P U B L I C I S T I K Ė        

Shefi i ri i NATO-s

Nga Arben Ēokaj*, 5 prill 2009

Anders Fogh Rasmussen mund tė konsiderohet padyshim si njė politikan i guximshėm, i suksesshėm e karizmatik dhe me arritje tė mėdha nė karrierėn e tij politike, nė njė kohė mjaft tė shkurtėr. Si ekonomist i zoti, ai hyri nė parlamentin danez nė moshėn 25 vjeēare. Nė moshėn 32 vjeē, ai u bė nėnkryetar i partisė Venstre**, partia mė e madhe e qendrės sė djathtė daneze, dhe nė moshėn 34 vjeēare, ai u bė ministėr i tatimeve. Pas largimit si ministėr, nė fillim tė viteve '90-tė, ai publikon librin e tij me kritika pėr sistemin danez, "Nga sistem social, nė minimal".

Anders Fogh Rasmussen Pas njė pune tė gjatė, rreth 13 vjeēare, me ish-kryetarin e partisė Venstre, politikanin e shkėlqyer, Uffe Elleman Jensen, i cili humbi zgjedhjet e marsit 1998, pėr mungesė tė 87 votave nga Ishujt Faroe (pjesė e Mbretėrisė daneze), Anders Fogh u zgjodh kryetar i kėsaj partie. Nė zgjedhjet parlamentare tė radhės, partia Venstre me aleatėt e saj, fitoi pushtetin, pas 3 mandateve qeverisje nga socialdemokratėt. Anders Fogh u zgjodh kryeministėr dhe vazhdon tė jetė kryeministri aktual danez, deri sa tė largohet nga vendi i tij, pėr tė marrė postin e ri tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, nė tė cilin u zgjodh me 4 prill 2009, edhe me votėn e Shqipėrisė.

Ligje tė rrepta nė Danimarkė
Gjatė qeverisjes sė tij, Anders Fogh e tregoi veten mjaft tė suksesshėm nė reformat qė ndėrmori, pėr tė shmangur "rrjedhjen e parave nga kasa e shtetit danez" dhe pėr ta vėnė ekonominė e biznesin danez nė eficiencė. Duke qenė disi nė koalicion me njė parti ekstreme tė djathtė, Partia Popullore Daneze (Dansk Folkeparti), e cila fitoi deri nė 15% tė votave, qeverisė sė Anders Fogh iu desh tė bėnte edhe disa ligje shtrėnguese pėr tė huajt.

Marrja e qėndrimit tė pėrhershėm nė Danimarkė (apo e shtetėsisė), nga 3 vjet, u bė 7 vjet. U shtėrngua ligji pėr martesat me tė huaj. U hoq e drejta e ndihmės sociale pėr tė huajt, qė nuk kishin mbushur 7 vjet qėndrimi nė vend, etj. Ishin kėto masa agresive dhe diferencuese, qė presupozonin krasitjen e disa ligjeve tė buta tė barazisė, me qėllim shėndoshjen e ekonomisė daneze dhe krijimin e kushteve, qė tė huajt tė natyralizohen e tė kontribuojnė, para se ata tė mund tė pėrfitojnė nga sistemi social. Gjatė qeverisjes sė Anders Fogh Rasmussen, u vunė re shumė ndryshime nė shoqėrinė daneze, nė investimet publike, nė funksionalitetin e shtetit ligjor, etj.

Ndjesia e lodhjes nga i njėjti kryeministėr
Sado i suksesshėm qė tė jesh nė politikė, zgjedhėsit mėrziten me fytyrat e vjetra, duan qė tė shohin njerėz tė rinj. Nė shtypin danez tė muajve tė fundit ėshtė vėnė re kjo mėrzitje e publikut edhe nga kryeministri aktual. Duket se opozita daneze e pret me gėzim ikjen e kryeministrit Anders Fogh, nė njė post tė lartė ndėrkombėtar, madje gazeta "Politiken" ka kohė qė ka filluar njė lojė on-line pėr ikjen e tij. Janė vėnė re edhe kritika nga aleatėt e vet.

Mund tė pėrmendet gjithashtu edhe fuzioni me tė majtėn daneze, si rasti i ministres sė brendshme dhe punėve sociale tė Danimarkės, Karen Jespersen, njė ish-studente ēorap-kuqe marksiste-leniniste, e cila ka qenė ministre e brendshme edhe nė qeverinė socialdemokrate. E pabesueshme kjo metamorfozė, por Jespersen iu bashkua partisė Venstre nė zgjedhjet e fundit dhe tani pushteti lokal ndjehet i lodhur nga ndėrhyrjet e saj nė politikat lokale, ndėrhyrje tė qendrės nė bazė, qė i ka aq pėr zemėr ministrja. Do tė ishte njėlloj sikur psh. znj. Topalli tė bėhej ministre e brendshme nė njė qeveri tė PS-sė, me Edi Ramėn kryeministėr. Ku i dihet, Topalli mund ta shesė Berishėn njė ditė, po pati burrė shteti mė tė fortė se ai.

