Rrėfej si funksionon pushteti nė Shkodėr
Bisedoi Arben Rrozhani, 14.05.2009
Bisedė me Arben Ēokaj / Student i dhjetorit 90-tė, tashmė gjysmė i paralizuar, i diplomuar pėr fizikė dhe me pasaportė daneze: Nė Shkodėr duhet tė jesh i klanit Topalli qė tė mund tė jetosh normalisht
Arben Ēokaj, 39 vjeē, i diplomuar pėr fizikė, ėshtė shtetas danez prej vitit 2001. Ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1993 dhe ka punuar disa vjet si mėsues informatike nė Kopenhagė.
Ka shkruar shkrime nė shtypin danez pėr ēėshtjet e shqiptarėve nė Kosovė dhe Maqedoni, nė organe si, Politiken, etj. Shkruan shkrime dhe analiza tė ndryshme pėr shtypin shqiptar, brenda dhe jashtė Shqipėrisė.
Jam student i dhjetorit 90-tė dhe koha mė dha mundėsinė tė njihem me njė pjesė tė madhe tė atyre qė morėn pjesė nė ato ngjarje, gazetarė e politikanė.
Disa muaj pas Lėvizjes sė Dhjetorit, themeluam Unionin Studentor, njė organizatė e pavarur studentore, qė kishte synim tė mbronte interesat e studentėve, ku kam qenė nėnkryetar. Prej themelimit tė PD-sė, kam qenė anėtar dhe mbėshtetės i saj, - tregon ne nje bisede ne redaksine e Shekullit, z. Ēokaj.
Pas marrjes sė pushtetit nga PD-ja, nė mars 1992, jam ndeshur me disa fenomene tė pakėndshme, tė luftės brenda llojit, siē duket, tė cilat mė detyruan tė largohem nga vendi. Nė shtator 1993 shkova nė Danimarkė, ku dhe kėrkova azil politik. Fitova tė drejtė pas 20 muajsh. Atje jam marrė me veprimtari politike tė shqiptarėve dhe kam shkruar nė mbėshtetje tė tyre.
Kam aspiruar tė bėhem anėtar i partisė sė qendrės sė djathtė daneze, Venstre, qė deri vonė u drejtua nga Anders Fogh Rasmussen, i cili mė pati ftuar tė bėhesha pjesė e partisė sė tij. Ka raste kur tė huajt e integruar mirė zgjidhen edhe nė Parlamentin danez.
Pas njė aksidenti automobilistik nė qendėr tė Kopenhagės, u detyrova tė largohem nga puna, nga universiteti i Kopenhagės, ku studioja matematikė dhe fizikė, dhe mė pas edhe nga Danimarka. Tani merrem me investime private dhe me shkrime publicistike, - rrėfen ai.
Z. Ēokaj, angazhimi juaj i fundit politik ishte pjesėmarrja nė fushatėn elektorale tė korrikut 2005
Ndodhesha nė Gjermani, kur nė bisedė telefonike me Besnik Ēobaj, vėllanė e kandidatit pėr deputet tė zonės 3, Ramiz Ēobaj, ai mė kėrkoi qė tė shkoj nė Shqipėri pėr tė ndihmuar Ramizin nė menaxhimin e fushatės.
Kur erdha nė Shkodėr, u takova me Ramizin. Nė fushatė mbulova sektorin e medias, pėrgatitjen e platformės elektorale dhe fjalimeve tė kandidatit, si dhe kontrollova databazėn pėr dublime nė listat e votuesve dhe pėrgatita gjithashtu njė ftesė tė veēantė pėr ēdo votues.
Kryetar i Komisionit Zonal Zgjedhor ishte njė student tjetėr i dhjetorit, Gjelosh Prendi, pjesėmarrės nė grevėn e urisė, nė shkurt 1991. Ai u bė mė pas Drejtor i Policisė Ndėrtimore nė Shkodėr, por qė mė vonė u largua nga puna nga znj.Topalli, e cila ia dha kėtė post Arben Gurit me lidhje familjare.
Unė aplikova pėr postin e ambasadorit nė Danimarkė, meqė atė vend e njihja mė mirė. I propozova Ministrisė sė Jashtme se, nėse mė emėronin, do tė pėrpiqesha, falė lidhjeve qė kam, tė krijoja njė lob tė politikanėve tė djathtė danezė, nė mbėshtetje tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Por kjo nuk u bė e mundur, pasi ky pozicion u zu nga njė tjetėr, nė mėnyrėn standarde tė punėsimit nė administratėn tonė.
