pengojmė problemet tė bėhen tė mėdha." (Jyllands-Posten, 21.05.00). Po, me tė vėrtetė, ne bėjmė diēka. Ne e ndjejmė se zagari brenda nesh duhet tė dalė tė ajroset. Ai duhet tė marrė frymė lirshėm, tė lehė nga tė gjitha anėt e tė ngulė dhėmbėt e tij 'pitbullterrier' tė pangopur e shkatėrrimtarė, nė secilin prej tė huajve, qė merr mė tė paktėn prej nesh. Ēudi si nuk i hapim kufinjtė edhe mė shumė! Por do vijė njė ditė, kur zagarėt ta kenė mbaruar ushqimin. Deri atėherė kemi mjaft pėr t'i ngulur dhėmbėt.
Prandaj nuk duhet llogaritur se ėshtė e mundur tė vish kėtu, e tė jetosh me burrin/gruan tėnde, nėse shfaqesh duke qarė apo me shqetėsim e ankth, nėse ke qenė nė kontakt me njė qendėr krize apo diēka tė tillė, apo nėse tė afėrmit e tu kanė bėrė mė parė njė martesė tė detyruar. Deri atėherė duhet t'ia dalėsh me vajzat e rregullta daneze, qė pinė duhan e alkool, shkojnė nė festa, kanė dashnorė alternativė, dhe pėrgjithėsisht sillen tė lirshme, siē thotė ministrja. Atyre tashmė u ėshtė marrė njė sasi e konsiderueshme pėrqafimesh...
Kur plani i ministres tė zbatohet, mbetet vetėm njė problem: asimilimi i plotė bėhet atėherė kur nuk shihet mė asnjė ndryshim. Propozimi im pėr rregullimin e ligjit tė integrimit pėr kėtė arsye ėshtė, qė pėrveē mėsimit tė gjuhės daneze dhe lėndėve shoqėrore, si dhe aktivizimit, duhet tė bėhen edhe disa operacione plastike, tė cilat heqin shenjat e dukshme, qė i dallojnė tė huajt nga danezėt. Kėshtu qė i shmangemi ngrėnies sė tyre. Tė bėftė mirė!
---
*) Karen Jespersen – ministre e brendėshme e Danimarkės, deri nė nėntor 2001.
**) mantra – lloj meshė nė fenė budiste.
***) "Rrobat e reja tė Perandorit" - tregim i H.C. Andersenit: Rrobaqepėsi mashtrues qepėn njė kostum transparent pėr Perandorin, i cili shihet vetėm nga njerėzit qė e meritojnė postin qė kanė. Nė kėtė mėnyrė ai e nxjerr Perandorin lakuriq para popullit...
****) Politikanė ekstremistė tė djathtė danezė.

Pėrktheu: Arben Ēokaj
Publikuar: Politiken (origjinali) - gazetė daneze, 11 qershor 2000.

[ Prapa ]