P U B L I C I S T I K Ė        

Ligji i Jantes, ose modestia vetmohuese

Njė ligj kontroversial qė i pėrfshin tė gjithė: ata tė cilėt nuk e zbatojnė, por edhe ata qė e zbatojnė atė. Ai ka depėrtuar thellė nė ndėrgjegjen e popujve skandinavė.

Rreth 60 vjet mė parė, nė librin "Njė refugjat kapėrcen gjurmėn e tij" tė shkrimtarit norvegjezo-danez Aksel Sandemose, shfaqet njė ligj i veēantė e tepėr karakteristik, i cili do bėhet mė pas ligji mė popullor pėr danezėt, dhe skandinavėt nė pėrgjithėsi. Ky ligj i pėrbėrė nga dhjetė pika, ose postulate, ėshtė mjaft kontroversial nė vetvete, por pėrmendet gjithmonė si simbol i mendėsisė skandinave. Danezėt e quajnė atė ligjin e tyre dhe njihet pothuajse nga tė gjithė, megjithėse janė tė shumtė ata qė nuk e dinė se kush e ka shkruar dhe ēfarė do tė thotė fjala Jante. Jante, sipas autorit, ėshtė qyteti Nykųbing Mors, jo shumė larg nga kryeqyteti, ku shkrimtari kaloi fėmijėrinė e tij. Dhe nuk ka asnjė lidhje nė mes titullit tė librit e ligjit vetė.

Ėshtė e pamundur pėr dikė qė do t'i referohet asaj qė ndodh ēdo ditė nė jetėn daneze, e tė mos e pėrmend efektin e madh tė ligjit tė Jantes. Pavarėsisht se ai nuk ėshtė njė ligj shtetėror, zbatohet instiktivisht nga vetėdija e popullit danez, mė mirė se kushtetuta vetė. Postulatet e tij janė:

1. Ti s'duhet tė besosh se je dikush.
2. Ti s'duhet tė besosh se je aq i madh sa ne.
3. Ti s'duhet tė besosh se je mė i zgjuar se ne.
4. Ti s'duhet t'i krijosh vetes idenė se je mė i mirė se ne.
5. Ti s'duhet tė besosh se di mė shumė nga ne.
6. Ti s'duhet tė besosh se je mė shumė se ne.
7. Ti s'duhet tė besosh se je i aftė pėr diēka.
8. Ti s'duhet tė tallesh me ne.
9. Ti s'duhet tė besosh se dikush ēan kokėn pėr ty.
10. Ti s'duhet tė besosh se mund tė na mėsosh diēka.

dhe siē shihet janė mjaft tė rrepta, tė cilat nga njėra anė duket se pėrsėrisin diēka, dhe nga ana tjetėr kundėrthonė diēka.

Por a ėshtė ky ligj i shpikur nga shkrimtari, apo i krijuar prej tij nga eksperienca me popullin ku ai u rrit? Duket se fiton hipoteza e fundit dhe ka mendime se danezėt vetė, filluan tė ndjenin njė turp tė madh kombėtar, pas humbjes sė luftės me gjermanėt nė vitin 1864, nė mbrojtjen e Sydslesvig-ut. Slesvig-u i jugut ėshtė njė pjesė toke nė kufirin tokėsor tė Danimarkės me Gjermaninė, qė i pėrkiste mbretėrisė daneze dhe popullohej nga danezė, tė cilėt pas vitit tė sipėrpėrmendur filluan tė kenė shkolla gjermane dhe njė gjuhė zyrtare po gjermane. Me kalimin e viteve, gjuha daneze filloi tė dalė nė planin e dytė dhe tė konsiderohej si gjuhė fshatarėsh. Ai qė dinte tė komunikonte gjermanisht nė atė zonė, kishte njė superioritet: gjermanishtja vlerėsohej mė shumė se gjuha e tyre daneze. Nė fillimin e shekullit tonė, Sydslesvig-u i kalon me vota tė lira Gjermanisė, dhe megjithėse ishte njė referendum i vullnetit tė lirė tė njerėzve, pėrsėri danezėt e quajnė atė, si humbjen mė tė madhe nė histori dhe qendrėn e nacionalizmit tė tyre.

