Tė reja nė Perėndim
Intervistė me 05.06.1992 nė "Voralberger Nachrichten", Austri, nga Marlins Mohr
Diktatura komuniste, e cila zgjati pėr dekada, ka rėnė dhe Shqipėria ėshtė nė rrugėn e saj drejt njė tė ardhmeje demokratike, sė paku kėshtu besohet. Por fragmentizmi politik dhe ekonomik, i cili u konsolidua nga tutori stalinist, ėshtė i madh. Pėr kėtė arsye, me rėndėsi tė madhe pėr dy drejtuesit e studentėve Blendi A. Gonxhja dhe Arben Ēokaj, ėshtė qė t'ia dalin mbanė. Prandaj ata erdhėn nė Perėndim dhe zbuluan shumė gjėra tė reja. Veēanėrisht mundėsinė ekonomike, qė ėshtė e nevojshme pėr Shqipėrinė qė tė ngrihet. Tė dy janė tė bindur se, vetėm kėshtu mund tė ndalohet emigrimi.

Njė udhėtim informimi nė Austri: Drejtuesit e studentėve shqiptarė Blendi A. Gonxhja (djathtas) dhe Arben Ēokaj
Cila ėshtė arsyeja e vizitės suaj nė Austri?
Sė pari, ne deshėm tė njiheshim me Parlamentin Studentor tė Universiteteve nė Austri. Nė mes tė qershorit, do tė mbahen zgjedhjet e para studentore nė Shqipėri, dhe pėr kėtė, ne dėshironim tė organizonim studentėt sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Pėrveē kėsaj, ata na ofruan ne mundėsinė qė tė vizitonim komunitetin shqiptar nė Vjenė, dhe ne biseduam gjithashtu edhe me pėrfaqėsues tė UNESCO-s. Nė fund tė vizitės sonė, ne morėm njė ftesė nga miqtė tanė nė Nenzing.
"Nėse gjithėsecili jep mė tė mirėn, atėherė ėshtė e mundur tė jetohet nė dashuri e paqe."
Blendi A. Gonxhja, Arben Ēokaj
Si e vlerėsoni sistemin e Parlamentit Studetor tė Universiteteve Austriake?
Ideja dhe qėllimi janė tė mira, ndryshimi ėshtė se kėtu grupimet e studentėve janė politikisht tė lidhura, ndėrsa nė Shqipėri nuk ėshtė kėshtu. Por ne kemi me siguri njė tė ardhme politike. Qė tė veprojmė me efektivitet, ėshtė e rėndėsishme pėr ne, qė tė gjithė studentėt tė grumbullohen nė njė organizatė.
Sa studentė ka nė Shqipėri?
Ka rreth 20.000 studentė. Deri tani, shumica e tyre janė pasive, pėr arsye tė situatės politike. Vetėm njė grup i vogėl i tyre ėshtė realisht aktiv.
Ē'farė roli luajtėn studentėt gjatė ndryshimeve politike?
Ata i dhanė hov revolucionit dhe kėshtu Shqipėria ndryshoi plotėsisht. Ne zgjodhėm atė rrugė, sepse ne nuk besonim se nė politikė diēka mund tė ndryshojė vetvetiu.
Nė ē'farė situate ndodhet vendi pas zgjedhjeve?
Pėrveē se kėto zgjedhje do tė hyjnė nė histori si zgjedhjet e para tė lira, kėto ishin nė tė njėjtėn kohė shumė tė rėndėsishme pėr ne. Gjithēka ėshtė mirė dhe qeveria ėshtė pranuar nga tė gjithė. Nė tė vėrtetė, situata ėshtė disi e vėshtirė, por jo aq problematike sa nė vendet e tjera tė bllokut tė lindjes, pėr shembull. Nė shumė drejtime mund tė thuhet se ėshtė mirė, ashtu siē ėshtė edhe konfuze nė shumė drejtime tjera. Do tė ishte e lehtė qė kjo tė ndryshohej, nėse do afroheshin njė numėr investitorėsh.
Ē'farė ėshtė mirė pėr shembull?
Veēanėrisht mirė mund tė konsiderohet morali i popullsisė; qėndrueshmėria e familjeve. Dhe natyra ėshtė vėrtetė e bukur - ėshtė si kėtu nė Evropė por jo kaq ftohtė.
Ē'farė ėshtė keq?
Keq ėshtė se nuk ka shumė punė dhe njerėzit kanė frikė tė shpenzojnė para. Inflacioni momentalisht ėshtė rreth 700 %. Keq ėshtė gjithashtu se shohim shenja ngurrimi nga Evropa, megjithėse dyert tona janė hapur.
