MI6 - AGJENTĖ NĖN "FLAMUR FALLSO"
-- nga Nis Olsen, Londėr
"Shėrbimi sekret britanik MI6 i pajis agjentėt e vet me dokumenta nga vendet e vogla" - tregon njė ish-agjent i shėrbimit anglez nė librin e tij tė botuar nė Rusi. Ai flet gjithashtu se britanikėt spiunojnė edhe kundėr Francės e Gjermanisė dhe vendeve tė tjera tė perėnimit, dhe pėrdorin mediat e ndryshme, e organizata si OKB-ja e OSBE-ja, si mbulese pėr agjentet e tyre.
Mashtrime apo fakte
Shėrbimi sekret britanik MI6 ėshtė njė nga mė tė mbyllurit nė botė. Kėtu punoi 39-vjeēari Riēard Tomlinson qė nga 1991-shi deri mė 1995, ku u caktua me misione tė ndryshme nė Rusi, Bosnje e Argjentinė. U pushua nga puna mė 1995 dhe tani ndodhet nė luftė me MI6-n. Ka kėrkuar dėmshpėrblim pėr largimin pa tė drejtė nga puna, ndėrkohė qė shėrbimi sekret ka provuar ta pengojė atė nė nxjerrjen e librit tė tij, i cili ėshtė botuar nė anglisht, nė njė shtėpi botuese nė Moskė. Libri mban titullin "Konflikti i madh - nga vula e fshehtėsisė nė qelinė e burgut" dhe mund tė blihet pėrmes internetit nė adresėn: www.192.com. Firma shpėrndarėse angleze atashon kėtė paralajmėrim pėr lexuesin:
"A ėshtė kjo histori e pėrshkruar nga autori e vėrteta e jetės nė MI6? Apo shėrbimi rus e ka pėrpunuar historinė, siē supozon specialisti rus Oleg Gordievsky, njė ish-oficer i lartė i KGB-sė dhe njeri me njohje parėsore pėr metodat e punės sė MI6-s?"
Sipas raporteve tė gazetave britanike, Riēard Tomlinson ka marrė nga shėrbimi sekret rus rreth 35 000 stėrlina pėr dorėshkrimin. Ai vetė, rri i heshtur nė ekzilin e tij italian. MI6 ka sipas Tamilsonit 2300 tė punėsuar, ku rreth 3500 janė agjentė zbulimi.
Vetėm nė vitin 1993 qeveria britanike pranoi zyrtarisht, se MI6-ta ekziston. Dhe nė vitin 1994, u nxorr njė ligj pėr shikimin nga njė grup parlamentar tė njė pjese tė buxhetit tė shėrbimit, por pa tė drejtėn e kontrollimit tė operacioneve, apo dokumentave, ashtu si dhe nuk mund tė merren nė pyetje punonjėsit.
|
MI6 - shėrbimi sekret britanik, qė merret me ēėshtje spiunazhi dhe agjenture jashtė Britanisė sė Madhe, pėrdor dokumenta zyrtarė dhe pajisje tė tjera relevante nga shtete tė vogla si Danimarka, Austria e tė tjera, pėr tė maskuar punėn qė bėjnė agjentėt e tij. Kėshtu spjegon nė librin e tij kontroversial, ish-agjenti Riēard (Richard) Tomlinson, pėr kohėn e tij si agjent i fshehtė dhe koleg i Xheims Bondit (James Bond).
Libri i tij i titulluar "Konflikti i madh - nga vula e fshehtėsisė nė qelinė e burgut", i cili ėshtė publikuar nė Moskė, pėrshkruan se si 39 vjeēari Riēard Tomlinson mė 1992 merr njė identitet fallso pėr tė udhėtuar me mision nė Rusi. Atij i duhet tė paraqitet si britanik me emrin Aleks Hantli, i lindur nė Argjentinė. Nė kėtė mėnyrė ai pajiset me pasaportė, patentė makine, ēertifikatė lindjeje, letrat e provimeve, kartat e kreditit, tė gjitha fallso.