Historikisht, danezėt kanė qenė njė popull i vogėl qė kanė arritur shumė, qė prej vikingėve e deri nė fillimet e shekullit tė 19-tė. Tė pėrmendim vetėm faktin e mbajtjes nėn sundim tė Anglisė pėr dhjetėra vite me radhė, apo tė zotėrimit edhe sot ė ishullit mė tė madh nė botė, Grėndlandės. Prandaj humbja e Sydslesvig-ut, ishte diēka me tė cilėn ata nuk mund tė pajtoheshin, dhe qė do ndikonte gjithashtu nė krenarinė e tyre si komb. "Mos kujtoni se jeni mė tė zotė se tė tjerėt!", tingėllon kuptueshėm postulati i pashkruar i Jantes.

Njė i huaj qė vjen nė Danimarkė dhe qė ka dėgjuar mė parė pėr sukseset e kėtij vendi, kontrastohet ndjeshėm me thjeshtėsinė apo modestinė e popullit danez. Veshja e tyre tė lė shumė pėr tė dėshiruar, ashtu si dhe mėnyra tepėr e thjeshtė e komunikimit. "Mediokriteti, thotė profesori dhe sociologu kulturor francez, Dominik Bushe, ėshtė dobėsia dhe forca e danezėve." Ai shton gjithashtu se, danezėt nuk e pėlqejnė tipin origjinal e kreativ. Njė person tė tillė, ata e ulin vetėm poshtė, pasi ai s'duhet tė jetė mė i aftė se tė tjerėt. Ndėrsa tė dobėtit i shtrijnė dorėn. Ai arrin nė pėrfundimin se mediokriteti danez ėshtė i kėndshėm, secili respektohet tė flasė, pavarėsisht se nuk di as gjėnė mė tė vogėl pėr njė problem tė caktuar. Ndaj dhe ai e pėlqen kėtė vend, dhe ndoshta kjo ėshtė arsyeja kryesore, qė ai vazhdon tė jetojė nė Danimarkė. Por shumica e tė huajve qė vijnė me njė bagazh tė caktuar njohurish nga vendi i tyre, janė tė detyruar tė pėsojnė dėshtimin para se tė kenė kuptuar atė ēfarė fshihet pas kulturės daneze, e thėnė ndryshe, pas ligjit tė Jantes.

Ligji i Jantes i pėrfshin ata qė e respektojnė atė, por edhe ata qė nuk ēajnė kokė pėr tė. Jashtė pėrcaktimeve tė tij nuk mund tė dalin as kryeministrat, as njerėzit e thjeshtė. Njė vajzė simpatike nga Suedia, me sytė bojė qielli e flokėt e artė, arriti tė kuptojė vetėm nė Itali se ėshtė e bukur, pasi nė vendin e saj i thonin gjithmonė: "Mos pretendo tė mbahesh mė e bukur se ne!"...

Padyshim qė njė ndėr vlerat mė tė mėdha tė shoqėrisė moderne daneze ėshtė vetė shoqėrizimi i saj. Sensi vlerėsues i gjendjes sė tjetrit pas pyetjes retorike "Po tė tjerėt?", e ka bėrė kėtė popull tė ketė njė nga sistemet mė tė pasura sociale nė botė. Dhe gjithmonė skllavė tė postulateve tė Jantes, tė dobėtit nė shoqėri kanė shpeshherė mė shumė favore se sa tė fuqishmit. P.sh. ka raste qė njė ēift hendikapatėsh tė jetojė nė njė vilė, tė pėrkujdesur nga tre punonjės nė turne. Njė llogari e thjeshtė e hamendėsuar, tė jep tė drejtėn tė mendosh se shpenzimet e kėtij ēifti janė disa herė mė tė mėdha se tė ardhurat e njė ēifti mjekėsh tė specializuar. Siguria shoqėrore ka krijuar njė predispozitė tė tillė, qė njė i ri mbi moshėn 18 vjeē, tė ketė mundėsinė e shkėputjes nga "tutela" e familjes. Nga ana tjetėr, pas revolucionit tė "ēorapkuqeve" tė viteve '70-tė, gratė kanė marrė nė dorė frenat e drejtimit tė shoqėrisė, sidomos tė familjes. Janė kėto dy fenomene qė kanė jellė me vete njė farė shthurjeje tė familjes daneze, pasi nė mė tė shumtėn e rasteve, janė gratė ato qė vendosin tė ndahen nga burrat, sidomos pas fėmijės sė parė. Dhe ky fėmijė rritet disi i mangėt, larg asaj dashurie tė domosdoshme prindėrore, e nga mungesa e saj ndjehet tejet i depresuar. Kjo ėshtė arsyeja ndoshta qė Danimarka ėshtė njė nga shtetet, e cila e ka mė tė lartė numrin e atyre qė bėjnė vetėvrasje, nė kohėn kur nė Indi, apo nė mė tė shumtėn e vendeve afrikane, ky fenomen nuk njihet fare.