Ē'farė ėshtė tani urgjentisht e nevojshme pėr vendin?
Sė pari ne kemi nevojė pėr pak qetėsi, qė tė vendosim legjislacionin e ri. Pastaj, janė vendet e punės dhe investimet qė nevojiten pėr tė garantuar njė fillim tė ri. Nuk ka pothuajse asnjė ndėrmarrje private. Prandaj ne nuk kemi nevojė aq tepėr pėr gjėra materiale. Nė radhė tė parė ne kemi nevojė pėr mbėshtetje intelektuale, nevojė pėr ndihmė nė ēėshtjet ekonomike, tė tregėtisė dhe nė sektorin teknik, si njė bazė mbi tė cilėn mund tė ngrihet ekonomia. Vetėm kjo mund ta frenojė eksodin. Dhe shumė shqiptarė do tė kthehen nė vendlindjen e tyre. Por qė kjo tė menaxhohet, njė plan i vėrtetė "qetėsie" do tė ishte i domosdoshėm. Eshtė e vėrtetė, se tashmė shumė shoqata po punojnė nė Shqipėri, por nuk ka asgjė tė organizuar nė kėtė drejtim.
Si ėshtė ploblemi i ndotjes nė Shqipėri?
Pėr arsye tė trafikut, ndotja e mjedisit ėshtė e madhe dhe shumė ndėrtesa janė shkatėrruar gjithashtu. Nė kėtė drejtim, ne me tė vėrtetė duhet tė fillojmė nga fillimi.
A mendoni se turizmi mund tė jetė njė prespektivė e sė ardhmes?
Pėrgjithėsisht, Shqipėria mund tė ofrojė shumė gjėra, veēanėrisht njė natyrė tė virgjėr. Pėr kėtė, ne dėshirojmė tė bėjmė pak reklamė. Ndonėse kjo nuk ėshtė puna e jonė, ėshtė megjithatė interesi jonė.
A ka gjithėsecili mjaft pėr tė ngrėnė nė Shqipėri?
Italia po na furnizon me ushqimet bazė e tė rėndėsishme, tė cilat ne i marrim me karta racionesh tė veēanta. Qeveria e bėn vetė shpėrndarjen. Dhe mund tė ndodhė, qė ushqimi nuk mjafton pėr tė gjithė.
"Do tė ishte me rėndėsi, t'i bashkonim tė gjithė studentėt nė njė organizatė."
Blendi A. Gonxhja, Arben Ēokaj
A keni patur dėshirė ndonjėherė tė bėheshit politikanė?
Njė parlament studentor, themelimi i tij ėshtė pėr kohėn njė sipėrmarrje e rėndėsishme, njė kyēje e paevitueshme nė aktivitet politik. Personalisht ne besojmė, se ėshtė mė mirė qė ta mbajmė veten jashtė politikės. Nė pozicionin tonė, ne duhet tė shohim pėr bashkėpunim. Sepse ne tė gjithė jemi nė tė njėjtėn varkė.
Si e imagjinoni demokracinė?
Dėshirojmė qė vendi ynė tė bėhet njė shembull i jetės sė pėrbashkėt nė dashuri e paqe. Nėse gjithėsecili prej nesh jep mė tė mirėn e tij, kjo gjė mund tė arrihet me siguri.
Publikuar:
Marlies Mohr, Voralberger Nachrichten, Austri, 05.06.1992
Artikulli nė:
dhe
Shėnim: Pėrkthyer pėr ne nga gjermanishtja nė anglisht nga e shoqja e z. Lucciano (italian, e shoqja austriake) - njė mik i Blendit. Prej anglishtes nė shqip - nga Arben Ēokaj. Z. Lucciano bashkė me tė shoqen merrnin pjesė nė njė shoqatė humaniare, e cila ka sjellė herė pas here ndihma pėr studentėt shqiptarė nė atė kohė.
Blendi Gonxhja - nė atė kohė ishte kryetar i Shoqatės Studentore Shqiptare, ndėrsa Arben Ēokaj ishte nėnkryetar i Unionit Studentor - organizimi mė i madh studentor pėr kohėn.
Sa i pėrket Parlamentit Studentor Shqiptar, kjo gjė nuk u arrit, megjithėse dy shoqatat e sipėrpėrmendura ranė dakort pėr kėtė gjė. Kushtet politike nuk ishin aq liberale e demokratike pėr kohėn, dhe kjo dėshirė e studentėve mbeti vetėm njė ėndėrr.
[ ]
|