DITURIA RREZIKUESE
-- nga Bronik Matwijkiw
Para dhe gjatė luftės sė dytė botėrore, shumė njerėzve tė shkencės nė Evropė iu desh tė emigronin nė SHBA, qė tė kenė liri nė studimet dhe kėrkimet e tyre, ndėrmjet tė cilėve ishte edhe Ajnshtajni (Einstein). Sot SHBA-tė janė akoma parėsorė nė ndihmėn e tyre pėr "shkollarėt nė rrezik". Kronika nė vazhdim vjen nga profesori-mik i Universitetit tė Kolumbisė, i cili tregon pėr pėrpjekjet nė fjalė.
Jo shumė vjet mė parė, mund tė mpiheshe nga ankthi, kur presidenti i atėhershėm amerikan, Ronald Regan(Reagan), e quajti Rusinė 'Perandoria e keqe'. Por, e cituar kjo siē duket nga thėniet e Biblės pėr Babiloninė, si njė fuqi botėrore, e cila u shkatėrrua si rezultat i imoralitetit dhe arrogancės, Bashkimi Sovjetik ishte kėrcėnimi i sė keqes me njė fytyrė tė re. Mė keq u bė kur Regani, nė njė intervistė nė radio - apo pothuajse shfaqje - deklaroi nė publik se sulmi ndaj Rusisė kishte filluar. Vetė rusėt protestuan ndaj kėsaj talljeje makabėr, pasi ata e kishin frikė njė zhvillim tė tillė. Frika u bė realitet. Pas rėnies sė murit, doli nė pah se Bashkimi Sovjetik nuk mundi ta shtrinte balancimin e pushteteve pėr arsye ekonomike. Njė sqarim i tillė pėr ēarjen globale tė socializmit dhe komunizmit, ėshtė nė pėrputhshmėri me ideologjinė e demokracisė liberale, pavarėsisht se shpesh potencohet se ekonomia nuk ėshtė boshti drejtues i historisė. Por shkatėrrimi ekonomik ėshtė dėnimi, qė njė regjim totalitar apo despotik duhet tė pėsojė.
Jeta ekonomike mund tė jetė vėshtirė tė kufizohet nga sfera tė tjera tė shoqėrisė. Ndėrgjegjėsimi lidhur me relacionet ekonomike dhe kuptimin qė ato kanė pėr kuptueshmėrinė tonė lidhur me botėn, fillojnė pothuajse njėkohėsisht me zbulimin e metodave eksperimentale nė kėrkimet shkencore. Njohja e ligjshmėrive tė natyrės ėshtė shprehje e njė procesi abstragimi, por kurrė me njė marrėdhėnie jopraktike pėr botėn. Kjo mund tė ilustrohet me veprimtarinė e shkencėtarit Benjamin Franklin. Kur ai nxorri teorinė e tij lidhur me rrufetė si ngarkesa elektrike, dhe dėrgoi njė disertacion pėr kėtė temė nė tė repektuarėn, Akademi Mbretėrore tė Shkencave nė Londėr, tė diturit reguan me njė pėrqeshje. Jo mė pak se kaq, por revolucionari amerikan mundi - ashtu si nė politikė edhe nė pikėpamjen shkencore - tė shfrytėzojė diturinė e tij 'tė keqe' pėr tė ndėrtuar rrufe-pritėsin. Ai bėri tė mundur qė kėmbanat e kishave tė heshtnin. Ekzistonte njė praktikė e gjėrė qė t'i bije kėmbanave gjatė njė kohe me furtunė pėr tė trembur shpirtrat e kėqinj. Me daljen e rrufesė u zhduk ky supersticion, pasi tė gjithė mundėn ta shihnin se rrufe-pritėsi vepronte, pasi ishte njė zbatim praktik i diturisė shkencore. Zhvillimi teknologjik mund tė kontribuojė pėr tė larguar mendimin supersticioz dhe praktikat sociale qė rrjedhin prej tij.
