Egoja e madhe, ose adhurimi i vetvetes
Referimi i pakontrolluar i narcistit mund tė ketė efekte kėrcėnuese pėr shoqėrinė. Nė zhvillimet e Ego-manisė si sėmundje, dėshtimi i historisė sė vjetėr shkon tepėr thellė.
Margarete Mitscherlich guxoi tė shkonte tepėr larg kur u shpreh: "Bin Ladeni ėshtė njė mjeran publiku, njė narcist homoerotik." Zonja e madhe e psikoanalizės gjermane, diagnostikoi "urrejtjen e narcistit" tek bosi i terrorizmit islamik, nė intervistėn e tij pėr "Tageszeitung". Kjo gjė ēon nė ndjenja hakmarrėse, tė cilat zhvillohet prej komplekseve tė inferioritetit. "Ndonėse ai (Bin Ladeni) shfaqet si njė njeri i pasur dhe pėrfaqėsues, ai pėrsėri e ndjen veten si njė viktimė", tha mė tej kjo punonjėse shkencore.
Shkrimtari arab Afif Lakhdar shpalosi nė "Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung" pothuajse tė njėjtėn gjė: "ne arabėt njohim si elitė" njė njeri fanatik e narcist, "i cili refuzon tė njohė realitetin".
Edhe historiani american Christopher Lasch e ka pėrshkruar zhvillimin e shoqėrive perėndimore si "koha e narcizmit" (titulli i librit). Elementet bazė tė kėsaj kulture janė duke u ngritur nė kuptimin e imazhit dhe tė aspekteve tė VIP-ave nė jetėn politike, private dhe ekonomike.
Narkissos - quhej kėshtu ai djalė i bukur grek, i cili ra nė dashuri me portretin e tij tė pasqyruar nė ujė. Prej dashurisė sė paarritshme, subjekti i kėsaj dashurie tė konsumuar u shndėrrua mė nė fund nė njė lule narcise. Metamorfoza e kohės sė sotme ėshtė sidoqoftė mė pak subjektive dhe e dėmshme. Pajtueshmėria me njėri-tjetrin i karakterizon shkencėtarėt sociologė, psikologė dhe politologė nė konceptet e shoqėrisė momentale si "tė penetruar nga narcizmi" - dhe njė spektėr i gjėrė mbulon gjithnjė e mė tepėr konturet e njė vetė-referimi pa frena tė drejtuesve politikė dhe ekonomikė nga njėra anė, dhe shkallės sociale drejt njė kuazi-keqpėrdorimi tė konsumatorėve nga transmetimet televizive si nė "Big Brother" dhe nė TV-tė komerciale, nga ana tjetėr.
Prof. Peter Winterhoff-Spurk ėshtė pėr tė dyja konturet. Ai e quan elitė Ego-maniake "narcizmin aktiv", ashtu siē nxjerr nė dukje edhe pėlqimin e famshėm tė vetvetes si "narcizėm pasiv". Profesori i psikologjisė sė Universitetit tė Saarbryken, pėrcaktoi relievin e TV-ve gjermane herė pas here, me ekskursionet e tij profesionale. Ky reliev pėrcakton njė simbiozė tė ēuditshme tė dy poleve tė kundėrta. Winterhoff-Spurk: "tė dyja grupet kanė nevojė, dhe janė shkaktare tė njėra-tjetrės." Kancelari Gerhard Schrėder dhe veterani Zllatko i "Big Brother", vihen nė tė njėjtin plan?
Sigmund Freud (Zigmund Frojd), babai i psikoanalizės e konsideronte narcizmin tė patrajtueshėm.
NĖ MĖNYRĖ KOMPAKTE:
- Narcisti e mban veten gjithmonė pėr mė tė madhin.
- Nė tė njėjtėn kohė, narcisti konfirmon vetveten nė mėnyrė konstante me fjalėt e tė tjerėve.
- Nė pozicione drejtuese, Ego-maniaku e humb shumė shpejt mbėshtetjen nga masa dhe orientimin.
