BALLKAN
Arben Ēokaj
SHKRIMTARI mė i njohur shqiptar jashtė shteti, Ismail Kadare, para disa muajve tha se "duhet gjetur njė formulė pėr ndarjen e shqiptarėve nga serbėt. Nė Ballkan nuk ėshtė e lehtė tė harrohet gjaku i derdhur. Serbėt janė aq tė zgjuar sa tė kuptojnė se s'do kenė ndonjė pėrfitim nė bashkė-ekzistencėn me shqiptarėt".
Nė fillim tė janarit u tha e njėjta gjė nga njė shkrimtar tjetėr. Kėtė radhė serbi Ivan Ivanji, i cili pėr arsye tė mospajtueshmėrisė me politikėn e Millosheviēit banon nė Austri. Ai ka qenė mė pėrpara sekretar i lidhjes sė shkrimtarėve jugosllavė dhe pėrkthyes personal i Titos. "Pėr serbėt Kosova ėshtė e humbur," tha ai, "dhe njerėzit s'duhet tė jetojnė me fantazi mesjetare. S'ka asnjė serb qė dėshiron tė jetojė nė Kosovė, dhe 90% shqiptarė s'mund tė mbahen nėn sundim me forca ushtarake e policore."
SA MĖ shpejt Beogradi ta kuptojė kėtė, aq mė mirė pėr tė gjithė. Fatmirėsisht sot ėshtė bėrė e qartė se shumė serbė kanė filluar tė mendojnė ndryshe. Ėshtė me siguri gjendja tashmė e keqe ekonomike nė Serbi, rezultati dėshpėrues pas njė lufte tė gjatė e tė lodhshme nė Bosnje dhe veēanėrisht presioni i madh qė Perėndimi ushtron mbi qeverinė serbe, qė me kalimin e kohės ka bėrė shumė serbė tė ndėrrojnė mendim.
Gjenerata e re nė Serbi mendon me siguri pėr njė jetė mė tė mirė dhe studentėt nė Beograd e kanė kuptuar gėnjeshtrėn e madhe tė politikanėve. Gėnjeshtrėn se Kosova ėshtė djepi kulturor e historik i serbėve. Realisht, provat pėr njė hipotezė tė tillė janė vetėm njė betejė kundėr osmanėve nė Fushė-Kosovė mė 1389, dhe disa kisha tė vjetra ortodokse qė gjenden nė atė zonė. Ėshtė e vėrtetė qė beteja u drejtua nga cari i atėhershėm serb, Lazari, por historianėt thonė se kombe tė tjera si shqiptarėt, bullgarėt, kroatėt, etj. morėn pjesė nė luftė. Pėr mė tepėr mund tė thuhet se ballkanasit e humbėn luftėn, ndėrsa serbėt sot bėjnė festė nė kujtim tė saj. A nuk ėshtė kontraversiale, qė serbėt tė festojnė, pavarėsisht se beteja u humb?
Sqarimi qėndron pas njė alibije. Njė alibi qė pėr shekuj tė tėrė ėshtė fryrė nė tė gjithė botėn, dhe qė tregon se ndikimin mė tė madh e ka dhėnė pėr vetė serbėt. Shumė serbė besojnė me tė vėrtetė, se Kosova ėshtė toka mė e vjetėr qė ata kanė! Por nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pse ia lanė atė shqiptarėve?!
Mė groteskja ėshtė se alibia ėshtė shndėrruar nė mit, nė sajė tė propogandės sė fuqishme serbe. Nga njėra anė, miti u mėsua nėpėr shkollat fillore, ku shumė shkrimtarė shkruan poezitė mė romantike tė mundshme, dhe nga ana tjetėr, serbėt kanė ushtruar nė mėnyrė konstante njė terror shtetėror kundėr shqiptarve nė Kosovė.
NATYRISHT qė historianėt serbė mund tė provojnė tė krijojnė historinė se myslimanėt shqiptarė, tė mbėshtetur nga osmanėt, emigruan nė Kosovė nė shek. 16-tė dhe tė 17-tė.