Pėrmendėt emra dhe emėrime nė bazė lidhjesh familjare... Si person qė keni qenė brenda strukturave tė PD-sė nė Shkodėr, mund tė dėshmoni si funksionojnė emėrimet?
Po marr njė shembull. Gjatė fillimit tė mandatit tė dytė tė PD-sė, nė bashkėpunim me kėshilltarin e Berishės pėr teknologjinė e informacionit, Pjerin Marku, dhe me zv.ministrin e Brendshėm, Gent Strazimiri, dizenjova faqen zyrtare on-line tė PD-sė.
Nė biseda me z. Marku, unė i shtrova idenė e krijimit tė njė standardi pėr tė gjithė punonjėsit e administratės pėr njohuritė bazė nė kompjuter, njė standard evropian i Patentės sė Kompjuterit, ECDL. Ideja ishte nė krijimin e njė qendre testimi, e licencuar nga zyra pėrkatėse e ECDL-sė nė BE, gjė qė nuk u bė e mundur, thjesht pėr konkurencė banale.
Mė pas shihja se pėrpjekjet pėr tu punėsuar nė administratė nuk jepnin rezultat. Nė biseda me miq dhe kolegė kuptova se personi qė bllokonte kėdo, qė dyshonte se mund ta hijezojė sado pak nė Shkodėr, ishte pikėrisht znj. Topalli.
Jo vetėm kaq. Znj. Topalli pėrdor organet e sigurisė kombėtare, Policinė e Shtetit, militantė tė PD-sė, etj., pėr tė kryer veprime tė dėmshme kundrejt konkurrentėve, kritikėve dhe kundėrshtarėve tė saj, veprime kėto qė janė tė dėnueshme ligjėrisht.
Nė njė shtet ligjor, kėto dukuri nuk ndodhin, atėherė pse lejohen kėto nė Shqipėri? Kush ka tė drejtė tė dalė mbi ligjin kėtu?
Ku i mbėshtetni kėto akuza?
Kam raste personale. E akuzoj znj. Topalli se ėshtė e implikuar direkt nė veprime tė kundėrligjshme ndaj meje personalisht dhe tė afėrmve tė mi.
Shkurtimisht po pėrmend dy raste, qė ndokujt qė nuk e dinė si funksionojnė gjėrat nė Shkodėr, mund ti duken edhe tė ekzagjeruara. Por ėshtė e vėrteta, tė cilėn unė mund ta provoj dhe do ti shkoj deri nė fund.
Arritėn deri aty sa bllokuan fejesėn e vėllait tim mjek me njė vajzė nė Shkodėr, prindėrit e sė cilės janė tė punėsuar nė administratė. Policia ėshtė implikuar nė kėtė lojė, prindėrit e saj janė tė kėrcėnuar me humbjen e punės.
Pavarėsisht se e kontaktova me sms zonjėn Topalli, ngjarja u ndėrlikua edhe mė shumė, sa qė ka dėmtuar rėndė reputacionin e vajzės dhe vėllai im ėshtė sulmuar fizikisht. Ēėshtja ėshtė nė gjyq, pasi prokuroria nuk deshi ta shqyrtonte.
Rasti i dytė ėshtė pak ditė mė parė, ku kumbari i znj. Topalli, Agron Guri, nė cilėsinė e Shefit tė Qarkullimit Rrugor, rrėmben makinėn time nga parkimi i njė hoteli nė mėnyrė arrogante dhe pa asnjė arsyetim tė qartė ligjor, e detyron vėllanė tim ta parkojė makinėn nė Komisariatin e Policisė sė Shkodrės.
Si shtetas danez jam nė bisedė me Ambasadėn Daneze nė Tiranė, qė makina tė merret pėrmes njė komisioni profesional ekspertize. Kam dyshime qė e kanė marrė pėr qėllime tė tjera. Ēėshtjen e kam kallėzuar penalisht nė prokurori.
Znj. Topalli pėrdor metoda pėrndjekėse. Po pėrmend njė rast pėr tė ndjerin Pjetėr Arbnori. Njerėz qė kanė marrė pjesė nė fushatėn e tij, mė kanė treguar se Arbnori i fitoi votat, megjithėse e ēuan, pėr ta djegur nė 2005-ėn, nė Malėsinė e Madhe, por votat u manipuluan.