Narcizmi si personalitet karakterstik, tashmė i ka preokupuar pėr njė kohė tė gjatė psikologėt, veēanėrisht psikoanalistėt - me vlerėsimet e tyre tė ndryshme. Zigmund Frojdi, psh. e konsideron narcizmin si njė shqetėsim tė patrajtueshėm tė personalitetit. Nė ditėt e sotme, shkenca i afrohet fenomenit mė me qetėsi dhe shtrin bėrrylin e saj nga sjelljet normale deri tek sėmundjet. Profesori i psikoanalizės dhe menaxhimit Manfred Kets de Vries, consulent i institutit evropian tė menaxhimit, bėn njė diferencim tė tre variantėve: narcizmi konstruktiv, deceptiv dhe reaktiv.
- Narcizmi konstruktiv konsiderohet shpesh si njė personalitet i shėndetshėm dhe i nivelit tė lartė. Pėrgjithėsisht, ky ka tė bėjė edhe me punonjės nė tė njėjtėn kohė. Ai pėrmban njė masė tė madhe vetėbesimi nė aftėsitė e tij dhe ėshtė tepėr tolerant e i orientuar pas qėllimit. Kėshtu, personi punon zakonisht ftohtė dhe nė mėnyrė arrogante. Gjithashtu, narcizmi konstruktiv kėnaqet tė vlerėsohet nga tė tjerėt, mundet tė vlerėsojė aftėsitė dhe kufizimet e tij, nė tė njėjtėn kohė. Analizat ekstensive dhe konsultimet u paraprijnė vendimeve. Kjo formė konstruktive e narcizmit bazohet nė vetė vlerat e shėndetshme tė ndjenjave, njė identitet i sigurtė dhe dhe kuptueshmėri e qartė. Ėshtė motorri motivues i pjesėmarrjes nė aktivitete tė jetės publike dhe politike.
Sa mė jostabile tė jenė vlerat e ndjenjave tė narcistit, aq mė shumė ka nevojė ai pėr admirim.
- Narcizmi vetė-deceptiv, ose zhgėnjyes, ėshtė mė pak i hapur nė relacionet sociale nė krahasim me narcizmin konstruktiv; kjo ndodh mė tepėr nga motivi, pėlqimi i shkėlqyer si dhe involvim i sinqeritetit. Narcisti deceptiv (zhgėnjyes) ndodhet nė mes vendimit tė pasigurtė dhe shikon pėr kėshillėn e bashkėpunėtorėve nga frika e dėshtimit. Pėr konfirmimin e vetes, ai ka nevojė tė duhet dhe tė admirohet nga tė tjerėt, me tė cilėt ai operon. Vlerat e ndjenjave tė tij janė jostabile.
- Narcizmi reaktiv ėshtė forma mė e rėndė e shqetėsimit narcistik. Shkaktarėt e kėsaj rrjedhin qė nga fėmijėria dhe janė mė tepėr reagim i prindėrve, tė cilėt kanė qenė mohues dhe tė ftohtė nga natyra. Personi i nivelit tė lartė tė kėsaj strukture personaliteti, ėshtė njė mbikqyrės tepėr kėrkues, i cili rrethohet si zakonisht nga lajkatarėt. Ata injorojnė nevojat e vartėsve tė tyre, ashtu si edhe tė homologėve. Nė vendimet e tyre, ata janė tė predispozuar tė marrin pėrsipėr edhe projekte tė rrezikshme e ekstreme, pa njė ekzaminim tė mjaftueshėm tė mundėsive. Ata nuk pranojnė gabime, janė tė ndjeshėm ndaj kritikave dhe preferojnė t'ia hedhin gabimet e veta tė tjerėve.
Analiza pėrmbledhėse e De Vries, ka vlerėn e vet: "Narcistėt mendojnė se mund tė varen nga vetja, ose nga tė tjerėt. Ata jepen sikur kanė njohuri tė mjaftueshme, por nė thellėsinė e natyrės sė tyre, ata e ndjejnė humbjen dhe shterpėsinė. Nė mėnyrė qė tė pėrsosen, narcistėt janė tė zėnė gjithė kohėn me kėtė gjė, me anėn adekuate tė saj, pushtetin dhe bukurinė, statusin e tyre, provėn e prestigjit dhe superioritetin qė kanė."
