P U B L I C I S T I K Ė        

Dhunimi i heshtur i votės

Nga Arben ĒOKAJ, 30.06.2009

Kur u bėnė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 1996, unė isha nė Kopenhagė dhe u gėzova si fėmijė pėr fitoren e PD-sė. Kishte disa vjet qė nuk kisha shkelur Shqipėrinė dhe ndjenja kombėtare e atdhedashuria rriten ndjeshėm, kur je larg vendit tėnd. Dėgjoja nga larg pėr mrekullinė Shqipėri, siē dėgjoj edhe sot, pėr rritjen ekonomike mbi 10% etj. etj. dhe fluturoja nga gėzimi mbi biēikletė, me duart lart, duke bėrtitur i ngazėllyer, ashtu siē gėzohen me siguri disa miq djathtistė nė Londėr, New York dhe mė gjerė, pėr zgjedhjet e tanishme, qė pėrsėri rrezikohen t’i fitojė Berisha, me njė distancė tė ngushtė votash.

Titull kryesor nė gazetėn Shekulli
Titull kryesor nė gazetėn "Shekulli"

Unė e kisha harruar shkakun e ikjes nga Shqipėria dhe besoja se Berisha ishte duke qeverisur mirė, siē besova nė vitin 2005 se Berisha kishte ndryshuar, pėrkundėr skeptikėve tė shumtė, qė thoshin se Berisha ėshtė i paaftė dhe tepėr i vjetėr pėr tė ndryshuar. Nėse ndalemi tek koncepti i ndryshimit, askush nuk mund ta mohojė faktin se Berisha ka ndryshuar. Por si ka ndryshuar ai? Ėshtė bėrė mė i rafinuar, mė i pamėshirshėm dhe mė i rrezikshėm se mė parė, nėn kėshillat e serbo-boshnjakut Damir Fazlliē.

Idetė e Fazlliē, qė unė dhe kolegė tė tjerė i vumė nė dyshim, disa kohė mė parė, kur ai i vetėkėnaqur dha njė intervistė nė TV Klan, idetė e njė mentaliteti agjenturor serb, po bėhen gjithnjė e mė tė realta nė jetėn politike shqiptare. Kėto ide fillojnė me Shqipėria 1 Euro, me ēmimet astronomike nė ndėrtimin e rrugėve pa cilėsi e tepėr tė shtrenjta, me Gėrdecin, e sidomos me vrasjet mafioze e tė pasqaruara tė disa veprimtarėve politikė nė Shqipėri, nė kėtė prag zgjedhjesh etj.

Unė u pata ngazėllyer pėr fitoren e Berishės nė vitin 1996, qoftė edhe nga frika qė kisha, se koha mund tė mė jepte tė drejtė mua, pėr ikjen time nga regjimi i Berishės, megjithėse isha mbėshtetės i PD-sė. Nuk doja qė profecia e mikut tim kosovar, ish-kreut tė LDK-sė nė Danimarkė, qė mė thoshte se “koha do tė vėrtetojė se ikja jote ka qenė e drejtė”, tė dilte e vėrtetė. Mendja nuk mė shkonte kurrė, se rreth njė vit pas kėsaj fitoreje tė sforcuar, shteti shqiptar do tė thyhej nė kurriz nga skemat piramidale, nė mars tė vitit 1997. Edhe nė atė kohė vėreja njė aktivitet tė rritur ndėrkombėtar, pėr ta detyruar Berishėn tė ikte. Parė nga larg, unė mendoja se Berisha kishte tė drejtė, jo opozita, jo ndėrkombėtarėt. Por, ja qė unė gabova nė atė kohė se nuk i njihja mirė rrethanat, por nuk dua tė gaboj sot, si disa miq tė mi nė Londėr, New York e gjetkė, tė cilėt nga distanca me Shqipėrinė, absorbojnė si tė vėrtetė propagandėn e Berishės, i cili milionat e Eurove, qė ka marrė borxh nė emėr tė qytetarėve shqiptarė, i bėn rrush e kumbulla nė njė fushatė agresive propagandistike, sikur kėtu nė kėtė vend gjithēka po lulėzon.

Editorial nė gazetėn TemA
Editorial nė gazetėn "TemA"

Nėse presidenti i sotėm gjerman i lutet partive politike gjermane, qė tė mos harxhojnė shumė para nė fushatė, por tė mbajnė njė profil tė ulėt tė shpenzimeve elektorale, dhe partitė kryesore gjermane i binden vėrejtjes sė presidentit, pėr shkak tė krizės ekonomike globale, jevgu shqiptar, i vetėkėnaqur se ka ndeshur nė parį, po e mbyt Shqipėrinė nė borxhe dhe bėn aheng me kėngėn gjermane “We will win the race” tė Modern Talking. Ai nuk i dėgjon kėshillat e ndėrkombėtareve, as ndėrgjegjen tonė kombėtare pėr tė hapur rrugė. Berisha do me ēdo kusht qė tė fitojė, pavarėsisht ēmimit qė paguan kombi ynė pėr fitoren e tij. Kėsaj here ai ka pėrdorur njė dhunė taktike, tė specializuar dhe tani me metodėn e tejlodhjes sė komisionerėve dhe blerjes me presion tė tyre, synon tė fitojė pėrsėri.