Komisionerėt e PD-sė nuk pranuan ta firmosin procesverbalin dhe u larguan pėr nė Mal tė Zi. Znj. Topalli thėrret nė telefon kryetarin aktual tė PD-sė, nė Malėsi tė Madhe, Fredi Sterkaj dhe i thotė qė tė kthehet e tė firmosė procesverbalin, pra tė pranojė humbjen e manipuluar tė Arbnorit.
Arbnori ishte pėrfaqėsues jo vetėm i demokratėve, por edhe i katolikėve shkodranė dhe nė kėtė kontekst, Topalli donte ti zinte vendin, ashtu siē edhe bėri. Nė kėtė mes, ajo nuk mund tė ishte vetėm, sepse kishte edhe mbėshtetjen e Berishės.
Njė rast banal gjatė fushatės sė korrikut 2005, pėr tė ilustruar veprimet e ulėta kundrejt konkurrentėve apo kritikėve tė saj, ėshtė fakti se i kėrkohet asaj qė tė shkojė tė ndihmojė Arbnorin nė fushatė dhe ajo shprehet tekstualisht: Nuk shkoj ta ndihmoj atė pshurran!.
Gjatė fushatės fuste njerėz qė ti hidhnin ujė z. Arbnori nėn karrigen ku rrinte, dhe mė pas hapnin fjalė se Pjetri e ka bėrė nė brekė, a mund ti pėrfaqėsonte njė njeri i tillė malėsorėt..? Metoda kaq poshtėruese dhe injoruese pėrdorin dhe unė ēuditem se pse i tolerojmė.
Pse mendoni se ju sulmojnė apo pėrpiqen tju dėmtojnė?
Unė jam ekspozuar nė publik gjatė kėsaj kohe, nė fillim me shkrime sugjeruese pėr sistemin e shėndetėsisė, pėr KESH-in, kartat e identitetit, databazėn qendrore tė regjistrit themeltar tė popullsisė, etj.
Mė pas, me shkrime kritike kundrejt keqqeverisjes lokale apo qendrore, pėr rrugė qė nuk bėheshin edhe pse fondet ishin dhėnė dhe shkrime kritike kundrejt pėrfaqėsuesve politikė, qė nuk e kryejnė punėn siē duhej, duke pėrfshirė edhe Berishėn dhe Topallin.
Ju vazhdoni tė jeni anėtar dhe mbėshtetės i PD-sė. Njė gjykim se ēfarė pėrfaqėson sot PD-ja nė Shkodėr?
Unė jam anėtar i PD-sė, por nuk jam mbėshtetės i kėtij ekipi politik, qė drejton sot. E ka pėrqendruar pushtetin nė pak duar dhe pjesėn tjetėr e ka mbushur me njerėz injorantė. Nė kontakte me Kryetarin e Bashkisė sė Shkodrės, unė i pėrmenda atij PD-nė, qė do tė sillte kohėn pėr ndryshim. Ai mu pėrgjigj thjesht: Kush ėshtė PD-ja?. A ka pyetje-pėrgjigje mė tė thjeshtė, pėr tė kuptuar se kush ėshtė sot PD-ja?
Megjithatė, PD-ja ka bėrė pėr Shkodrėn gjatė kėtyre tre viteve mė shumė se asnjė qeveri e mėparshme
Nė Shkodėr ėshtė bėrė diēka, por jo aq sa duhet, krahasuar me qytetet e tjera. Investimet kanė ardhur nė Shkodėr, mė tepėr se nė qeverisjet e kaluara, sepse marrin pjesėn e tyre. Por meqė kjo ėshtė bėrė e modės nė Shqipėri, duhet tė shohim anėn pozitive tė ēdo investimi.
Ėshtė njė rrugė, qė lidh Shkodrėn me Malin e Zi, rruga Shkodėr-Hani i Hotit. Qeveria italiane ka dhėnė njė fond para 10 vitesh, prej 22 milionė eurosh, dhe ky nuk ėshtė shfrytėzuar.
U prit qė kjo qeverisje e ndryshimit tė bėnte ndryshim, por kjo nuk ndodhi ashtu siē pritej, dhe sot PD-ja duhet tė dalė para banorėve tė zonės e tė premtojė pėrsėri se do ta bėjė kėtė rrugė, siē premtuan herėn e fundit. Pėr mua kjo nuk ėshtė politika e fjalės sė mbajtur dhe premtimit tė dhėnė.
