Njė takim historik i BE-sė nė Kopenhagė
- 10 vende tė tjera i shtohen Bashkimit Evropian -
Nė datat 12-13 dhjetor, u mbajt nė Kopenhagė njė takim i pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė Bashkimit Evropian. Tema kryesore e diskutimit, ishte zgjerimi i BE-sė edhe me 10 shtete tė tjera, shumica e tė cilave nga vendet e lindjes. Kryesia e radhės daneze u kurorėzua kėto ditė me njė sukses tė madh, duke i bashkangjitur Bashkimit Evropian 10 shtete tė tjera: Estoninė, Letoninė, Lituaninė, Poloninė, Ēekinė, Sllovakinė, Hungarinė, Slloveninė, Qipron dhe Maltėn, tė cilat do tė funksionojnė si shtete tė barabarta tė Bashkimit Evropian, qė nga 1 maji 2004.
Turqia kishte bėrė presion mbi BE-nė, qė t'i caktohej njė datė pėr tė filluar bisedimet e anėtarėsimit nė BE brenda vitit 2003. Kjo kėrkesė mbėshtetej edhe nga administrata amerikane. Presidenti Bush i bėri njė telefonatė kryeministrit danez Rasmussen, dy ditė para se tė fillonte takimi, ku i kėrkonte atij, qė Turqisė t'i jepej prioritet. Kėrkesa e Turqisė, dhe sidomos ndėrhyrja amerikane nė kėtė drejtim, nuk u konsiderua pozitivisht nga disa pėrfaqėrsues tė BE-sė, e cila e ndikuar dukshėm nga e majta evropiane, gjithnjė e mė tepėr po shfaq shenja pakėnaqėsie ndaj administratės amerikane. Megjithatė, BE-ja konkludoi gjatė kėtij takimi se bisedimet me Turqinė, lidhur me anėtarėsimin e saj, do tė fillojnė nė dhjetor tė vitit 2004, dhe sidomos gjatė verės 2005.
Shtėpia e Bardhė, pėrmes zėdhėniėsit tė saj Fleischer, u shpreh e kėnaqur pėr vendimin e BE-sė lidhur me Turqinė, ndonėse ata kishin kėrkuar njė datė mė tė afėrt pėr bisedimet. Ndėrsa kryeministri turk Abdullah Gül shprehet se nuk pajtohet me njė ofertė tė tillė nga BE-ja, pasi kjo pėrbėn njė ndryshim tė madh trajtimor.
Komente tė shumta i ndoqėn kėto ditė punimet e kėtij takimi tė lartė tė BE-sė, sidomos lidhur me arsyet pse Turqia neglizhohet. Duket se shtetet evropiane dhe popullsia e saj, kanė njė ndrojtje tė madhe nė drejtim tė futjes sė Turqisė brenda BE-sė, si shtet tė barabartė, pasi popullsia turke ka besim mysliman, dhe kėtu luan rol tė madh edhe fakti se, Turqia nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė bėhet shteti me popullsi mė tė madhe i Bashkimit Evropian.
Nė fund tė takimit, kryeministri danez Rasmussen, u shpreh se "njė Evropė e re ka lindur". Ai arriti qė me ndihmėn e kancelarit gjerman Shrėder, t'i mbushte mendjen Polonisė, qė tė pranonte anėtarėsinė, duke shtuar me mbi njėqind milionė Euro ndihmėn qė Bashkimi Evropian i jepte Polonisė, qė tė vazhdonte reformat e saj nė ekonomi. Polonia kishte shfaqur pakėnaqėsi me ndihmėn ekonomike tė ofruar nga BE-ja pėr reformat, dhe kėrkonte mė shumė para prej vendeve anėtare.
Takimi i lartė i Bashkimit Evropian ėshtė njė hap i madh drejt njė Evrope tė re, njė Evrope tė pėrbashkėt, ku integrimi ndėrnacional, i jep fund njė periudhe tė errėt tė historisė evropiane, tė mbushur me konflikte e luftėra tė mėdha.
Tani shikimi i vendeve anėtare tė BE-sė, do tė kthehet padyshim drejt vendeve tė Ballkanit; pikėrisht Shqipėrisė, Maqedonisė, Kroacisė e Serbisė, tė cilat janė tė futura si pykė nė gjirin e hartės sė Bashkimit Evropian. Gazeta daneze Politiken thekson se "pėrveē Shqipėrisė, e cila po ecėn drejt reformave, shtetet e tjera kanė njė demokraci fasadė". Ky ėshtė njė konstatim pozitiv pėr Shqipėrinė, dhe tė shpresojmė se reformat e nisura dhe konsensusi politik nė Shqipėri, do hapin dritėn jeshile edhe pėr njė Shqipėri nė BE, nė vitin 2007.
Por deri atėherė duhet tė bėhet shumė punė nė Shqipėri.
Arben Ēokaj
Kopenhagė, 14.12.2002
Publikuar:
,
[ ]