"Dosja ime e aktivitetit Hantli ishte e fryrė nga tė dhėna tė besueshme, - shkruan ai - por do kishte qenė ideale tė kisha ndonjė dokument origjinal argjentinas. MI6 merr shpesh dokumente origjinale nga partnerė miqėsorė si danezė e austriakė pėr 'operacionet nėn flamur fallso'"
Dhe mė poshtė vazhdon: "Jam befasuar nga fakti se MI6 angazhohet nė shėrbime tė pėrgjithshme edhe kundėr aleatėve tanė. Seksioni i shėrbimit pėr Evropėn, UKB, qė ka rreth 15 oficerė zbulimi dhe njė shtab mbėshtetės, punon shumė ngushtė me CIA-n, tė cilės i pėlqen ta pėrdorė MI6-n si urith nė Evropė. Objektivi kryesor i UKB-sė janė Gjermania dhe Franca. Nė Gjermani, interesat kryesore tė MI6-s janė tė dhėnat ekonomike, ndėrsa pėr Francėn ka objektiva tipikė tė dhėnat ushtarake dhe burimet e politikės sė jashtme pėr shitje armėsh, kapacitetin atomik dhe teknologjinė e armėve. UKB-ja pėrdor shpesh 'operacionet nėn flamur fallso' nė Evropė. Austria i dha para pak vitesh MI6-s njė sasi pasaportash tė zbrazėta, tė cilat pėrdoren pėr t'u paraqitur si kėshilltarė austriakė apo gazetarė, kur ata duan tė kenė tė dhėna nga gjermanėt, tė cilėt u besojnė mė shumė austriakėve se sa britanikėve."
Riēard Tomlinson sqaron se: "MI6 luan akoma njė rol tė fuqishėm ndėrmjet shėrbimeve sekrete mė tė avancuara nė botė, kėshtu qė shėrbime mė tė vogla nxitojnė qė tė ndihmojnė atje ku munden, pasi e dinė se mund tė kėrkojnė tė njėjtėn gjė njė herė tjetėr". Riēard Tomlinson pėrshkruan pėr mė tepėr se si MI6 i pėrdor me mjaft zell identitetet e tė tjerėve pėr agjentėt e vet. Njė redaktor gazete britanike jep dokumentet e nevojshme, kėshtu spiunėt figurojnė si gazetarė frilans (freelance). Agjentė tė tjerė pėrdorin dokumenta nga organizata evropiane e sigurimit OSBE, nga forcat mbrojtėse tė OKB-sė dhe kontrollorėt ndėrkombėtarė nė Irak.
Djem tė klasės sė mesme
Karriera e spiunazhit tė Riēard Tomlinsonit fillon qė nga koha kur ai u rekrutua nga njė profesor i juridikut nė universitetin e Kembrixhit (Cambridge). Me 2 shtator 1991, ai filloi nė MI6 me dėgjimin e njė bisede tė pėrpunuar tė shefit Colin McColl, i cili konsideron Rusinė, Lindjen e Mesme dhe vendet e prapambetura Irani, Iraku dhe Libia si objektiva kryesorė, pasi ata mund tė zotėrojnė armė kimike, biologjike dhe atomike. Me CIA-n duhet tė mbahet miqėsi e mirė, pasi "amerikanėt kanė burime teknike tė pashtershme".
Shokėt e tij tė grupit janė tė gjithė "djem tė bardhė tė klasės sė mesme":
"Vetėm dhjetė pėr qind e agjentėve janė gra, nuk ka asnjė agjent zezak, vetėm njėri gjysėm aziatik. Nuk kishte asnjė tė punėsuar hendikapat, megjithėse kishte mjaft punė qė pėrshtateshin".
Agjentėt e rinj mėsohen tė pėrdorin bojėrat e fshehta, tė cilat u zbuluan rastėsisht nga MI6 nė vitet 1980-tė. Laboratori lau njė mesazh tė fshehtė nga njė informator sovjetik, ku mėnjanė mesazhit ndodhej njė adresė e pasqyruar nė rusisht: Njė letėr tjetėr duhet t'ia ketė ngjitur kėsaj! Agjentė nė tė gjithė botėn u dėrguan pėr tė blerė stilolapsa dhe pas disa javėsh u gjet ajo qė pritej. Njė mesazh i shkruar me stilolaps Pentel jep njė shkrim tė padukshėm nėse presohet njė letėr tjetėr mbi tė. Ky lloj shkrimi mund tė lahet me njė lėng tjetėr tė veēantė. Qė nga ajo kohė tė gjithė agjentėt janė pajisur me stilolapsa Pentel dhe lėng larės, tė kamufluar si Ralph Lauren Polo Sport - pas rroje (aftershave).