Pėrshkrime tė tjera psikoanalitike janė mė drastike. Njerėz me personalitete tė konsideruara narcistike shfaqin shenja tė tilla, qė nga iluzioni i Ēezarit e deri tek komplekset simultante tė inferioritetit dhe nevojat ekstensive pėr admirimin dhe konfirmimin e tė tjerėve. Ata kanė aftėsi tė vogla projektimi pėr njerėzit e vet dhe vuajnė tepėr pėr tė patur gjėnė e tjetrit. Pėr mė tepėr, ata janė tė dispozuar tė vlerėsojnė tek njerėzit dhe ngjarjet ose vetėm tė mirėn, ose vetėm tė keqen.
Format e narcizmit tė personalitetit arrijnė nė kėtė mėnyrė nga format mė tė parėndėsishme, deri tek zhvillimet psiko-patologjike.
Shkalla ėshtė e gjėrė pėr tė dashuruarit pas vetes, prej tė parėndėsishmes deri tek shqetėsimet e vėshtira tė sėmundjeve
Winterhoff-Spurk: "narcizmi pėrfshin tė gjitha grupet shoqėrore. Nuk ka njė numėr tė caktuar pėr njėsi popullsie, por ka njerėz qė vlerėsojnė se rreth njė pėr qind e gjithė popullsisė sė pėrgjithshme mund tė konsiderohet narciste."
Jo tė gjithė anėtarėt e elitės ekonomike, shkencore dhe politike janė iluzionarė apo narcistė reaktivė, dhe si tė gjithė tė dashuruarit pas vetes, nuk i pėrkasin vetėm elitės sė shoqėrisė sonė. "Ai qė zgjedhėn megjithatė politikėn si punė, nėn kushtin e shoqėrimit mediatik", spjegon profesori i psikologjisė sė Saarbryker, "sjell me vete padyshim njė masė tė lidhur pas narcizmit."
Psikoanalisti i shkėlqyer dhe shkencėtari shoqėror Erich Fromm, nė veprėn e tij "Anatomia e shkatėrrimit njerėzor" (DVA, 1974) theksoi: "narcizmi mund tė kuptohet edhe si sėmundja e punėsimit - ose si kapital i punėsimit - veēanėrisht tek ata, qė pushtetin dhe influencėn e tyre e shtrijnė mbi njė masė tė madhe njerėzish."
Narcisti ka nevojė pėr masėn, e cila adhuron arritjet e tij, dhe i cili paraqitet pėr njerėzit nė teleizot me "rrezatim" - i cili shfaq simbiozė bindėse kur loja fillon. Studiuesi i efektit mediatik Winterhoff-Spurk vazhdon: "ndėrkohė, ēdo kryetar partie i di rregullat e medias: Nėse asgjė e rėndėsishme nuk ndodh, sė paku ti do tė shikohesh. Kjo ka sė pari njė shkėlqim tė gjelbėr, qė vjen duke u rritur me mėnyrėn se si trajohen veprimet. Atėherė vetėm i paevitueshmi z. Mėllemann hidhet me parashutėn e tij dhe vjen..." Politikani nė rritje i respekton kėto rregulla mediatike tė orientuara pas ngjarjes, tė cilat i merr nga niveli i gatishmėrisė sė veprimit nė imazhin mediatik.

Narcisti politik bėn pothuajse gjithēka, qė tė arrijė publikun pėrmes mas-medias
Famėn e yjeve e gėzojnė ata politikanė, tė cilėt spektatori i vlerėson si: "snobistė, origjinalė dhe pothuajse tė pėrceptueshėm", ėshtė klasifikuar edhe me karakteristikat e pėrshkruara si: "a ėshtė finok", "a mundi tė drejtojė njė shfaqje nė TV", "a ėshtė tip fitimtari".
