P Ė R K T H I M E        

Diamanti i Janinės - Ali Pasha 1741-1822
Pjesė tė shkėputura nga libri i Uiliam Plomer, i cili ėshtė pėrkthyer plotėsisht nė shqip dhe pritet qė tė botohet.

KOPERTINA E PARĖ
Ali Pasha - foto e kopertinės Ali Pasha i Janinės - hajdut, gėnjeshtar, plaēkitės, dallaverexhi, sadist, sensual, terrorist, mashtrues tregu, vrasės nė masė dhe milioner - ėshtė sot njė figurė bashkėkohore tepėr serioze. Aliu, i cili ėshtė quajtur 'Bonoparti Mohamedan' dhe 'pėrbindėshi mė romantik nė histori', ishte njė ndėr mė pak tė njohurit, por figura mė sensacionale e periudhės romantike. Njė njeri mjaft tėrheqės, me humor sarkastik e kurajo heroike, u bė diktator i pjesės mė tė madhe tė Evropės turke dhe jetoi nė njė atmosferė krimi, intrige dhe shkėlqimi barbarik, me njė harem prej 600 grash. Ai zbaviti Bajronin dhe ishte i admiruar njėkohėsisht edhe nga gjigandė tė tjerė tė kohės, tė tillė si Napoleoni, Nelsoni, Viktor Hygo e Dyma.

Kur sė pari mė 1936 u publikua Ali Luani i Uiliam Plomerit, ai pati njė ovacion tė shquar kritik, por doli nga shtypi gjatė luftės. Harold Nikolson e konsideroi kėtė libėr 'tė gjithin tė absorbueshėm', C.Dej Levis e ēmoi atė si 'tepėr tė shkėlqyer dhe tėrheqės', ndėrsa A.J.P. Teilor shkruan: 'Askush nuk do mund ta tregonte mė bukur historinė barbarike... tė ēuditshme, mė tepėr tė tmerrshme dhe ekstravagante sesa njė trill letrar.' Kjo histori ogurzezė e sadizmit dhe e dekadencės, qė u ribotua nėn titullin mė eksplicit "Diamanti i Janinės - Ali Pasha 1741-1822", ėshtė njėkohėsisht kohore dhe jokohore.

KOPERTINA E DYTĖ

Uiliam Plomer (William Plomer) ka shkruar nėntė vėllime me poezi, mė tė fundit janė "Poezitė e pėrmbledhura" (1960) dhe "Shijo e kujto" (1966). Pėrveē romaneve, tregimeve dhe biografive, ai ėshtė dhe autori i dy librave autobiografikė, "Jeta e dyfishtė" dhe "Nė shtėpi", si dhe i katėr libreteve operistike pėr Benjamin Briten. Ėshtė i njohur gjithashtu si kritik e radiotransmetues dhe si redaktor i disa librave tė shkrimtarėve tė tjerė, duke pėrfshirė kėtu edhe veprėn klasike "Dita e Kilvertit".

PARATHĖNIE

Ali Pasha - pikturuar nga njė piktor i ri francez KUSH ishte Ali Pasha? Njė shekull e ca mė parė nuk ka qenė e nevojshme tė bėhej kjo pyetje, pasi ai ka luajtur njė rol tė konsiderueshėm nė kohėn e vet. Ai u quajt pėrbindėshi mė romantik nė histori, Bonoparti Mohamedan dhe shumė epitete tė tjera, pak a shumė tė njėjta. Viktor Hygo, duke shkruar nė vitet tetėqindenjėzetė, e konsideroi atė tė vetmin kolloz dhe gjeni tė kohės, i vlefshėm pėr t'u krahasuar me Napoleonin dhe shtoi se, Aliu me Napoleonin ishin si tigri me luanin apo si korbi me shqiponjėn. Historia e Aliut ka kohė qė s'ka qenė treguar nė anglisht dhe mė duket me vlerė tregimi i saj pėrsėri, kryesisht pėr hir tė vetė historisė. Nuk jam pėrpjekur ta tregoj atė tė plotė, me tė gjitha segmentet politike e historike, por pėr ta bėrė atė sa mė interesante qė kam patur mundėsi, duke provuar tė tregohem realist dhe jo i pasaktė, pasi qėllimi ka qenė tė shkruaja njė biografi konēize, e jo njė rrėke tė trilltė letrare.

Jam mė se i sigurtė se po tė kishte jetuar Aliu para Shekspirit, poetit tė madh do i interesonte padyshim historia e kėtij tirani, e cila do mund tė ishte pėrdorur nga Shekspiri vetė, nė mėnyrė tė pėrfytyruar, pasi ai e lidhte veten aq ngushtė me paracaktimet dhe karakteret e burrave tė fuqishėm dhe me variacionet e jetės e tė vdekjes qė i bashkėshoqėronin ata. Asnjėherė s'do kish qenė mė e plotė jeta, se me nuancat e komplotit tė Aliut dhe me atmosferėn poetike, prozaike e dramatike tė tij. Nuk ėshtė lėnė pas dore. Ai kshte njė vend tė dallueshėm nė histori. Nė Greqi ka figuruar nė balada, kėngė popullore dhe shkrime tė ndryshme popullore; ai tėrhoqi imagjinatėn e Bajronit; frymėzoi sė paku motivin e njė romani, apo tė njė rapsodie hungareze nga Mor Jókai; Dyma vetė, shkroi disa trajtime tė pjesės sė fundit tė jetės sė tij, nė "Konti i Monte Kristos".

Diktaturat nuk sjellin asgjė tė re, megjithėse me kalimin e kohės, ne na duket se shohim mė tepėr pushtet nė mė pak duar dhe rreziqet janė tė mėdha. Historia e Diktatorit tė Epirit ofron njė mėsim tė mirė pėr autokracinė, qė ka mundėsi edhe sot tė bėhet pjellė mendimit totalitar.

Nuk flas pėr mėshirė, nuk flas pėr frikė
Ai vetė s'donte t'ia dinte, kush i shėrbente Vezirit:
Qė nga ditėt e profetit tonė 'Hėna e re' kurrė s'pa
Njė shef mė tė lavdishėm se vetė Ali Pasha.

Bajron: "Ēaild Harold"

Libri ėshtė pėrkthyer nga Arben Ēokaj, Kopenhagė 1996.
Origjinali: William Plomer, "The Diamond of Jannina - Ali Pasha 1741-1822".
SBN 224 61721 4, Printed in Great Britain.

[ Prapa ]