Njė sqarim tė pėrafėrt, lidhur me procesin e burrėzimit tė grave dhe grarėzimit tė burrave, mund tė gjejmė ndoshta tek ekzistenca e njė numri mjaft tė madh homoseksualėsh nė Danimarkė, rreth 12% e gjithė popullsisė. Tėrheqja nga seksi i kundėrt ndikohet padyshim, kur partneri i kundėrt shfytyrohet. Pra, i afrohemi gradualisht njėjtėsisė uniforme pa sfida.

Ajo qė ėshtė specifike nė atė qė quhet "roli i gruas nė familje", pėrshihet mjaft bukur nė thėnien stoike "demokraci milimetrike". Ėshtė mjaft e zakonshme, qė nė njė familje daneze tė diskutohet ēdo ditė se kush e bėn ushqimin nė darkė, dhe kush do i lajė enėt. Problem tjetėr i njė rangu tė tillė mund tė jetė edhe blerja e ushqimeve nė treg. Tė mos ēuditemi, pėr diēka duhet tė diskutohet!… Pra duket se gjithēka i afrohet njė pėrllogaritjeje mjaft tė saktė, deri nė milimetra, nga e cila ndjenjat frigohen, shuhen. Mungesa e kėtyre ndjenjave, apo e ngrohtėsisė, ka bėrė ndoshta qė shumė tė rinj tė vrasin veten, para se tė arrijnė tė kėnaqen nė jetė, dhe pėrgjithėsisht burrat danezė tė konsiderohen si tė plogėsht. Ėshtė mjaft kontradiktor fakti se si gratė, me kėrkesat e tyre i kanė sjellė burrat nė njė pozicion qesharak, dhe tani ankohen pėr plogėshtinė e tyre. Njė i huaj qė martohet me njė daneze, e konsideron tė palogjikshėm diskutimin "Kush do i lajė enėt sonte?", qė ėshtė dhe refreni mė i pėrdorshėm i jetės qytetare daneze. Tingėllon kuptueshėm fakti i shndėrrimit tė shoqėrizimit danez nė njė egocentrizėm mjaft tė skajuar.

Ligji i Jantes siē duket, i bashkėshoqėruar me ato nuanca sociale tė majta, qė frynė me erėn e vendeve tė lindjes, ka presuar njė natyrė tė re nė shoqėrinė daneze tė gjysmėshekullit tė fundit. Pavarėsisht spekulimit tonė, dhe problemeve qė shohim nga afėr nė shoqėrinė daneze tė pėrditshme, diēka vazhdon tė mbetet enigmatike: Si ėshtė e mundur qė Danimarka ėshtė njė nga shtetet mė tė pasura nė botė, dhe tė ardhurat kombėtare pėr individ shėnojnė vlera nga mė tė lartat?… Njė pyetje me vend, qė pėr mendimin tim mund tė ketė si pėrgjigje: Logjikė e ftohtė nė pėrdorimin e trurit.

Arben Ēokaj, Kopenhagė - 30.11.1996
Publikuar: Koha Jone - dhjetor 1996

Shėnim i autorit: Me paragrafin e fundit tregohet se si makina e propogandės daneze ėshtė nė gjendje qė tė manipulojė mendjen e secilit pėr nivelin e lartė - gjė qė nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė. Ligji i Jantes - i kompozuar nė atė formė qė ka, nga Aksel Sandemose, me origjinė norvegjese e banim nė Danimarkė, ka shumė mundėsi tė ketė qenė njė truk artistik i autorit pėr popullin danez, qė nuk lė asnjė pa satirizuar e pėrqeshur...

[ Prapa ]