Politikani zė vend tė gjėrė nganjėherė nė media "nė imazhin e liderve ka njė hyrje kritike", tregon Winterhoff-Spurk pėr mė tej, "pėr politikanin, ėshtė rezervuar njė vend nė radhėn e parė, gjithēka qė ai thotė, peshohet gjithmonė", dhe narcisti fillon tė shkėlqejė.
Por ka mekanizma korrigjimi natyralė tė kėtyre sistemeve. Media i zhvillon politikanėt sidoqoftė: "nėse ata janė tė hapur", thotė drejtori i institutit tė kėrkimeve psikologjike tė Saarlandit mbi median, "nė njė mbeturinė merr atė qė duhet, kur dikush tjetėr nuk gjen asgjė, ose lejon hapėsirė..." Nganjėherė, karriera e imazhit, dhe faqet e freskėta pėrdoren kėtu - kur rruleta fillon nga fillimi.
Egoizmi i narcistit
Nuk janė gjithmonė politikanėt, tė cilėt lidhen me narcistin pasiv. Ndėrmjet psikologėve, historia e zakonshme shfaqet tek njė studente, e cila bie kėshtu nė dashuri me njė moderator televizioni lokal: "ne nuk jemi takuar kurrė, unė e kam parė atė nė televizor. Dy muajt e fundit i anulova tė gjitha takimet, pasi tė gjithė burrat e tjerė janė fėminorė, nė krahasim me atė. Tani nuk mė intereson asgjė mė shumė." Fati i mėtejshėm i kėsaj zonjushe nuk dihet.
Por jo gjithmonė, ndalim-shikimi mbetet pasiv. Nė vitin 2000, rreth 20.000 njerėz nga Talkshou-et familjare Lieschen Mėller dhe Otto Normalverbraucher tė TV-ve Gjermane ngritėn nė sipėrfaqe narcizmin, marrėzinė e marrjes sė vėmendjes publike, vetėm njė herė nė jetėn e tyre, tė qėndrojnė pak minuta nė njė reklamė televizori. Nė format e sėmundjes dhe tė ekzagjerimit, ky egoizėm ēon nė faktin qė - siē ndodh nė Amerikė e vende tė tjera - i riu i diskriminuar nga mėsuesi dhe shokėt e klasės, merr armėn e vret.
Nga krijimi mediatik i njė politikani, imazhi pėrēohet tek spektatori - i treti nė lojė. Edhe sjellja e tij i ka rrėnjėt tek narcizmi: "narcizmi pasiv" e ndan shoqėrinė nė dy grupe qė parcializohen: tė mėdhenjtė dhe tė famshmit nga njėra anė dhe turma, tė paemėrit nga ana tjetėr. Kjo nuk e ēon shqetėsimin tek grupi i parė. Nga frika e tyre, qė tė mos rreshtohen me humbėsit, ata idenifikohen me fituesit. Kaq shumė, saqė ata dėshirojnė tė shohin edhe personalitete politikanėsh dhe instruksione tė tjera. Winterhoff-Spurk thotė: "ata dėshirojnė tė kenė satelitin e tyre, or njeri, me tė cilin mund tė identifikohen, qė tė mos bien nė tokėn e tė humburit."
Narcisti pasiv mbetet i kapur me besnikėri pas njė figure heroi tė zgjedhur, materiale ose imagjinare, pėr aq kohė sa ai premton. Pėr kėto narcistė, nėse projeksioni thyhet, krenaria e mėparshme ndryshon nė pakėnaqėsi deri nė urrejtje - mbi gjithēka, nėse subjekti i admirimit bėn diēka, qė i kujton narcisit humbjen e kuptimit tė tij.
Pėr kėto lloj narcistėsh, njė sulm i tillė shtrihen pėr tė gjithė shoqėrinė, mendon Winterhoff-Spurk. "Kėtė mund ta gjejmė ndėr ne, jo shumė larg: Kushdo mund ta konsiderojė socializmin nacional - qė lidhet me kohėn e sotme - vetėm si njė sistem iluzioni kolektiv. Ndjenjat bazė tė jetės historike-ekonomike tė gjermanėve, ishin qartazi kaq tė shkatėrruara, tė cilat u transmetuan nga personaliteti, qė shfaqi Hitleri vetė."
