P U B L I C I S T I K Ė        

HEKERRUP: ZGJEDHJE NĖ KOSOVĖ Hans Hękkerup, ish-administrator i Kosovės
"Zgjedhjet janė njė premisė sigurie pėr rajonin!" - deklaron autoriteti mė i lartė i OKB-sė nė Kosovė.
-- nga Jens Holsųe - 'Politiken', Prishtinė.

Kėtė vit do tė mbahen zgjedhjet pėr njė parlament dhe njė president ose kėshill presidencial nė Kosovė, deklaron autoriteti mė i lartė i OKB-sė nė Kosovė, dhe realisht - zėvėndės mbreti i provincės. Shumė vetė kanė deklaruar se duhet tė ketė siguri nė Kosovė, para se tė mbahen zgjedhjet, ndėrkohė qė Haekkerup (shq. Hekerrup) ka mendim tė kundėrt, tė cilin ai e shprehu nė njė bisedė me gazeten daneze 'Politiken' nga zyra e tij nė Prishtinė, tė premten mbasdite, pas njė dite tė lodhshme negociatash me qeverinė maqedonase nė Shkup.

"Zgjedhjet janė njė premisė sigurie. Duhet tė fillohet njė proces, qė zhvillon njė kulture politike tė mirėfilltė. Kosovarėt kanė patur mundėsi tė vogla pėr tė mėsuar politikė, nė atė mėnyrė qė e kuptojme ne. Edhe ne na ka marrė kohė tė gjatė, para se tė zhvillonim demokracinė tonė nė Danimarkė. Do tė marrė kohė edhe kėtu, por ėshtė e rėndėsishme qė ne tė fillojmė. Tashmė zgjedhjet komunale (tė cilat u fituan nga moderati Ibrahim Rugova, red.) dhanė njė sinjal se shumica dėshirojnė marrėdhėnie paqėsore e demokratike," - thotė ai. Hans Hekerrupit iu desh tė shkonte tė premten nė Shkup pėr bisedime. Moti ishte i keq, kėshtu qė ai s'mundi tė pėrdorte rrugė ajrore, por e bėri udhėtimin me makinė. "Bisedimet kishin tė bėnin me rihapjen e kufirit mes Maqedonisė dhe Kosovės pėr trafikun komercial. Kufiri ka qenė i mbyllur pėr tre javė rresht, qė nga fillimi i trazirave. Na u premtua se do hapej pėr tre-katėr ditė, dhe qė nga e shtuna, UNMIK-u e KFOR-i do mund tė fillojnė marrjen e furnizimeve".

Ai ka qenė i habitur me faktin se i ėshtė dashur tė pėrdorė kaq shumė energji me marrėdhėniet jashtė Kosovės, nė fillim me krizėn rreth luginės sė Preshevės nė jug tė Serbisė, ku u krijua njė konflikt i armatosur nė mes shqiptarėve lokalė dhe forcave tė sigurisė serbe, dhe mė pas me krizėn e javėve tė fundit nė Maqedoni. "Ajo qė ndodhi nė Maqedoni ka treguar se komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė tolerojė ushtrimin e kėrkesave pėr ndryshime me armė ne dorė. Kjo do tė thotė njėkohėsisht se ne mbėshtesim ēdo mjet, qoftė ushtarak apo politik qė qeveria maqedonėse ka pėrdorur. Ne kemi kėrkuar qė ushtria maqedonase tė vepronte nė njė mėnyrė qė tė kishte sa mė pak humbje ndėrmjet popullsisė civile. Dhe kemi bėrė presion qė tė fillohet njė dialog politik, qė do i marrė parasysh dėshirat e shqiptarėve," - thotė ai.

