T R E G I M E        

  Kur rracat ndėrthuren...
A janė paragjykimet e njerėzve apo gjenet, ato qė pėrcaktojnė sjelljet e njerėzve nė rraca tė ndryshme, nė marrėdhėniet e tyre me njėri-tjetrin?

Njė pikėpyetje qė tė bėn tė mendosh...

-- Histori tė vėrteta, tė kthyera nė tregime.

Adoptimi

- tregim

"Ha, ha, haaa...", qeshte Shpresa si me vete, "po mė mbysin danezėt... shih ēfarė thotė?" "E kush tė vret nė Danimarkė?! Kėta po na mbajnė me bukė pa punuar, e jo tė na vrasin... ha, ha, haaa...".

E kishte fjalėn pėr njė grua tė moshuar me origjinė nga Shqipėria, e cila ishte martuar nė kohėn e saj me njė shqiptar tė Maqedonisė, pasi ishte arratisur qė nė kohėn e komunizmit. Burri kishte kohė qė i kishte vdekur, por i kishte lėnė mjaft para gruas sė tij. Ajo, tashmė e vetmuar, vazhdonte tė banonte nė apartamentin e saj nė Christianshavn, njė lagje nė qendėr tė Kopenhagės, jo shumė larg lagjes sė famėshme Christiania, e njohur pėr veēanėsinė e saj, pasi banorėt nė Chrisiania jetojnė nė njė "komunitet primitiv", si njė qeveri mė vete, ku tregtohen lirshėm edhe bimėt narkotike.

Shpresa tregonte historinė e asaj gruaje tė braktisur nga jeta, dhe thoshte se ajo kishte rrjedhur nga trutė. Vuante nga paranoja, sikur danezėt donin ta vrisnin, meqė donin t'i merrnin asaj apartamentin qė kishte, dhe ta dėrgonin atė nė njė azil pleqsh. Por gruaja e moshuar, nuk dėshironte ta linte apartamentin, tė cilin e pati blerė me kohė burri i saj. Aty kishte kujtimet mė tė bukura, qė ruante nė kujtesė nga jeta me burrin e saj. Pėr mė tepėr, apartamenti ishte tashmė pronė e saj, dhe ndonėse nuk kishte trashėgimtarė, prapė se prapė, ajo donte ta mbante apartamentin deri nė vdekje.

Gjėra tė ēuditshme kishin filluar t'i ngjanin gruas sė gjorė nė atė apartament, shqetėsime gjatė fjetjes, saqė i shfaqeshin figura para syve, sikur dikush i hynte asaj pa leje nė shtėpi, dhe kishte frikė se donin t'ia vidhnin tė gjitha paratė. Kishte disa muaj qė nuk ndjehej mirė nė krevain e saj. Ndjente njė shqetėsim tė pėrgjithshėm nė tė gjithė trupin, dhe kishte filluar tė hynte si stofi nė ujė. Nuk e kuptonte se pse po dobėsohej ashtu pa pritur dhe njė panik i brendshėm e pushtonte me tė drejtė.

"Ja, kam para mjaft!" i kishte thėnė Shpresės, e cila bėnte shaka, pasi ajo i dukej padyshim e ēmendur dhe paranoja e saj krejt e pabazė. "Si nuk m'i dha mua pak para...", pėrfundoi Shpresa duke qeshur. Gruaja e moshuar kishte humbur diku. Ndoshta e kanė mbyllur nė ndonjė azil pleqsh, kush e di!

* * *

Pasi kishte kryer fakultetin e gjuhė-letėrsisė shqipe nė Prishtinė, Shkėmbi u martua me shkuesi me Shpresėn. Shpresa kishte pėrfunduar vetėm shkollėn tetė-vjeēare, por rridhte nga njė familje e mirė dhe e njohur e Podujevės. Mbante mbiemrin e njė Pashai tė zonės, qė nė kohėn e pushtimit osman, dhe familja kishte traditė nė ruajtjen e zakoneve mė tė mira shqiptare. Dy vėllezėrit e Shpresės merreshin me tregėti, tė cilėt u dėmtuan shumė nga lufta e fundit nė Kosovė, por e rimorėn veten shumė shpejt pas luftės.