Zgjedhja e Anders Fogh Rasmussen, si Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s, vjen nė njė kohė mjaft tė mirė pėr tė dhe pėr opozitėn daneze, por ndoshta edhe pėr tė rinjtė nė partinė e tij. Realisht, nė kohė tė vėshtira tė ekonomisė globale, Anders Fogh Rasmussen ka ditur mjaft mirė tė pėrtėrijė ekonominė daneze, pas njė topitje tė saj nga reformat e majta tė kryera nga qeveria e mėparshme socialdemokrate.

Kundėrshtia turke qė rrezikoi zgjedhjen
Pėrmes mediave, u njohėm tė gjithė me kundėrshtinė e kryeministrit turk Erdogan, pėr kandidaturėn e kryeministrit danez, nė postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s. Me bėrjen publike nga amerikanėt tė kandidaturės sė Anders Fogh, nuk pritej kundėrshti, por zėdhėnėsi i qeverisė turke sqaroi se, qeveria turke ishte kundėr, pėr tre arsye. Nė vitin 2003, Anders Fogh ishte shprehur nė TV se, Turqia nuk mund tė ishte kurrė anėtar i vlefshėm i BE-sė. Sipas tyre, ai luajti njė rol tė papėrgjegjshėm nė krizėn e karikaturave tė profetit Muhamed dhe nuk e ndaloi publikimin e tyre nė mediat daneze. Si dhe pėr shkak tė televizionit kurd "Roj TV" nė Danimarkė, i cili shihet si kanal armiqėsor nė Turqi.

Ajo qė duhet theksuar nė kėtė rast ėshtė fakti se nė shoqėrinė daneze, shkalla e lirisė sė shtypit ėshtė relativisht mjaft e lartė dhe nėse lexohen gazetat daneze sot, ato janė shumė mė agresive se sa edhe gazetat shqiptare, nė kritikat e tyre. Pra, ka diēka bazike nė shoqėrinė daneze, qė mentaliteti turk nuk mundet ta absorbojė. Kjo ėshtė shkalla e lirisė publike, e medias apo e politikės. Danimarka, apo kryeministri i saj, nuk mund tė bllokonin disa karikatura ironike, qė portretizonin Muhamedin, megjithė reagimin e botės myslimane, pasi shoqėria daneze ka njė botėkuptim tjetėr pėr gjėrat, dhe ajo duhet pranuar ashtu siē ėshtė. Tė ndryshėm, por tė barabartė para ligjit.

Nė Danimarkė, pushtetet janė tė ndara si nė Shqipėrinė e Berishės. Danezėt kanė shkallė mė tė lartė demokracie se ne. Pėr shoqėrinė shqiptare vlen mjaft mėsimi, qė marrim nga njė shtet i vogėl si Danimarka, ku pavarėsisht kundėrshtive, qė janė themeli i demokracisė, ata nuk shkojnė tė ndarė nė organizmat ndėrkombėtare, por dinė tė pėrfaqėsohen me dinjitet. Danezėt kanė fituar pėrvojė nė marrėdhėniet e tyre me pjesėn tjetėr tė botės. Ata marrin edhe poste tė larta ndėrkombėtare, pa pasur frikė se njė ditė tė bukur i pushon nga puna znj. Topalli, vetėm nga xhelozia pėr suksesin e tyre, siē bėri me nėnkryetarin e Asamblesė Parlamentare tė KE-sė, deputetin e PD-sė, Aleksandėr Biberaj.

Duke lėnė mėnjanė debilizmin politik shqiptar, duhet thėnė se Anders Fogh Rasmussen i merr punėt seriozisht dhe do tė bėjė njė punė tė mirė nė drejtimin e NATO-s, ashtu siē ka bėrė nė vendin e vet.

*Autori ka shtetėsi daneze dhe ka pasur rastin ta njohė nga afėr shefin e ri tė NATO-s.
** 'Venstre' nė danisht do tė thotė 'e majtė', por emrin kjo parti e djathtė, e ka marrė nga vendi nė tė majtė, qė zinte nė fillim nė sallėn e parlamentit danez.

Botuar nė: Shekulli, 07.04.2009

[ Prapa ]