Truke tė zgjuara
MI6 bėn edhe truke me njė fantazi tė madhe: Psh. pėr tė pėrgjuar njė agjent rus nė Portugali ishte e nevojshme tė tėrhiqej njė tel nga ēatia, pėrmes tubit tė shkarkimit tė ujit. Pėr tė kryer punėn MI6-ta trajnoi tre minj, tė cilėt duhej tė lėshoheshin nga ēatia me njė kallam peshku dhe mė pas ta tėrhiqnin telin poshtė pėrmes sistemit tė ujrave tė zeza. Tė dy, Micky (Miki) dhe Tricky (Triki) ia dalin t'i kryejnė provat me sukses, por i treti duhet tė kthehet tek qendra e kėrkimit pėr armė biologjike. Miki dhe Triki dėrgohen pėr punėn nė Lisbonė me avionin e madh "Herkul" tė shėrbimit, pasi ata nuk munden tė kalojnė ligjėrisht pėrmes kufinjve.
Pas njė pėrpjekjeje tė dėshtuar pėr tė rekrutuar njė spiun nė Beograd, nė verėn e vitit 1993, Tomlinsoni kthehet nė Londėr. Kėtu ai merr vesh se njė grup i tė bardhėve nga Afrika e Jugut, do qė ta hedhė Nelson Mandelėn nė erė me njė bombė.
"Pėrpjekja pėr vrasje u parandalua dhe kjo i forcoi marrėdhėniet e MI6-s me presidentin Mandela. Shėrbimi e takoi Mandelėn pėr sė pari kur ai ishte avokat i ri e ambicioz dhe anėtar i ANC-sė (African National Council - Kėshilli Nacional Afrikan) tė sapokrijuar. Mė 1990, pak kohė pasi ai u lirua nga burgimi pas 27 vjetėsh nė Robben Island, Mandela bashkė me tė shoqen Winnie bėnė njė vizitė tė fshehtė nė Angli. Ata kishin qenė nė njė vizitė zyrtare nė Francė dhe u transportuan me helikopterin e shėrbimit sekret nė njė vend nė Kent, pėr njė takim njė ditor me MI6-n. Ndihma miqėsore shumė vjeēare e shėrbimit sekret, kishte dhėnė lehtėsira nė pranimin nga Mandela. Pasi ai u zgjodh president, njeriu i shėrbimit nė Pretoria, njėri prej posteve mė tė rėndėsishėm nė MI6, kishte influencė mė tė madhe nė qeverinė afrikano-jugore se sa vetė ambasadori britanik".
Vrasje pėr Millosheviēin
Riēard Tomlinson e lidh MI6-n me shumė emra tė njohur. Ai tregon ndėrmjet tjerash se mė 1993 kishte plane pėr vrasjen e udhėheqėsit serb Sllobodan Millosheviē: Vrasja do mund tė justifikohej nga "planet e Millosheviēit pėr Serbinė e Madhe, ndihmėn e tij tė paligjshme pėr Radovan Karaxhiēin dhe planet e tij pėr shpėrngulje etnike tė popullsisė shqiptare tė Kosovės." - shkruan Tomlinsoni.
Ka disa variante pėr kryerjen e atentatit. Njė trupė e defektuar gjysmė-militare serbe, duhet tė pėrgatitet pėr tė bėrė vrasjen, kėshtu qė britanikėt mund t'i largohen ēdo lloj pėrgjegjėsie. Plani i dytė ishte pėrdorimi i trupave tė mbrojtjes angleze pėr ta vrarė atė me njė bombė apo snajper. Vlerėsohet si mė efektivi por edhe me rrezik tė madh pėr t'u zbuluar. Mundėsia e tretė, ishte aksidenti i trafikut, kur Millosheviēi tė gjendej jashtė shteti, psh. pėr bisedime paqeje nė Gjenevė. Njė aksident nė njė tunel do ishte perfekt, pėr arsye se ka pak dėshmitarė dhe mundėsi tė madhe pėr tė qenė vdekje-prurėse. Siē dihet, asnjė prej planeve nuk u zbatua, por Tomlinsoni nuk e di pėrsenė.