Ndihmė e vazhdueshme
Nė kėtė kohė, zhvillimet nė Kosovė kanė tė bėjnė me planet e Hans Hekerrupit pėr miratimin e njė "korrnize ligjore"nėse jo tė njė kushtetute, e cila edhe do ta rrisė shkallėn e brendshme tė vetėdrejtimit dhe do hapė mundėsitė pėr zgjedhjet qėndrore tė vendit. Ėshtė krijuar njė komitet i pėrbashkėt, qė me ngadalėsi po ecėn pėrpara. Krahu serb i zgjedhur ėshtė tėrhequr, ndėrkohė qė ka mospajtushmėri tė mėdha ndėrmjet shqiptarėve, tė cilėt kėrkojnė njė kushtetutė tė mirėfilltė, si njė hap tė rėndėsishėm nė rrugėn drejt pavarėsisė.

Si shkon puna kėtu?
"Pėr aq kohė sa asnjėra nga palėt nuk bėn asgjė, nuk mund tė pritet qė unė ta shoh pozitivisht kėtė zhvillim. Shpresojmė se serbėt e Kosovės do tė zgjedhin sė shpejti pėrfaqėsimin e tyre nė kėtė proces. Unė nuk do ta pėrjashtoj kėtė mundėsi. Ne konsultohemi me qeverinė e Beogradit, por pėr momentin duhet tė konstatojmė me keqardhje se, Kosova nuk ėshtė lart nė rendin e ditės sė Beogradit. Ata kanė shumė shqetėsime tjera, tė njė natyre tjetėr."

"Kam dėshirė tė theksoj se korrniza kushtetuese, pėr tė cilėn po punojmė, ka tė bėjė me kalimin e njė pushteti masiv tek politikanėt e zgjedhur dhe organet e tyre. Nė njė perspektivė mė afatgjatė, ne duhet tė tėrhiqemi njė hap prapa dhe t'i afrohemi asaj qė i ngjan mė tepėr njė roli paqėruajtėsish."

"Kur kjo thuhet, duhet tė konstatojmė se urrejtja ndėretnike ėshtė kaq e thellė, sa qė helmon gjithė shoqėrinė, prandaj nuk bėhet fjalė pėr njė afat kohor tė shkurtėr. Dhe mua mė duhet tė mbaj atė pushtet me tė cilin jam pajisur, nė mėnyrė qė zhvillimet tė mos bien nė konflikt me rezolutėn 1244 tė OKB-sė, e cila ėshtė baza e gjithė punės sonė kėtu. Kjo do tė thotė, se sovraniteti jugosllav nuk mund tė cėnohet, para se tė bihet dakort nėpėrmjet negociatave."

Cilat sinjale keni marrė nga qeveria e re amerikane, gjatė vizitės suaj kohėve tė fundit atje? "Nuk ka ndryshime tė mėdha nė krahasim me mė pėrpara. Duket qartė se amerikanėt do t'i reduktojnė forcat nė Ballkan, por ma merr mendja se, ajo qė ministri i jashtėm amerikan Colin Powell (Kolin Pauell) tha se ne kemi hyrė sė bashku nė atė zonė dhe sė bashku do ta lėmė zonėn, ėshtė politika ekzistuese amerikane."

Hans Hekerrupi e bėn krejt tė qartė faktin se do tė zgjasė shumė vjet, para se pėrpjekjet e ndihmės ndėrkombėtare dhe aktiviteti paqėsor mund tė pėrfundohet. Ai gėzohet qė akoma rrjedhin ndihmat nė Kosovė nga vendet donatore, pavarėsisht se ndihma tė mėdha shkojnė edhe nė Serbi e Maqedoni.

"Nėse kjo punė qė ka filluar tani do tė ndalet heret, atėherė njė spirare tepėr negative do fillojė pėrsėri. Kemi tė bėjmė me njė vend ku papunėsia pėrbėn rreth 60%. Dhe tė rinjtė nėn 18 vjeē, pėrbėjnė 80% tė popullsisė."

Pėrktheu: Arben Ēokaj, Kopenhagė - 01.03.2001.
Publikuar: Politiken - gazetė daneze
Artikulli nė shqip u botua nė: QIK dhe Bota Sot

[ Prapa ]