Ngaqė Shpresa kish qenė e pafat dhe nuk kishte mundur tė lindte fėmijė, vėllai i saj Naimi kishte rėnė dakort me tė shoqen, qė tė bėnin njė fėmijė pėr tė motrėn e tij. Njė fėmijė i gjakut tė saj, do ishte si fėmija i saj, dhe Shpresa nuk kishte se si tė mos gėzohej pa masė nga kjo dhuratė e jetės. Bashkė me tė shoqin, ata prisnin lindjen e fėmijės, pėr tė cilin doktorėt kishin thėnė se do tė ishte djalė.

Dhe djali lindi, e shumė shpejt pas lindjes, e ėma e tij e hoqi nga duart, qė tė mos krijonte lidhje me tė birin, meqė kishin vendosur t'ia falnin Shpresės. Gjetėn njė rrugė dhe ashtu tė mitur, Kastriotin e sollėn nė Kopenhagė. Familja e Shkėmb Kosovės kishte gėzimin e jetės. Ata u bėnė me fėmijė. Vuajtjet e jetės dhanė njė rezultat tė papritur mė nė fund, dhe tani Shpresa do kishte me se tė merret. Ajo do rriste fėmijėn e vėllait, sikur tė ishte fėmija i saj. Nuk bėnė ndonjė bujė tė madhe si fillim, vetėm se u treguan miqve tė tyre mė tė afėrt, tė cilėt u gėzuan pėr kėtė lajm tė mirė.

Ēifti nė fjalė, qė tashmė i kishte kaluar tė dyzetat, nuk e dinte se sa vėshtirė do ishte adoptimi i Kastriotit. Nė Kosovė, kjo do ishte njė formalitet i thjeshtė dhe Shkėmbi me tė shoqen do shkonin nė gjendjen civile dhe do e regjistronin Kastriotin si fėmijėn e tyre, pa shumė probleme. Fėmija do rritej pa e hetuar fare se kush qenė prindėrit e tij tė vėrtetė, e do i donte prindėrit e rinj, sikur ata tė ishin vėrtetė prindėrit e tij biologjikė. Kjo ka shumė rėndėsi pėr botėkuptimin shpirtėror tė njė fėmije dhe stabilitetin e tij nė jetė.

Nė atė kohė, ata nuk e dinin se autoritetet daneze, qė merreshin me kėtė punė nė Presidiumin e Kopenhagės, krijonin njė thes me letra burrokratike pėr njė adoptim, dhe adoptim nuk bėnin. E ku ta dinin ata, as qė u shkonte nė mend diēka e tillė. Danimarka i kishte mbajur me bukė, strehim dhe gjitha tė mirat, nė njė periudhė gati 10 vjeēare, pa punuar asnjė ditė, e pse duhej t'ua shpėrblente tani nė kėtė mėnyrė? Ata do i spjegojnė autorieteve se fėmija qe falur, dhe si i tillė edhe procedurat duhej tė kryheshin pa problem. Dhe danezėt janė rracė e zgjuar e kuptojnė.

Shkėmbit i shkoi nė mendje tė kontaktonte avokaten Birthe, e cila e kishte mbrojtur nė kėrkesėn e tij pėr azil politik. Ndonėse atij i mori 6 vjet pėr tė marrė qėndrimin nė Danimarkė bashkė me tė shoqen si azilantė politikė, prapė se prapė, nė fund tė fundit, ata e patėn marrė qėndrimin ashtu siē duhej.

Pasi bisedoi nė telefon me Birthen, ajo i tha atij se ēėshtja ishte paksa e ndėrlikuar dhe jashtė traditės sė adoptimeve. Ndonėse fėmija ėshtė i falur, para autoriteteve ky fėmijė duhej tė paraqitej si fėmijė pa shtėpi dhe tė dorėzohej tek autoritetet qė merreshin me azilantėt, pasi kėshtu fėmija mund tė marrė qėndrim nė Danimarkė dhe ata mund tė pėrkujdeseshin gjatė gjithė kohės pėr tė.

"Unė nuk e lėshoj fėmijėn tim nga dora" - pėrsėriste papushim Shpresa. "Avokatja Birthe mund tė na gėnjejė..." - i thoshte ajo tė shoqit, i cili mundohej ta qetėsonte.