Teknologjia ėshtė shprehje e shfrytėzimit racional dhe ekonomik tė dijes sonė. Ajo shfrytėzohet plotėsisht nė vendet e perėndimit, forma e drejtimit tė tė cilave ėshtė demokracia liberale. Sipas kėrkuesit social amerikan Francis Fukuyama, ne shohim me disfatėn e regjimeve komuniste, pėrfundimin e historisė. Me histori, ai nėnkupton historinė universale, qė manifestohet me zhvillimin shpirtėror tė njerėzve. Fukuyama mendon me tė drejtė se, interpretimi teorik i historisė sė botės ėshtė njė pėrpjekje pėrfituese nga veprat e mendimtarėve gjermanė pėr sistemet, I. Kant dhe G.W.F. Hegel.
Kundėrshtohet kėshtu kritika e filozofit anglezo - austriak, Karl Popper, pėr sistemin e mendimit gjerman, si njė pėrshtypje e gabuar e metodologjisė shkencore, qė Popper e quan historicizėm. Pėrkundėr kėsaj, Fukuyama mendon se metoda eksperimentale shkencore parashtron demokracinė liberale, si pėrfundimin e historisė sė botės. Ndėrsa Popper e sheh projektin e Hegelit dhe Karl Marksit, pėr kuptueshmėrinė e ngjarjeve historike, si njė pėrpjekje tė pasuksesshme pėr tė pėrdorur dialektiken dhe determinizmin si modele sqaruese, Fukuyama vetė e sheh kėtė projekt si vazhdimėsi tė idesė sė Kantit pėr tė shkruar njė histori universale. Historia do ishte kuptimplote, mendon Kanti, nėse do mund tė kuptohet objektivi pėrfundimtar i saj. Pėr arsye tė rėnies sė regjimeve komuniste nė Evropėn lindore, Fukuyama tashmė e sheh kėtė objektiv pėrfundimtar nė demokracinė liberale.
Totalitarizmi si pėrshkrim i njė sistemi gjithėpėrfshirės, qė nuk e njeh individin dhe tė drejtat e tij, ėshtė produkt i filozofisė sė Hegelit dhe Marksit. Filozofia e tyre shtroi rrugėn pėr regjimet komuniste tė Evropės lindore, tingėllon mendimi i Popper-it. Shumė demokratė liberalė i janė bashkuar kėsaj kritike. Por Fukuyama i mbahet idesė, se ai mund tė aludojė konsekuencat politiko-ideologjike tė sistemit gjerman tė mendimit, si tė pėrputhura me konceptin e demokracisė liberale. Nė kundėrshtim me Popper, ai mendon se idetė e demokracisė liberale pėr lirinė e shprehjes dhe tė drejtėn e pronės, jo vetėm qe dalin qartė, por edhe marrin njė kuptim historik tek Hegeli. Metodat eksperimentale nė shkencat e natyrės dhe mė pas industrializimi si pėrgjigje e kėsaj, shtrojnė rrugėn pėr njė demokraci liberale. As shoqėria borgjeze dhe as komunizmi nuk kanė tė drejtė tė jenė objektiv historik. Nė veēanti, fashizmi nuk del nė pah si ngjarje e historisė sė botės, pasi nuk ka ndonjė funksion nė zhvillimin e demokracisė liberale, nė mėnyrėn se si Fukuyama e shtron kėtė. Njė pikėpamje e tillė ka padyshim karakter spekulativ. Kjo nuk duhet tė konsiderohet si injorim i atyre vuajtjeve qė fashizmi u ka shkaktuar miliona njerėzve, thekson Fukuyama. Shoqėria borgjeze ka pėrkundėr kėsaj kuptim, pasi ajo njeh tė drejtėn e pronės dhe lirinė e shprehjes. Kėto koncepte bėjnė tė mundur kuptimin e tė shprehurit lirshėm nė njė sistem politik, ku kjo nuk ka ndonjė funksion si ushtrim detyrimi, qė shkel mirėqenien e njeriut.