Pėr tė kuptuar se si lexohen votat tona, nė mėnyrė transparente, nė qendrat e numėrimit tė votave, duhet pyetur kandidati pėr deputet Gilman Bakalli, i cili tregon se komisioni i numėrimit tė votave nuk ka lexuar as votat e hedhura nga ai dhe familja e tij pėr LZHK-nė, nė kutinė e lagjes sė tij. Dyshimi nė kėtė rast shkon tek njė ndėrrim i mundshėm i kutisė, ose tek rėnia dakord e komisionerėve tė PD-sė dhe PS-sė, nėn regjinė e znj. Topalli, pėr tė mos i lexuar aspak votat e hedhura nga Gilmani pėr Gilmanin.

Nėse gazetarėt tanė analistė, nė kanalet qendrore televizive, i injorojnė shkeljet e vėrejtura nė fushatė, pasi janė mėsuar tė shohin mė keq se kaq, vėzhguesit ndėrkombėtarė bėnė njė vlerėsim objektiv tė situatės, duke na dhėnė edhe njė leksion tė sinqertė demokratik: me kėto lloj zgjedhjesh, Shqipėria nuk mund tė hyjė nė BE. Qeveria Berisha ra nė provimin e saj, pėr tė garantuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, qė plotėsojnė standardet evropiane. Mesazhi ėshtė mė i qartė se kurrė: me Berishėn nė krye, Shqipėria nuk mund tė hyjė nė BE. Atė qė kishte kohė qė euro-perėndimorėt e artikulonin nė mėnyrė diplomatike, vėzhguesit dhe miqtė tanė perėndimorė, e artikuluan tani me zė tė lartė, nė mes tė Tiranės.

Shoqėria shqiptare ishte e paaftė pėr tė kuptuar nė kohė mesazhin e perėndimit pėr zgjedhjet e 28 qershorit, ose manipulimi i votės pėrmes presionit tė shumanshėm ishte dhe vazhdon tė jetė i tillė, sa tė ēojė nė njė lexim tė shtrembėruar tė rezultatit. Pra, do tė kemi pėrsėri njė shtrembėrim dhe manipulim tė votės sė shqiptarėve. Nėse nė Serbi, presidenti Tadiē, i cilėsuar si pro-perėndimor, fiton kundrejt njė opozite nacionaliste serbe, vetėm se ai ka mbėshtetjen e perėndimit, nė Shqipėri, Berisha bėn sikur nuk e kupton mesazhin e perėndimit, sepse nuk i pėlqen ta lexojė qartė kėtė mesazh. Kėshtu ndodhi edhe nė vitin 1996, por atėherė reagimi apo kundėrshtia e Berishės ishte mė e hapur, mė emocionale.

Nė kėto zgjedhje, u provua se kishim njė dhunė tė heshtur tė organeve tė komanduara nga Berisha, tė cilat pa rėnė shumė nė sy dhe me takt ndikuan votėn e zgjedhėsve shqiptarė, por nuk mundėn t’i shpėtonin vėzhgimit profesional tė vėzhguesve ndėrkombėtarė. Vėzhguesit e OSBE/ODHIR-it dhe NATO-s japin vetėm rekomandime. Atyre nuk u lejohet tė pėrzien hapur nė sovranitetin e njė vendi. Kėtė pamundėsi tė tyre pėr tė folur hapur e shfrytėzon Berisha. Duke pėrdorur edhe kontaktet e tij zyrtare me drejtuesit e shteteve tė ndryshme, ai i bėn reklamė vetes sikur perėndimi e do atė. Por kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Perėndimi kėrkon standarde, qė Berisha nuk mund t’i plotėsojė. Shoqėria shqiptare po i paguan haraē kėtij tė fundit, pėr mėnyrėn se si ai qeveris dhe pėr taktikat e parregullta elektorale, qė ai pėrdor pėr tė fituar. Pėr tė gjithė ata qė dinė tė mendojnė, ėshtė mė se e qartė, sidomos pas raportit tė fundit tė vėzhguesve ndėrkombėtarė, se ndryshimi pėr mirė nė kėtė vend nuk vjen dhe nuk mund tė vijė nga Berisha. Ikja e Berishės nga politika, mund t’i japė fund tranzicionit tė stėrzgjatur shqiptar.

Me rezultatin e manipuluar tė zgjedhjeve dhe me mungesėn e arsyes tė kryeministrit Berisha, pritet njė rrezik jo i vogėl pėr Shqipėrinė, nėse Berisha merr pėrsėri pushtetin. Njerėz tė punėsuar nė administratė parashikojnė reprazalje nė njerėz, nėse Berisha fiton zgjedhjet. Unė pėr vete e kam njė zgjidhje: do tė largohem sa mė parė pėr nė Frankfurt dhe do tė vij sa mė rrallė nė vendin tim, nėse Berisha fiton zgjedhjet. Se si do tė shkojnė punėt pėr Shqipėrinė kėsaj radhe, nuk jam i sigurt dhe nuk mund ta parashikoj. Por, duke parė mėnyrėn se si ka qeverisur Berisha nė 4 vjet, ku fuqinė e ligjit e ka marrė urdhri nga lart, nuk shpresoj se punėt do tė shkojnė mirė pėr kėtė vend, sidomos nė kėtė kohė tė krizės ekonomike globale dhe pas njė vlerėsimi paralajmėrues, qė bėnė vėzhguesit ndėrkombėtarė pėr standardet nė zgjedhje.

Botuar nė: Shekulli | TemA| Fjala e Lirė

[ Prapa ]