"Mirė pra, do shkoj e do flas me Birthen nė zyrėn e saj. Po lė njė takim me tė." Dhe kėshtu bėri.

"Mos guxoni t'i thoni autoriteteve se fėmija ėshtė falur, se ato do jua kthejnė fėmijėn nė Kosovė menjėherė, edhe pse ėshtė gjendje lufte atje!" - e paralajmėroi me rreptėsi Shkėmbin avokatja Birthe, gjatė bisedės nė zyrėn e saj.

"Po ē'tė keqe ka, fėmija ėshtė lindur vetėm pėr ne, dhe ne duam ta adoptojmė atė..." - foli Shkėmbi me njė zė tė lehtė, siē e kishte zakon tė fliste. "Atėherė, e kam problem me gruan, ajo nuk pranon ta lėshojė fėmijėn nga dora... ti e di si janė gratė..." - foli ai si me takt.

"Jo, jo! Kėtė nuk duhet ta pohoni kurrė. Fėmijė i falur, kujt i hyn nė kokė kjo tek Presidiumi i Kopenhagės? Askujt! Ju duhet ta dorėzoni fėmijėn nė azil, dhe ta mbani atė njėkohėsisht e tė pėrkujdeseni pėr tė, meqė ai ėshtė i vogėl. Kėtė punė e rregulloj unė. Kėshtu qė fėmija nuk do kthehet prapa, se ligji e merr nė mbrojje dhe ju e mbani fėmijėn pė vete..." - sqaronte avokatja Birthe, e cila uli disi zėrin, pėr tė krijuar konfidencė dhe e mbylli bisedėn duke thėnė: "Nė kėtė mėnyrė, fėmija do marrė mė shumė para nga enti social..."

Kjo e fundit i bėri mė shumė pėrshtypje Shkėmbit, dhe e bindi atė, se argumentet e Birthes ishin tė drejta. Pėr mė tepėr, ky ishte edhe argumenti mė i fortė pėr t'i mbushur mendjen Shpresės, e cila natyrisht qė donte para, pasi fėmija kishte shpenzimet e veta. Aq mė tepėr qė, konfidenca e dhėnė nga avokatja Birthe nė atė moment, e bėri tė veten. "Ėshtė grua e zonja kjo!" mendoi Shkėmbi me vete.

* * *

Procedurat e azilit i mori pėrsipėr avokatja Birthe dhe brenda 7 muajsh, Kastrioti e mori qėndrimin si azilant politik nė Danimarkė, ashtu siē e kishte qėndrimin edhe Shkėmbi me tė shoqen. "A qerratai, babaluqi i babit" - i tha Shkėmbi tė shoqes, "pa i dalė dhėmbėt akoma, ai ėshtė politikan si i jati!".E kishte fjalėn pėr veten.

Pas pak javėsh, Kastrioti u pajis edhe me pasaportė, se prindėrit e tij tė rinj donin tė udhėtonin... Surprizė. Kastriotit i dhanė pasaportė daneze, jo pasaportė azili. Pra, atij i dhanė menjėherė shtetėsinė daneze. Kjo ishte diēka e mrekullueshme. Me njė pasaportė evropiane nė xhep, Kastrioti do i kishte rrugėt e hapura. Por se pse ia prishi humorin tė dyve mbiemri i Kastriotit. Nė pasaportė figuronte Kastriot Dugolli e jo Kastriot Kosova.

Avokatja Birthe i sqaroi tė dy, nė njė darkė nė shtėpinė e tyre, se procedurat ligjore ishin tė tilla, qė fėmija do marrė mbiemrin e prindėrve biologjikė, pasi ata janė prindėrit e vėrtetė. Mė vonė do fillojmė adoptimin, kur ju tė mėsoheni me fėmijėn dhe ndoshta autoritetet do e justifikojnė moshėn tuaj, pasi duhet edhe njė moshė e caktuar pėr tė qenė nė gjendje tė adaptosh, qė fėmija tė mos e kuptojė, se prindėrit adoptivė nuk qenkan prindėrit e tij tė vėrtetė.