Nė kohėt e reja, kritikė tė sistemit tė Evropės Lindore, kanė paraqitur potencial revolucionar tė mirėqenies. Kuptueshmėrinė politike tė kėsaj e shohim p.sh. nė historinė e Vįclav Havelit pėr njė shitės fruta-perimesh, i cili vendos njė ditė njė tabelė nė dritare me njė slogan nga 'Manifesti komunist': "Punėtorė tė tė gjitha vendeve, bashkohuni!". Nuk bėhet fjalė, qė shitėsi nė fjalė do tė angazhohet nė politikė. Por veprimi i tij mund tė etiketohet si karagjozllėk, pasi ai nuk shpreh njė intimacion politik. Ne nuk e dimė se si reagon ai nė pikėpyetjet politike. Ne dimė vetėm se ai mbėshtet establishmentin politik. Por mbėshtetja e tij nuk merr ndonjė kuptim, pasi tė gjithė e dinė se kjo vetėm shprehėn njė frikė tė brendshme ndaj pushtetarėve. Nėse shitėsi i fruta-perimeve do ishte i ndershėm, ai duhej tė shkruante: "Kam frikė!" - thotė Haveli. Nėse njė njeri shprehet nė njė shoqėri qė shkel lirinė e tė shprehurit, shprehja vetė ėshtė shenjė e kėsaj thyerje dhe nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė veprim autonom (vetjak). Kritika e Havelit pėr kėtė strukturė pushteti qė drejton lirinė e fjalės, ėshtė pikėrisht liria e shprehjes, qė kuptohet nė njė demokraci. Ajo ėshtė nė kėtė mėnyrė transhendente. Por kritika tregon guximin e Havelit, pėr aq sa ai kritikon sistemin politik, i nisur nga vlerat e njė demokracie liberale. Sipas Fukuyamas, Haveli e ka ketė guxim, pasi ai e vlerėson lart veten dhe njerėzit e tjerė. Ideja e demokracisė liberale pėr tė drejtat e individit e bėn frikėn e shitėsit tė padurueshme. Ne mund ta kuptojmė, nė kėtė mėnyrė, gjendjen revolucionare nė regjimet komuniste, nisur nga objektivi pėrfundiar, qė ka historia e botės. Ato janė vlerat e demokracisė liberale.
Mund arrihet nė pėrfundimin se interpretimi i dėshtimeve politike nė Evropėn Lindore ėshtė tepėr spekulativ. Por ndoshta kjo ka tė bėjė me ndėrgjegjen tonė tė ekonomizuar, e cila e ka tė vėshtirė t'i kuptojė idetė politike dhe morale. Kėrkesa pėr demokraci nuk mundet gjithmonė tė kushtėzohet ekonomikisht. Mrekullia ekonomike e Lindjes ka ndodhur si rezultat i liberalizimit tė fuqivetė tregut, por jo me njė demokraci qė i pėrgjigjet kėsaj. Nė Taivan ėshtė kundėrshtuar demokratizimi me arsyetimin se ai mund tė pengojė zhvillimin ekonomik. Duke u nisur nga ky material pėrvoje mund tė arrihet nė pėrfundimin se, nuk ka lidhje tė nevojshme nė mes liberalizimit tė fuqisė sė tregut dhe demokrasisė liberale si ideologji. Nėse liberalizimi i fuqisė sė tregut pėrkohėsisht, nuk ka veprim tė drejtėpėrdrejtė nė strukturėn e njė shoqėrie, atėherė mund tė supozohet se demokracia nuk e detyron liberalizimin e fuqisė sė tregut. Por Fukuyama mendon se, demokracia moderne nuk mund tė realizohet pa njė veprim tė tillė. Vetėm njė demokraci liberale ėshtė demokraci moderne. Kjo do tė thotė se demokracia konceptualisht ėshtė liri e fuqisė sė tregut. Ai nėnvizon se demokracia e Athinės nuk mund tė konsiderohet si demokraci liberale, bazuar nė faktin se grekėrit antikė, nuk kishin ndonjė koncept pėr tė drejtat e individit dhe mbrojtjen e tyre. Nė kėtė mėnyrė ata mundėn ta ekzekutonin Sokratin, i cili i kėrcėnonte pushtetmbajtėsit nė Athinė me artin e tij dialektik tė bisedimit, me tė cilin ai i mėsoi tė rinjtė tė mendonin nė mėnyrė kritike.