Ndėrsa nė botėn arabe, nė ditėt e sotme vėrehet njė ngjashmėri latente nė mentalitetin e viktimės dhe potenciali vrasės ėshtė aktual e unshtron forcė e terror, siē e diagnostikon shkrimtari arab Afif Lakhdar, gjė qė profesori i Saarbryker nuk dėshiron ta pėrjashtojė.
Njė shembull tė sigurtė nga Gjermania, sidoqoftė, Winterhoff-Spurk e ka gati: "Oskar Lafontaine provoi ndjenja tė thella narcizmi nė njė sulm nė ndarjen e pushtetit. Ai ndoshta mendoi: Kush bėhet nėn mua kancelar, nuk ka rėndėsi, por ai zbuloi tek Shrėder njė narcist mė tė mirė".
-- nga Michael Zick,
Narcisti dhe admiruesi i tij janė dy anėt e kundėrta tė njė medaljeje
Edhe nė jetėn politike e shoqėrore shqiptare, ndeshim fenomene tė tilla, tė njė narcizmi tė shfrenuar. Shqiptarėt, tė mėsuar nė rolin e njė narcisti pasiv, e tė pabindur nė ndėrgjegje, nga klasa politike komuniste e gjysmėshekullit tė kaluar, kanė krijuar megjithatė njė subkulturė, qė mund tė karakterizohet nga spjegimet e artikullit nė fjalė.
Viti 1997 p.sh., krijoi shumė humbės, dhe mbėshtetėsit narcistikė tė ish-presidentit Berisha, krijuan deri urrejtje pėr idolin e tyre, i cili me rėnien nga posti, solli njė humbje jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr admiruesit e tij. Tė shpresojmė, qė ky efekt psikologjik i kėtyre "humbėsve" tė rikuperohet me kalimin e kohės. Marrja e pushtetit me armė nga socialistėt mė 1997, nxorri veē tjerash edhe atė tipar tė narcizmit reaktiv tė tyre, tė cilėt vuajnė t'i mbushin mendjen njerėzve se janė tė pazėvendėsueshėm.
Nga ana tjetėr, tiparet qė vihen re nė oratorinė e liderit tė majtė, Nano, e bėjnė atė njė politikan tipik narcistik, i cili ndėrmerr shpeshherė iniciativa, tė cilat duken qartė se nuk mundet t'i zbatojė. Fjalori politik i tij, ėshtė i mbushur plot fjalė tė huaja - njė shprehje e dukshme kjo, e tendencės narciste tė paraqitjes sė vetes si politikani mė i madh.
Sqarime nėn foto:
Foto 1. Nunin e terrorizmit islamik, Osama bin Laden, e ndjek njė narcizėm ekstrem: vetėsiguria, vetėndėrgjegjia dhe skrupoloziteti nė penetrimin e qėllimeve tė tij.
Foto 2. Kush i hyn karrierės politike, njė pjesė tė saj ia sjell edhe narcizmi nė zhvillimet e tij. Dueti Schrėder/Lafontaine kontrollojnė njė masė tė tėrė pėrtej rregullave.
Foto 3. Imazhi ėshtė gjithēka: Nė raste mundėsish, aktivitetet e VIP-ave shfaqen mė tė rėndėsishme se vetė qėllimi i tyre - Zbavitėsi i FDP Jėrgen Mėllemann me parashutė.
Foto 4. Diktatori i vrarė romun Nicola Ēaushesku kishte nevojė pėr publikun qė tė vetėformohej, ashtu si edhe lideri fashist italian Benito Mussolini, apo nazisti austriak Adolf Hitler si lider i Gjermanisė.
Artikulli ėshtė marrė nga nr. 3 i revistės gjermane "Shkenca".
Pėrgatitur nė shqip nga Arben Ēokaj - shtator 2002
Dėrguar pėr TemA, Tiranė
[ ]
|