Avokatja kompetente Birthe fliste njė gjuhė tė ndėrlikuar, dhe njohuritė e Shkėmbit nė gjuhėn daneze nuk ishin aq tė gjėra, sa tė kuptonte ēdo fjalė tė avokates, por merrej vesh mirė me tė. Ndėrlikimi i fjalėve nė njė gjuhė tė huaj e ngrinte avokaten nė njė shkallė sipėrore, dhe teksa pėrtypte me delikatesė kafshatėn e fliut qė kishte pėrgatitur Shpresa, Shkėmbi iu kthye tė shoqes e i tha: "Gjynah qė kjo alamet gruaje rri e pamartuar...". Pastaj vazhdoi po shqip:

"A e sheh moj grua, sa tė zgjuar janė danezėt, i kanė menduar tė gjitha!"
"Po, po tė gjitha..." - pohoi Shpresa disi me dyshim.

* * *

Njė ndjenjė e brendshme nėne e brente Shpresėn pėr mėnyrėn se si u trajtua fėmija i vėllait tė saj. Nuk i dukej normale. Ndonėse Shkėmbi, herė pas here ia mbyllte gojėn: "Dreqi e mori, ma ēave kokėn me kėta dyshimet e tua! Asgjė e keqe nuk ka ndodhė, as ka pėr tė ndodhė! Po, mjaft tani!"

Pasi Kastrioti e mori qėndrimin, ēiftit Kosova i erdhi njė letėr nga enti social pėr ta ēuar fėmijėn nė ēerdhe. Por Shpresa nuk pranoi. "Nė kopėsht po, por jo nė ēerdhe" - i tha ajo Shkėmbit. Dhe Shkėmbi u pajtua, e shkoi njė ditė dhe i sqaroi ata tė komunės pėr kėtė ēėshtje.

"Meqė gruaja ėshtė nė shtėpi gjithė kohėn, le ta rrisė vetė fėmijėn, sa ėshtė i vogėl... Nė kopėsht do e dėrgojmė, por jo nė ēerdhe" - u tha ai atyre, dhe komunarėt u pajtuan.

Kur Kastrioti mbushi dy vjet, me ndėrhyrjen e komunės, erdhi njė familje daneze, njė ēift burrė e grua pa fėmijė, dhe ata shprehėn dėshirėn qė tė njiheshin mė afėr dhe tė lidhnin miqėsi me familjen nga Kosova. Shkėmbi dhe Shpresa u gėzuan natyrisht pėr kėtė pėrkujdesje tė autoritetve dhe e panė kėtė rast si shans tė madh pėr tė ushtruar sado pak edhe gjuhėn daneze. Nė tė vėrtetė bėnin njė jetė thuajse tė izoluar, larg shoqėrisė daneze, vetėm se takoheshin ndonjėherė me shqiptarėt e Kopenhagės. Vazhduan pėr disa kohė vizitat e ndėrsjellta dhe shtronin darkė pėr njėri-tjetrin nė shtėpitė e tyre respektive. Njė ditė prej ditėsh, ēifti danez shpehu dėshirėn pėr ta mbajtur Kastriotin pėr nja njė javė me pushime tek shtėpia e tyre. Ishin pėr darkė tek familja daneze. Shkėmbi si burrė i pa tė keq e me besė shqiptare, tha se nuk kishte gjė tė keqe nė kėtė mes.

"Kastrioti mund tė rrijė... si thua ti moj grua?" - dhe shikoi nga Shpresa.
"Jo, kurrė, Kastrioti ėshtė i vogėl... Kur tė rritet, tjetėr gjė...".
"S'ka asgjė tė keqe," - tha Inge, e shoqja e Larsit. "Kasrioti do rrijė dy javė tek ne, dy javė tek ju. As ne nuk kemi fėmijė..."
"Jo, jo, nė asnjė mėnyrė!" - kundėrshtoi Shpresa dhe u ngrit nė kėmbė, kapi Kastriotin pėr dore dhe u nis pėr nga dera e daljes, pa parė fare nga Shkėmbi.

Bashkėbisedimi u acarua disi, pasi ēifti danez u ndje i fyer tashmė nga ky mosbesim arrogant i Shpresės dhe Larsi, u ngrit nė kėmbė e tha:

"Po ne jemi miq, ju andej nga Kosova keni edhe zakone tė mira, si psh. zakoni i besės... A mos e keni harruar atė?" - u drejtua ai nga Shpresa me fjalėt e tij prekėse.