Tregun e lirė ne e lidhim me konkurrencėn dhe zhvillimin e produkteve. Ideja ėshtė se kur producentėt konkurrojnė pėr tė shitur njė produkt, ata mundohen tė prodhojnė produktin mė tė mirė pėr njė ēmim sa mė tė ulėt. Nėse njė njeri ėshtė demokrat, ai nuk mund t'i pranojė pra ato marrėdhėnie shoqėrore qė thyejnė liritė politike dhe qytetare tė individit. Kjo gjė i pėrket edhe shoqėrisė qė pėrdor tregun e lirė, ashtu edhe shoqėrisė qė shfrytėzon njė formė drejtimi totalitar dhe despotik pa shkėmbim tė lirė tė mallrave. Si demokrat nuk mund tė jesh i kėnaqur me njė sistem politik qė e bėn shitėsin e fruta-perimeve t'i thėrrasė punėtorėt e tė gjitha vendeve tė bashkohen, pavarėsisht se mund tė ulesh nė limuzinė. Duhet tė ndjehesh i detyruar t'i ndihmosh ata njerėz, qė vuajnė nga njė sistem despotik dhe totalitar, pasi ata sinjalizojnė njė shpalosje tė shpirtit tė lirė. Nė kėtė mėnyrė pra, nuk mund tė mbėshtetet shitėsi i fruta-perimeve, pavarėsisht se ai ėshtė i shtypur nga njė sistem totalitar. Kur ai nuk pėrpiqet tė pėrdorė lirinė e fjalės, por nė vend tė saj zgjedh afirmimin e pranimit tė shtypjes, ai nuk shtron kėrkėsa pėr ndihmė.
Pėrkundėr kėsaj Haveli e shtron kėrkesėn pėr ndihmė kundrejt demokratėve, kur ai futet nė burg pėr arsye se ėshtė shprehur nė mėnyrė kritike kundėr njė regjimi politik. Njė person i tillė ėshtė ai, qė nė universitetin e Ēikagos kuptohet si "shkollar i rrezikuar". Universiteti organizoi para njė gjysėm viti njė konferencė pėr vendosjen e njė rrjeti, qė tė mbėshtesė aktivisht shkollarėt, aktiviteti i tė cilėve rrėnohet dhe shkatėrrohet, pasi ata mendojnė dhe veprojnė nė mėnyre kritike. Dihet se ngritja e nivelit tė shkollimit, njė kėrkim i lirė dhe shpalosja e lirė artistike janė elemente tė rėndėsishme nė pėrpjekje pėr demokratizimin e njė shoqėrie, qė shtyp tė drejtat qytetare dhe politike. Psh. a e dinin demonstruesit studentė tė Sheshit tė Paqes Qiellore nė Pekin, se kur tė rinjtė shkollohen nė universitetet amerikane, ku njėkohėsisht mėsojnė pėr njė sistem shoqėror demokratik, sistemi komunist bėhet i padurueshėm pėr ta? Pėr amerikanėt ėshtė fakt se, "demokracia ėshtė njė eksperiment i suksesshėm", shfrytėzojmė kėtu shprehjen e poetit amerikan Walt Whitman pėr demokracinė. Edhe pėr studentėt kinezė, tė rritur nė njė regjim komunist, shkollimi nė njė prej universiteteve amerikane, mund t'i bėjė ata aq demokratė, sa tė jenė tė gatshėm tė japin edhe jetėn, nė luftėn kundėr njė sistemi totalitar.