Nėse zonja Topalli dėshiron tė tregojė pushtetin e saj politik, ajo bėn mirė tė fokusohet nė punėt politike qė u japin njerėzve zhvillim, vende pune dhe njė jetė mė tė mirė dhe jo tė merret me punė tė pista kundrejt njerėzve qė ngrenė zėrin pėr ta parė Shqipėrinė ndryshe dhe europiane. Unė jam i integruar nė Evropė pėr vete, dhe nuk kam komplekse nė kėrkesėn time pėr ta parė Shqipėrinė atje.
Sa optimist je pėr fitoren e PD-sė nė zgjedhjet e 28 qershorit?
Politikisht unė nuk duhet ta pranoj se PD-ja duhet tė humbė zgjedhjet (pavarėsisht se rotacioni e shėron njė parti nga defektet), sepse jam anėtar i saj, por fatkeqėsisht PD-ja ėshtė kapur peng nga disa drejtues thuajse tė ēekuilibruar mendėrisht.
Mjerimi i zotit Berisha apo zonjės Topalli shihet pikėrisht nė veprimet qė ata bėjnė. Asnjė qytetar i thjesht nuk e ēon nėpėr mend, qė zonja Topalli, me gjithė kėtė angazhim politik, ka kohė tė merret edhe me makinėn time. Por ja qė merret.
Pak muaj para Gėrdecit, unė e kam pranuar nė ndėrgjegjen time, se qeverisja e PD-sė po shkon nė rrugė tė gabuar. Gėrdeci ishte kufoma nė ngarkesė pėr PD-nė. Pas kėsaj tragjedie, unė e kam quajtur veten me fat qė nuk isha pjesė e administratės qeverisėse, se po tė kisha qenė, do tė kisha lėnė punėn. Unė kėtė e quaj moral politik. Nė atė kohė, Berisha duhet tė kishte ikur, pėr tia lėnė vendin njė tjetri nė PD dhe atėherė ne mund tė pretendonim pėr njė mandat tė dytė.
Por kapja e Berishės si mastiē pas pushtetit, tregon nė fakt se Berisha vetė ėshtė i kapur. Do tė ishte me fat pėr tė dhe pėr vendin, qė ai tė ikte, me votėn e lirė tė zgjedhėsve, pėrderisa nuk mundet tė ikė vetė. Kjo do ta shpėtonte Berishėn - njeri.
Takim me konsullin danez nė Tiranė, Arne Lauritsen
Lidhur me incidentin me makinėn e tij, bėrė present edhe nė faqet e kronikės policore, Ēokaj, thotė: Dje nė mėngjes u takova me konsullin danez, tė cilit i sqarova situatėn. Ai pati vėshtirėsi nė kuptimin e dinamikės sė ngjarjeve, qė kanė ndodhur prej datės 9 maj 2009. Por pranoi me mirėsi qė tė kontaktonte me kreun e policisė sė Shkodrės.
Nė bisedėn me drejtorin e policisė sė Qarkut tė Shkodrės, Vullnet Topalli, ai e pyeti nė lidhje me ngjarjen dhe sqarimi rezultoi nė pėrgjigjen se: Policia e ka marrė makinėn time, pasi vėllai im nuk paska patur njė autorizim nga unė pėr drejtimin e automjetit.
Ky argument nuk qėndron, pasi vėllai ėshtė i autorizuar ti japė automjetit dhe ėshtė drejtuesi i vetėm i tij, sepse e kam tė vėshtirė ti jap makinės. Vėllai ka edhe emrin tė shėnuar nė letrat pėr sigurimin e makinės nė Gjermani
Konsulli u shpreh se nuk mund tė hynte mė thellė nė kėtė ēėshtje, sepse ėshtė kompetencė e autoriteteve shqiptare, por do tė ishte nė kontakt gjer nė zgjidhjen e saj. Ai mė siguroi se nuk do ti ndodhte asgjė e keqe makinės, sepse ai ėshtė vetė ndėrmjetės pėr kėtė rast., - thotė Arbeni, duke shtuar:
Deri edhe nė Frankfurt kam njė kartė taksie, pėr tė udhėtuar falas me taksi, kurse policia shqiptare bėn manovra, duke u tallur me gjendjen time fizike dhe mė bllokon makinėn
. Arben Ēokaj ėshtė gjysėm i paralizuar, pas njė aksidenti trafiku 10 vjet mė parė.
Botuar nė:
, 14.05.2009.
[ ]