"Jo, faleminderit, djali ėshtė i vogėl, dhe kam frikė se nuk ndjehet mirė po ndėrroi ambjent familjar... nuk ka asgjė pesonale kėtu, as punė bese..." - u kthye menjėherė pėr tė sqaruar Shpresa. Se nga i dilnin kėto fjalė kaq rrjedhshėm...

Shkėmbi i tha mė pas, se ajo ishe ngutur, dhe rrugės nė autobuz deri nė shtėpi, s'bėnė tjetėr veēse u zunė gjatė gjithė kohės. "Grua e trashė, po ēdo e gjejė djalin?" - foli brutalisht Shkėmbi, si rrallė herė nė jetėn e tij, pasi ai nuk kishte dashur qė danezėt tė fyheshin. "Po na mbajnė me bukė, dreqi e mori, nuk duhet t'ua kthejmė kėshtu... Asgjė nuk ka pėr ta gjetė djalin..." - u shpreh ai, ndonėse nuk ndjehej i sigurtė pėr vėrtetėsinė e fjalėve qė thoshte.

Dhe ēifti danez humbi si bora e parvjetme. Ata nuk u bėnė mė tė gjallė, sikur tė mos kishin qenė tė njohur kurrė. "Mė mirė kėshtu" - thoshte Shpresa me vete. "Qeni i do drutė shkurt!" - perifrazoi ajo nė mendje njė fjalė tė urtė tė zonės sė saj.

* * *

Kastrioti filloi mė pas tė shkonte nė kopėsht. Ishte i kėnaqur shumė, se atje kishte fėmijė tė moshės sė tij. Kur mbushi katėr vjeē, Kastrioti zuri edhe njė tė "dashur". Ajo e kishte emrin Olia. Me Olian nė gojė, rrinte gjithė ditėn kur kthehej nė shtėpi...

"Babi, babi, Olia ka thėnė se unė do i marr lodrat me vete..."
"Mirė mirė," ia kthente i jati pa shumė vėmendje. Ai nuk ia prishte kurrė dhe Kastrioti e donte mė shumė tė jatin se tė ėmėn, e cila e qortonte shpeshherė... Qeshnin e talleshin me tė.

"Kė do mė shumė, babin apo Olian?" - e pyeta unė.
"Olian" - ma kheu ai pa hezitim...
"O dreq i keq, ta morėn djalin Shkėmb", u ktheva nga Shkėmbi. Ai nuk u ndje mirė. Nuk shfaqi ndonjė shenjė hareje...
"Tė fusin femrat nėn kėmbė, kėta danezėt...", qesha unė pėrsėri me Shpresėn e Shkėmbin, ndėrkohė qė Kastrioti luante mė tej nė dysheme me vinēin e tij "Uuuuu... Uuuuu..." Asnjėri prej tyre nuk foli. Pas pak Shpresa nuk duroi e tha:
"Sa tė poshtėr janė ata punonjėset e kopėshtit. Ia kanė larguar djalit tė gjithė fėmijėt dhe askush nuk dėshiron tė luajė me tė. Kur isha dje nė kopėsht, edukatorja e thirri djalin Kastriot Dugolli, dhe unė iu ktheva: A tė kam thėnė tė mos ia pėrmendėsh atė mbiemėr?! Bushtrra e keqe..."

"E po kėshtu ju kanė ardhur punėt..." - u pėrpoqa unė tė sqaroj situatėn... Pastaj u ktheva nga Shkėmbi dhe i thashė:

"Po pse nuk provoni ta adaptoni? Sikur e keni lėnė pas dore kėtė punė?"
"Po ajo avokatja thotė se jemi tė moshuar dhe nuk mund ta adoptojmė... Presidiumi i Kopenhagės nuk pranon adoptime pėr prindėr nė njė moshė tė tillė..."
"Nuk mė besohet," - ia ktheva unė. "Ju keni marrė njė fėmijė nga familja e vėllait tė Shpresės, unė nuk shoh asnjė pengesė pėr ta adaptuar atė. Pėr mė tepėr, fėmija jeton me ju dhe ndihet sikur ju jeni prindėrit e tij tė vėrtetė..."
"Po mirė pra, a shkojmė bashkė nė Presidiumin e Kopenhagės dhe pyesim pėr kėtė?"