Por a ėshtė kjo e vėrteta? Mos do tė thotė se shqiptarėt patėn favore nga pushtimi turk? Pėr aq sa di unė, turqit kanė qenė mė tė egėr kundėr shqiptarėve se kundėr vetė serbėve, dhe e vėrteta ėshtė se kurrė ndonjėherė nuk ka patur shumicė serbėsh nė Kosovė.
Prejardhja e atyre kishave qė sot pėrdoren si monopol pėr tė treguar 'djepin' e Serbisė nuk ėshtė e sqaruar mirė. Shqiptarėt ishin kristianė para se sllavėt tė vinin nė Ballkan, dhe ata vazhduan tė ishin tė tillė edhe pėr shumė vite pas pushtimit osman nė shek. 15-tė. 30-35% e shqiptarėve vazhdojnė tė jenė kristianė edhe sot.
Janė tė paktėn dy parti politike nė Kosovė, qė udhėhiqen nga shqiptarė katolikė dhe qė mbėshtesin Rugovėn pėr pavarėsi. Ka mjaft mundėsi qė ato kisha, tė cilat serbėt i pėrmendin me tė madhe, tė jenė ndėrtuar nga vetė shqiptarėt. Me kohėn ato janė shndėrruar, disa kanė marrė mbishkrime cirilike, por kjo nuk mund ta ndryshojė ēėshtjen.
POPUJT nė Ballkan mendojnė ndryshe nga popujt e Perėndimit. Por tė shumtit kanė tė njėjtat dėshira: demokraci, liri tė shprehjes, ligj, rend, qetėsi, zhvillim. Populli nė Kosovė jeton, siē shprehen ata vetė, "nė burgun mė tė madh nė botė", dhe psikologjia e tyre ka ndryshuar me kalimin e kohės. Ka patur shumė shqiptarė qė kanė mundur tė largohen nga Kosova, por tė shumtit janė akoma atje. Ata do tė qėndrojnė atje.
Po ē'farė i mban kėta njerėz nė atė vend? Ėshtė njė pėrgjigje mjaft e thjeshtė: shtėpia e tyre. Nuk ėshtė e lehtė ta bragtisėsh atė qė tė ka dhėnė kuptim nė jetė.
Serbėt shkojnė thellė nė histori dhe i tėrheqin edhe kombet e tjera tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Shqiptarėt kanė provuar t'i mundin serbėt edhe me armėt e tyre: nė tregimet e historisė.
Pasi e tashmja flet vetė. 90% e popullsisė nė Kosovė janė shqiptarė dhe ata duan t'u kthehet gjithēka qė u ėshtė marrė me forcė.
Jugosllavia ėshtė bėrė ish-Jugosllavi dhe republika tė tjera kanė krijuar pushtetet e tyre. Pėrse tė mos e kenė shqiptarėt tė njėjtėn gjė? Pėr njė betejė nė Fushė-Kosovė mė 1389, apo pėr ndonjė kishė ortodokse qė nuk pėrdoret mė?
Thuhet pėr mė tepėr se shumė serbė janė larguar nga Kosova nga frika e njė lufte tė ardhėshme. Tani mbretėrojnė vetėm forcat ushtarake e policore serbe kundėr njė populli tė paarmatosur. Sa gjatė do jetė kėshtu, apo se si do tė shkojė puna, koha do na tregojė. Por njė gjė ėshtė e qartė: shqiptarėt nuk mund tė rrinė duarkryq e tė shohin tė vriten nga policia serbe gratė shtatėzėna, fėmijėt dhe pleqtė.
Arben Ēokaj ka qenė drejtues studentėsh nė Shqipėri, ku ai mes tjerash ishte bashkė-organizator i demostratave kundėr komunizmit mė 1990. Sot jep mėsim nė Qendrėn e Informatikės, pranė Sekretariatit tė Punės, nė Komunėn e Kopenhagės.
Publikuar:
- gazetė daneze, me 18.06.1998
Artikulli nė:
[ ]