Rreth 50 universitete dhe kolegje amerikane morėn pjesė nė njė konferencė pėr tė diskutuar projektin, qė financohet pjesėrisht nga njė dhuratė e fondacionit "John D. and Catherine T. MacArthur". Pati pyetje tė ndryshme, qė duhej tė sqaroheshin. Duhet ditur se ēfarė kriteresh kėrkohen pėr tė kualifikuar njė person si shkollar ne rrezik, sa tė mėdha janė burimet qė kėrkon projekti nga universitetet dhe kolegjet, dhe si mund tė ndihmohet njė person i tillė. Disa mund tė propozojnė kritere krejt tradicionale pėr njė shkollar nė rrezik, si psh. provimin pėrfundimtar nga njė shkollė e lartė, pėrvojė dhėnie mėsimi, punėsim si shkollar dhe publikim i njė pune shkencore.
Por kriteret tradicionale pėr njė shkollar, zor se janė tė pėrdorshme, kur. psh. fizikani gjerman Albert Einstein (Ajnshtajn) si studiues i ri nuk mundi t'i plotėsojė kėto kritere. Ai nuk mundi tė zinte punė si kėrkues nė Evropė. Si shumė shkollarė tė tjerė qė emigruan pėr shkak tė fashizmit nė Evropė, Ajnshtajni shkoi nė SHBA, ku iu dha mundėsia tė vazhdonte kėrkimet e tij. Nė ato vite, deri nė luftėn e dytė botėrore, erdhėn shumė shkollarė nė SHBA dhe ata ishin bashkė nė ndėrtimin e sistemit arsimor amerikan, i cili siē shprehen amerikanėt, ėshtė mė i famshmi nė botė. Por nė Angli janė fituar edhe pėrvoja respektive tė mira. Gjatė konferencės u takova me John Akker, i cili ėshtė sekretar ekzekutiv i kėshillit pėr Asistimin e Refugjatėve Akademikė (me arsim tė lartė), njė organizatė angleze, e cila qė nga vitet 30-tė ka ndihmuar shkollarėt apo akademiket, nėse kėrkohet ndihmė, kur ata kanė ardhur si refugjatė nė Britaninė e madhe. Ai mbeti i entuziazmuar nga iniciativa e Universitetit tė Ēikagos. Ai tha se ėshtė shumė shpėrblyese tė ndihmosh akademikėt. Ata ndihmoheshin me blerje kompjuterėsh apo pajisjesh teknike, u jepeshin lokale nė pėrdorim, etj. derisa ata gjenin punė. Disa nga kėta akademikė janė bėrė mė vonė personalitete. Karl Popper ėshtė psh. njėri prej tyre. John Akker mendon se iniciativa pėr njė rrjet pune pėr shkollarėt nė rrezik ėshtė shumė e nevojshme. Ai ishte njėri nga pjesėmarrėsit e shumtė qė e lavdėroi rrjetin e punės, i cili drejtohet nga eksperti i tė drejtave tė njeriut, Robert Quinn, i Universitetit tė Ēikagos, Departamenti i Studimeve Ndėrkombėtare. Quinn nėnvizon se sulmi mbi akademikėt dhe universitetet ėshtė bėrė njė problem i madh nė shumė pjesė tė botės. Nuk ėshtė vetėm njė problem evropian. Sa i pėrket ndarjes sė burimeve dhe asaj ndihme qė mund tė ofrohet nga institucionet pjesėmarrėse, ai shpreson nė hapjen e vendeve tė punės pėr shkollarėt nė rrezik. Universitetet e mėdha pritet tė pajtojnė nė punė nga njė shkollar nė rrezik, nė njė periudhė prej njė deri tre vjet, pėrmes njė marrėveshje rotacioni. Institucionet mė tė vogla do luten tė mund tė sponzorizojnė sė paku njė punėsim. Ai organizon edhe fushata qė kanė pėr qėllim tė mbledhin mjete pėr tė financuar vende pune tė tilla.