Dhe ashtu bėmė. Tė nesėrmen paradite shkuam nė Presidium dhe u takuam me njė zonjė rreth tė dyzetepesave. Ajo na sqaroi se nuk ka asnjė pengesė ligjore...

"A jeton fėmija me prindėrit, qė duan ta adaptojnė?" - pyeti ajo.
"Po!" - ia ktheva unė.

Atėherė ajo sqaroi se duhet tė plotėsoheshin formularėt e duhur, duhet qė tė merreshin dėshmitė nga prindėrit biologjikė, ēertifikatėn familjare, e dokumente tė tjera, qė duhen nė kėtė rast pėr adoptimin e njė fėmije, nė bazė tė ligjeve daneze.

"I kam tė githa" - i tha Shkėmbi, pastaj vazhdoi "Avokatja ka provuar ta pėrgatisė lėndėn njė herė pėr adoptim, por nuk e di pse ajo e pati lėnė. Pati nxjerrė si problem moshėn..."

"Jo, mosha nuk luan rol nė kėtė rast!" - tha punonjėsja e Presidiumit tė Kopenhagės.

* * *

Njė zot e di si kryhen punėn nė Kopenhagė. Qyteti qėndron si i ngulur mbi ujė dhe uji shpeshherė mbulon sipėrfaqe tokash pėrreth. Kėshtu duket se njerėzit kanė zhvilluar qėnien e tyre mbi atė ishull... Ta fusin ujin nėn rrogoz, pa e ndjerė... Duket sikur kanė antena dhe merren vesh si me shenja.

Shkėmbi shkoi mė pas tek avokatja Birthe qė tė merrte dokumentat e duhura, dhe t'ia ēonte Presidiumit tė Kopenhagės, ku iu premtua, se pas kėrkesės, duhej tė priste 3-6 muaj dhe do tė merrte pėrgjigje pėr adoptimin, qė donte tė bėnte.

Ishte vjeshtė e vitit 2002. Kastrioti kishte hyrė pėr pesė. Pasi kontaktoi avokaten Birthe, ajo i tha Shkėmbit se i kishte arkivuar dokumentet e adoptimit dhe ai duhej tė priste qė t'ia dėrgonte me postė, kur ajo tė kishte kohė pėr tė hyrė nė arkiv e pėr t'i marrė ato.

Shumė shpejt pas kėsaj Shkėmbi bashkė me tė shoqen filluan tė ndiheshin keq. Nė mėngjes zgjohej mirė, pasi pine njė kafe, nisej bashkė me tė shoqen nė njė furgon tė pėrdorur, qė kishin blerė dhe ēonin mė parė djalin nė kopėsht, pastaj shkonin secili nė shkollė. Shpresa pėr tė mėsuar gjuhėn, ndėrsa Shkėmbi merrej me mėsimin e zanatit tė zdrukthėtarit. Dora i vinte tė bėnte shumė punė si mjeshtėr, dhe meqė e kishte pranuar se nė Kopenhagė ai ishte njė zero me xhufkė pėr shkollėn qė kishte, atė e kishin ēuar nė njė kurs zdrukthėtarie. Ndėrkohė qė Shpresa, zihej herė pas here me ato mėsueset e gjuhės, tė cilat i rrisnin pa tė drejtė mungesat nė shkollė dhe pastaj e mbesnin nė klasė.

Nė mėnyrė qė Kastriotin ta ēonin nė kopėsht, Shpresėn nuk e kishin lėnė nė shtėpi, i prisnin edhe ndihmėn sociale po tė mos shkonte nė shkollė.

Nė mbrėmje, si Shkėmbi, ashtu edhe Shpresa ndjeheshin keq. Njė tension shqetėsues i kalonte nga shpina, teksa rrinte nė divanin e tij pėrballė televizorit, dhe ndėrsa shtrihej qė tė pushonte mė mirė me kokėn mbėshtetur nė shpinoren e divanit, shqetėsimi i kalonte nė kokė.

Kur e pashė unė pas disa kohėsh nė atė gjendje, ai mė sqaroi se ndjehej mjaft keq. Sytė kishin filluar t'i buēateshin dhe ndjehej i dėrrmuar.