Ai flet edhe pėr njė aksident tjetėr tuneli - por pa bėrė aludime. Ai trajton ēėshtjen, ku njė trafikant armėsh blen njė autoblindė flakė tė re ruse dhe ua shet atė britanikėve. Nė kėtė rast del nė pah shefi i sigurisė sė hotelit Ritz ė Paris, i cili ėshtė agjent i paguar i MI6-s. Sipas Tomlinsonit, ėshtė pikėrisht Henri Poul, ai i cili pesė vjet mė vonė aksidenton pėr vdekje vetveten, princeshė Dianėn dhe Dodi Al Fayedin nė njė tunel nė Paris.
Nė verėn e vitit 1994, Tomlinsoni ndodhet pėrsėri nė Londėr. Kėtu ai punon nėn mbulesė si inxhinier kimik, pasi ai do qė tė penetrojė nė njė grup, i cili ėshtė duke blerė kimikate dhe pajisje fablike kimike pėr Iranin, i cili donte tė zhvillonte armė kimike si gaz sennepi dhe gaz nervor sarin. Por nė mes tė infiltrimit, Tomlinsoni thirret nga seksioni i personelit dhe pushohet nga puna - pa njė sqarim tė qartė.
Sipas tij, kjo ishte gabim. Prandaj ai kėrkon ta nxjerrė MI6-n para gjyqit tė punės pėr tė marrė dėmshpėrblim, por kjo kundėrshtohet nga shėrbimi sekret, pasi kjo mund tė "dėmtojė sigurinė kombėtare". Tomlinsoni i thotė jo marrėveshjes dhe ofertės sė punės nė njė bankė nė London city - gjė e cila ėshtė pėrndryshe njė mėnyrė e zakonshme progresive pėr agjentėt e mėparshėm.
Nė vend tė kėsaj, ai fillon mė 1996 tė nxjerrė histori nė shtyp dhe bėn gati gjithashtu dorėshkrimin e librit. MI6-ta i ofron atij njė hua prej 15 000 stėrlinash, dhe njė punė, nėse ai mbyll gojėn, u jep atyre kompjuterin me dorėshkrimin dhe pėr mė tepėr i dorėzon tė drejtat e gjithė asaj, qė ai ka ndėrmend ta bėjė publike pėr MI6-n. Tomlinsoni e ndjen veten tė detyruar tė pranojė, por pas pak kohėsh ai e thyen marrėveshjen.
Kjo ėshtė njėkohėsisht edhe thyerje e sekretit profesional, pėr tė cilin ai kishte nėnshkruar kur u pranua nė shėrbimin sekret. Dėnohet me njė vit burg dhe lirohet me 1 maj 1998. Pastaj ai e lė Britaninė e Madhe dhe pėrpiqet ta botojė librin jashtė shteti. Ai udhėton pėr nė Francė, Japoni, Zelandė tė Re, ku edhe ka lindur, Singapor, Bangkok, SHBA, Zvicėrr, Gjermani dhe Itali.
Tomlinsoni thotė se agjentėt britanikė e kanė ndjekur nga pas gjithėandej. Kanė marrė ndihmė nga shėrbime sekrete franceze, gjermane e italiane pėr t'ia kontrolluar banesat e ndryshme dhe pėr t'ia konfiskuar dokumentet e kompjuterin. Kalojnė dy vjet derisa spiuni i inatosur gjen njė shtypshkronjė nė Moskė, e cila tashmė ka botuar librin. Gazeta britanike "The Times" ka plane pėr tė botuar pjesė nga libri pėr kohėn e Tomlinsonit nė MI6. Pėr kėtė arsye, gazeta paditet nė gjyq nga MI6-ta, e cila presupozon se publikimi mund tė pėrbėjė thyerje tė ligjit pėr tė dhėnat e besueshme tė shtetit. Por kjo nuk u pranua nga gjyqtari kohėve tė fundit. Arsyetimi i tij ėshtė se libri do mund tė dalė megjithatė nė internet dhe nė kėtė mėnyrė, tė dhėnat mund tė merren nga kushdo.
Sidoqoftė, do jetė njė shikim i pazakontė pėr njėrin prej shėrbimeve mė tė padepėrtueshme nė botė - nėse natyrisht fjalėt e librit do besohen.
Pėrgatiti: Arben Ēokaj, Kopenhagė - 17.03.2001.
Publikuar:
- gazetė daneze
Artikulli i mėsipėrm u botua edhe nė gazetėn , Tiranė
[ ]