Nė pėrpjekjet amerikane pėr tė ndihmuar shkollarėt nė rrezik pėrdoret edhe teknologjia moderne e informacionit, si njė mjet komunikimi me shkollarėt e pėrndjekur nė vendet e tyre. Nė konferencė morėn pjesė ekspertė tė komunikimit, qė treguan pėr mundėsitė e mėdha, qė teknologjia e kompjuterėve jep pėr t'i ndihmuar ata. Nė internet mund tė japėsh mėsim, shkėmbesh punėt shkencore dhe artistike dhe tė marrėsh informacionet e fundit pėr zhvillimet politike nė ato vende ku shkollarėt shtypen. Gjatė rrethimit tė Sarajevės, interneti tregoi se ishte njė mjet tepėr i rėndėsishėm i komunikimit. Pėr njė moment elektriciteti u ndėrpre. Por kur banorėt e qytetit e rihapėn mundėsinė e furnizimit me rrymė elektrike, ata mundėn tė dėrgonin njė mori tė tėrė informacionesh pėr aktivitetin e serbėve, nėpėrmjet internetit, pasi ata dėrgonin njėkohėsisht nga shumė kompjuterė.
Nė Skandinavi*) nuk ėshtė treguar ndonjė interes i madh pėr iniciativėn amerikane. Arsyeja s'mund tė jetė tė mospaturit simpati pėr njė punė tė tillė. Vendet skandinave i mbėshtesin tė drejtat e njeriut kudo nė botė. Por kjo punė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ecėn mė tepėr nė planin shtetėror. Nuk mund tė pritet qė njė universitet nė Skandinavi tė angazhohet nė pėrpjekje pėr avancimin e demokracisė dhe kushteve pėr studiuesit, mėsuesit apo artistėt nė njė vend tjetėr. Demokracia pėr skandinavėt nuk ėshtė ideologji, por formė drejtimi. Njė akademik danez mund mos e kuptojė se duhet ta ndihmojė Havelin pėr tė dalė nga burgu. Ai mund tė mendojė se zyrtarėt duhet tė kontaktojnė regjimin dhe tė diskutojnė rrethanat e padurueshme pėr shkollarėt. Ėshtė karakteristike pėr mendimin amerikan, qė tė kėrkojė inspirim nė veprat e filozofėve evropianė. Fukuyama diskuton rėnien e sistemit komunist duke u munduar tė kuptojė ndėrvarjen nė mes koncepteve si vetėmirėqenie, politikė ekonomike dhe metodologji shkencore. Nė universitetet dhe kolegjet amerikane, filozofia evropiane ėshtė pjesė e rėndėsishme e kėrkimit, pasi ajo punon pėr tė sqaruar kėtė vartėsi nė mes koncepteve, qė pėrdoren nė kėrkimet empirike. Ndėrsa filozofia evropiane kontribuon pėr njė rinim tė punės shkencore nė SHBA, ajo pėrkundrazi nuk mund tė legjitimohet nė Evropė. Mendimi ekonomik nė Evropė ėshtė bėrė aq dominant, sa nuk jemi nė gjendje tė kuptojmė kritikėn e Havelit ndaj njė sistemi represiv.
Nė planin politik ne nuk mund tė ecim me tempon energjike amerikane. Ka shumė arsye pėr kėtė. Dua tė theksoj vetėm njė: ne nuk e vlerėsojmė demokracinė. Ne sillemi me demokracinė si shitėsi i fruta-perimeve qė vendos nė dritaren e shitores sė tij njė tabelė me njė slogan politik, nė tė cilėn askush nuk beson.
---
*) Skaninavi ose vendet skandinave: Danimarka, Suedia, Findlanda e Norvegjia.
Pėrshtati nė shqip: Arben Ēokaj, dhjetor 2000.
Publikuar:
- gazetė daneze
Artikulli i mėsipėrm u botua edhe nė gazetėn TemA, Tiranė
[ ]