"Kjo gjė ndodh vetėm nė darkė," mė sqaroi ai. "Tension, a zoti e di ēfarė ėshtė... edhe aparati elektronik i tensionit na ėshtė prishur... Jemi sėmurė tė dy, bashkė me gruan... asnjėherė nuk na ka ngjarė kėshtu" - fliste ai ngadalė, duke shprehur njė dyshim tė brendshėm.

Unė hyra pėr njė kafe nė shtėpinė e tij, dhe u ula nė divanin pėrballė televizorit. Njė lėvizje "bėrrrrr..." e lehtė mė qarkullonte nga kurrizi, sikur tė lėviznin miza brenda qelizave tė mia nervore nė pjesėn e muskujve nė mes shpatullave...

Kishte tre muaj qė kur pronari i banesės i kishte kėrkuar Shkėmbit tė dilte nga shtėpia, pasi ai donte ta pėrdorte apartamentin pėr vete. Kjo ndodhi fill pas bisedės sė tij me avokaten Birthe pėr adoptimin. Por Shkėmbi i kujtonte atij kontratėn. Kur dola jashtė, Shkėmbi mė pėrcolli deri tek makina, dhe mė tregoi se njėri nga fqinjėt i kishte thėnė, se pronari i apartamentit donte ta shiste atė. Gjatė rrugės i thashė:

"Energji tė ēuditshme ēlirohen nga divani! Mos rri nė mbrėmje nė divan, pasi dikush duhet tė ketė bėrė magji tė zezė..." Ai pa nga unė dhe po lexonte nė fjalėt e mia, atė qė kishte dyshuar prej kohėsh...

Pas dy-tre javėsh, ai me tė shoqen kishin lėnė kohė qė tė kontrolloheshin nė spitalin e Amagerit. Dolėn mirė, dhe u gėzuan shumė pasi mjeku u tha se nuk vuanin nga asgjė, as tension i lartė dhe asgjė tjetėr shqetėsuese. Por Shkėmbi, bashkė me tė shoqen dhe tė birin e tyre tė pa-adoptuar akoma, u detyruan tė jetonin mė pas, mė shumė se njė vit nė dhomat e njė hoteli, ku i ēuan autoritetet komunale, nė pritje tė gjetjes po nga komuna tė njė banese tjetėr. Nė fillim, u gjetėn njė banesė tė keqe dhe Shpresa nuk e pranoi, pastaj i ēuan diku nė periferi, ku u detyruan tė pranonin, pasi ishte edhe oferta e fundit...

Kur e takova pėr herė tė fundit mikun tim Shkėmb Kosova, ai kishte ndryshuar pak. Ndjehej i lodhur, dhe disi mė i mplakur, e nuk i bėhej mė tė bėnte ndonjė punė. Edhe disa projekte qė kishte nisur nė Shqipėri, nuk i bėhej t'i ndiqte. Dolėm paksa tė shėtisnim nė qendėr tė Kopenhagės, dhe ai shprehu dėshirėn tė shkonim pėr tė parė Metronė e re tė Kopenhagės, e cila sapo kishte pėrfunduar njė pjesė tė saj. Kastriotin nuk e kishte adaptuar akoma, nuk kishte energji t'i hynte pėrsėri kėsaj pune. Pėr mė tepėr, avokatja Birthe nuk i kishte dėrguar fare dokumentat e duhura, pavarėsisht premtimit tė bėrė. Danezėt siguruan kėshtu njė ushtar tė ri pėr sistemin e tyre social...

"Njė kryevepėr arti. Kanė para kėta dreqėn...", pėrsėriste Shkėmbi herė pas here, duke zbritur poshtė me ashensor nė tunelin e metrosė...
"Punojnė i gjithė populli si milingonat, pa marrė asgjė..." - ia ktheva unė disi provokueshėm...
"Po edhe Amerika, njė lloj ėshtė... Jeta atje transformohet nė dollarė..." - vazhdoi ai.
"Tė paktėn punon pėr vete... e jo pėr komunėn..."- vazhdova unė.
"Eh, kjo mola daneze..." - psherėtiu ai.
"Edhe shkėmbin e Kosovės e bren nga poshtė..." - fola unė si me vete.

_____________________
Arben Ēokaj, 26.08.2003

[ Lart ]